Home / Opinion / Fajtor është LVV-ja me Albinin!

Fajtor është LVV-ja me Albinin!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

Disa media elektronike radiotelevizive, gazeta e portale të afërta me pushtetmbajtësit sundimtar për vite me radhë në shtetin e Kosovës, disa provokator kinse “analist”, “kritik”, dërdëllisin gjepura, shpifin pa asnjë argument, për me keq i japin dizinformata ambasadorëve të huaj, kundër Lëvizjës Vetëvendosje dhe udhëheqëjes së këtij subjekti politik i cili në Republikën Shqiptare të Kosovës është bërë aq shumë popullor, sa koti dërdëllisin partit që keq qeverisën, dhe “analistët” e tyre “kritikuc”, ngase rritja e VETËVENDOSJES është për t’u përshëndetur nga të gjitha shtresat popullore!

Ky skenar i mire përgaditur, sa provokativ, po aq edhe primitiv, të pushtetmbajtësve dhe srevilëve të tyre, të cilët assesi nuk po pajtohen me humbjen e tyre më 6 teor të vitit 2019 që garuan duke u bashkuar disa parti si AAK-PSD dhe NISMA-AKR, etj, ndërsa Vetëvendosja garoi e vetme në këto zgjedhje, doli e para për nga numri i deputeteve në Parlamentin e Kosovës.

Ndaj humbësve dhe tarafëve të tyre u duhen të sajojnë ca shpifje, ca rrena, ca mashtrime për ata njerëz të cilët ende besojnë në injorancën e tyre të ndryshkur, u duhen ca skenar ku të paraqiten skena të “dhunshme”, në protestat e organizuara nga VV-ja, për rivalin politik të tyre, sa për të justifikuar pushtetmbajtësit sundimtar krimin e organizuar, nepotizmin, shitjen e qindra hektareve troje të Kosovës, Maqedonisë, Malit Të Zi, Serbisë, me anë të “Zajednicës”, krijimin e 9 komunave serbe, dhe 1 komunë turke në Mamush, shitjen e fabrikave, koperativave bujqësore, etj…kështu ata duan të krijojnë huti në popull, sa për të thënë se gjoja po vjen në pushtet një subjekt politik i “dhunshëm”, bile po e quajnë edhe si të dhunshme “Vetëvendosjen”, kuptohet nga injoranca që kanë në kokën e tyre! Kinse edhe LVV-ja nuk dallon nga partit e tjera në Kosovë, ja edhe ai si kryeministër tani në detyrë ka zgjedhur për këshilltar në kabinetin e tij qeveritar Shkëlzen Gashin një njeri anti UÇK-ë, për çka jma prononcuar kundër Xenit dhe kam kërkuar largimin e menjëhershëm nga kabineti Qeveritar i Albin Kurtit…

Respektoj bindjet e sejcilit individ që ka për partin dhe liderin e tyre, por më habit fakti si po harrojnë militantët dhe simpatizantët e partive të shtetit të Kosovës, se këshilltar si ky Gashi në kabinetin e Albinit, ka patur edhe në kabinetin e presidentit të Kosovës, agjenti i BIA-s Branisllav Nikoliq është bërë këshilltar i presidentit Thaçi, me siguri për këtë është fajtore LVV-ja me Albinin…! Kryeministri, Haradinaj e ka pritur në zyrën e tij, kriminelin serb Milan Radojçiç, edhe për këtë është fajtor Albini…! Kosova ka patur një kryeministër në bashkëqeversije me PDK-në e partit tjera, Isa Mustafën i cili: “Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim i devotshëm, Isa Mustafa (tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.) Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutës në interes të Serbisë dhe heqja e Autonomisë së Kosovës”. Edhe për këtë përsëri është fajtor LVV-ja dhe Albini…!

Çfarë të thuhet për Deputetët e parlamentit të Kosovës që miratuan me 03.08.2015 me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte kundër UÇK-së. Pas një seance maratonike që nga mëngjesi deri naten vone, pro themelimit të Gjykatës Speciale votuan 82 deputetë, kundër ishin deputetët e LVV dhe 5 deputet nga partit e tjera dhe një abstenoi. Edhe këtu fajtor është Albini dhe VV-ja…!

Më 21 Mars 2018 në parlamentin e Koosvës votuan 80 deputetë për ti dhanë 8200 ha tokë shqiptare Malit të Zi, deputetët e VV-së votuan kundër, por sërish këta të fundit janë fajtor…!

Jam ithtar i idese që të gjitha partit në këtë rast edhe LVV-ja, të pastrojnë radhët e veta nga njerëz kriminel të korruptuar e antikombëtar…!

Natyrisht se populli tashmë është zgjuar, dhe ka krijuar vetëdijen kombëtare, dhe në asnjë mënyrë nuk bie pre e këtyre skenareve provokativ tejet të liga të pushtetmbajtësve që për interesat e tyre vetanake e familjare me vite gjatë sundimit të tyre kanë dëmtuar e po e dëmtojnë vendin tonë! Mendoj se klube të dhunshme mafioze janë ata që vodhën pasurin tone kombëtare për vite me radhë, ata që keq qeverisën, duke e dëmtuar popullin në arsimim, në shëndetësi, në industri, në bujqësi, në sport, në kulture, në mirëqenie sociale, përhapën prodhimin e prostutucionit nëpërmjet klubeve të natës! Ndëshkimi ligjor për ta do të jetë i pamëshirshëm me Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurtin, ndaj të gjithë matrapazet ja kanë frikën dhe e rrëzuan me mocion mosbesimi të ngritur nga partneri Qeverisës LDK-ja.

Lëvizja Vetëvendosje sot është subjekti politik më i votuar në Kosvë dhe për çdo ditë e më shumë po merrë përkrahjen gjithë popullore, natyrisht që rritja e saj po trazon shpirtin e të shiturve tek i huaji, dhe injorantëve të pashpresë, ajo tashmë është bërë aq popullore sa nuk ka fe, e as parti, që mund e ndal rritjen dhe fitorën e saj që mbrohet e nderohet nga të gjithë ata që mbi të gjitha nuk mbrojnë interesat personale te liderëve, por që mbrojnë mbi të gjitha interesat e popullit shqiptar dhe atdheut.

Të kuptohemi një here e përgjithmonë se askush nga atdhetarët e vërtetë, si dhe heronjëve dhe heroinave, poashtu dëshmor/ëve të cilëve përjetësisht u takon lavdia kombëtare shqiptare; invalidët e vërtetë që dhanë gjymtyrët e tyre për komb e atdhe, dhe jo, për komandant e fe; veteranët e vërtetë të lirisë kombëtare; nuk bënë asgjë, për hatër të individeve, e bajraktarëve, e as për hater të komandantëve të tri luftrave çlirimtare. Por mbi gjithçka ata/o e deshtën atmëmëdheun shqiptarë të lirë e të bashkuar! Ndaj askush nuk ka të drejtë që në emër të tyre të manipulojnë për interesa personale, ngase ineresi gjithnji ishte dhe është vetëm kombëtar e atdhetar!

Fotografia e Avdi Ibrahimi

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...