Home / Të ndryshme / Avdi Ibrahimi ish zv. komandat Brigade në UÇK; Më kohë e kam ngritur zërin dhe kam shkruar publikisht ,për dukurit negative që janë bërë në emër të UÇK-së nga individ të caktuar!

Avdi Ibrahimi ish zv. komandat Brigade në UÇK; Më kohë e kam ngritur zërin dhe kam shkruar publikisht ,për dukurit negative që janë bërë në emër të UÇK-së nga individ të caktuar!

Avdi Ibrahimi ish zv. komandat Brigade  në UÇK; Më kohë e kam ngritur zërin dhe kam shkruar publikisht ,për dukurit negative që janë bërë në emër të UÇK-së nga individ të caktuar!

   Si e shihni anashkalimin e veteranëve të luftës  të UÇK-së,nga Qeveria. E mbetur jashtë skemave qeveritare me rastin e pandemisë? Avdi Ibrahimi ish zv. komandat Brigade  në UÇK- shkruan;-‘’  Më kohë e kam ngritur zërin dhe kam shkruar publikisht ,për dukurit negative që janë bërë në emër të UÇK-së nga individ të caktuar! Kemi ndier keqardhje për të gjithë ata/o që kanë pranuar të futen në listat e dëshmorëve, invalidëve, veteraneve, pjesëtarëve e pjesëmarrësve të UÇK-së, pa asfare merite që kanë marrë statuset e UÇK-së. Le t’i rëndoj ndërgjegjja të gjithë ata që ja kanë mundësuar të pamerituarve të jenë pjesë e të lavdishmes UÇK, kështu ata/o kanë pranuar turpin të jenë falsifikuesit e vjedhësit e historisë sonë kombëtare…! Njëherit kam ngritur zërin e do t’a ngrisë pa u ndalur edhe kundër atyre dukurive shpifëse e provokative të atyre njerëzve që s’kanë dhënë asfarë kontributi në kuadër të luftës çlirimtare të UÇK-së e për të mirën e atdheut, por, që sot pas çlirimit gjurmojnë vetëm njollat e luftës çlirimtare, dhe shpifin e njollosin luftën e pastër të UÇK-së. Nga ky këndvështrim imi i lartcekur ndaj mendimin tim se Qeveria nuk është dashur të bëjë anashkalimin e skemës me rastin e pandemisë të kësaj kategorie e cila edhe ashtu pjesa e saj më e madhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike në veçanti ata veteran luftëtar të UÇK-së që mbajnë familjen më 170 euro shpërblim që marrin si luftëtarë lirie.

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...