Këto ditë klani Pronto i PDK-së në krye me gjarprin Taqi dhe klani titist i LDK-së me Isa Mustafiqin, të ndihmuar nga analfabeti Rambo e Fatmiri i pragut të ladutërisë për pushtet, në unison të plotë me njëri-tjetrin, po rikthehen në pushtet si PAN-i dikurshëm pas mocion mosbesimit dhe rënies së qeverisë Kurti, duke propozuar në këtë rast për kryeministër një titist tjetër nga LDK-ja Abdullah Hotin.

Kjo hardallosje e klanit Pronto dhe titistëve të Mustafiqit me këlyshët e tyre në bashkëpunim të hapur me listën serbe rrëzuan kryeministrin Kurti nga qeverisja e mirëfilluar e vendit nga frika e çkapjes së shtetit dhe shkërrmoqjes së bandave kriminale që i kanë zënë frymën Kosovës.

Krijimi i koalicioni qeveritar me titistët e LDK-së ka qënë ide e gabuar, sepse të bashkëqeverisësh me një bandë hajdutësh dhe me një forcë politike që vepron si kolonë e pestë kundër interesave të vendit të cilët janë dëshmuar si luajal me palën serbe në negociatat e zhvilluara më parë ( themelimi i asociacionit dhe demarkacioni me Malin e Zi janë vepër e LDK-PDK që përbën tradhti të lartë ndaj vendit) duke rrezikuar sovranitetin dhe integritetin teritorial të Republikës së Kosovës në këto dy dekada të çlirimit të saj nga pushtimi serb.

Ndaj, koalicioni me titistët e LDK-së në vend që ata të ndihmonin në qeverisjen e guximshme të kryeministrit Kurti duke ”pastruar ferrat” e shtetit të korruptuar deri në palcë për 20 vjet, ata përkundrazi po vinin shkopinj në rrota qeverisë Kurti dhe si i tillë ky koalicion i panatyrshëm dështoi.

Kurse dje në një prononcim për TV vetë vëllami (pobratimi) i serbëve Luta tha se: ”Në negociatat e ardhshme që kan me u majt me palën serbe duhet me dhan diçka nga pjesa jon”!
Kjo ishte pjesa e ajsbergut dhe planit të vërtetë sekret që është përgatitur prej kohësh nga gjarpërTaqi dhe titisti Mustafiqi me çetnikun Vuçiq për shitjen e veriut të Kosovës.

Shqiptarët e Kosovës duhet t’u përgjigjen këtyre sfidave dhe të marrin fatin e tyre në dorë duke mos pranuar më t’i qeverisin hajdutët e PAN-it si vite më parë, por të kërkojnë zgjedhje të reja si e vetmja shpresë për vendin, natyrisht pas kapërximit të situatës së rëndë të pandemisë së Coronavirusit që po kalon bota.

Fotografia e Nedai Saoli