LAJME
Home / Lajme / Me Glauk Konjufcën, Kosova për herë të parë po përfaqësohet me dinjitet në OKB

Me Glauk Konjufcën, Kosova për herë të parë po përfaqësohet me dinjitet në OKB

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca është përballur Ivica Daçiqin, ministër i Jashtëm në Serbi, në komunikimin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton “MekuliPress”.

Me video paraqitje, siç edhe u mbajt ky takim sot, Konjufca duke përmendur që disa shtete anëtare nuk e njohin ende Pavarësinë e Kosovës, u bëri thirrje të gjithëve që të bëjnë atë.

Ai tha se në këtë mënyrë do të respektonin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe do të mbështesnin paqen në rajon.

Temat që i ngriti Minstri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministri Glauk Konjufca në përfaqësimin që i bëri Republikës së Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishin:

Luftimi i virusit Corona,
Rezoluta 1244,
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës,
Krimet e luftës;
4.1. Guximi i të mbijetuarave të dhunës seksuale për t’i denoncuar dhunuesit e tyre,

4.2. Janë 1641 persona të zhdukur,

4.3. Ku është Ukshin Hoti?

Kërkesë për lirimin e z. Nezir Mehmetajt,
Reciprociteti,
Ndalja e menjëhershme e fushatës për çnjohjet e Pavarësisë së Kosovës, kryesuar nga Ivica Daciq.

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...