Home / Lajme / VRASJA E SHTETIT! ATENTAT NDAJ DEMOKRACIS!

VRASJA E SHTETIT! ATENTAT NDAJ DEMOKRACIS!

„ Le të kujtojm fjalën e vjetër të urtë: në qoftë se do paqen përgaditu për luftë!“

Tashti po i them ca fjali të thjeshta se përse në Kosovë, po kryhet vrasje ( atentat) ndaj shtetit dhe demokracis?
Kosova zgjedhjet e fundit, i bëri më 6 tetor dhe subjektët garuese në renditje dolën ashtu siç dolën.
U bë qeveria nga fituesi dhe kjo ishte normale siç ishte normale edhe mocioni për shkarkimin e qeverisë pas 51 ditësh!
Deri këtu jemi në rregull!

Por të mos shkohet në zgjedhje dhe t‘i jepet qeveria të dytit, të katërtit dhe të gjashtit, po krijohet një presedan tepër i rrezikshëm!
Pse i rrezikshëm?

Pas kësaj kush më thotë: ÇFARË KUPTIMI KA QË TË KETË AKOMA ( në të ardhmen) ZGJEDHJE NË KOSOVË KUR NUK QENKA FARE E RËNDËSISHME SE KUSH DEL I PARI?!

Pra, nuk do jetë më e rëndësishme, me bë fushatë zgjedhore, me bë tubime, me mbush sallat plotë dhe me fitue zgjedhjet.
Nëse bëhet qeveria me LDK ( ish LKK) pa fituesin do t‘thotë që tash e tutje, me rëndësi është vetëm pragu të kalohet; ngaqë tash e tutje mësimi është: udhëheqë kush bëhet bashkë kundër të parit dhe jo kush merrë votën e qytetarit.

Me thjeshtuar akoma ma shumë i bjen kështu;
Zhvillohet kampionati i Kosovës në futboll dhe e para del FC Prishtina por ajo nuk mund të shpallet kampione. Federata në fund i mbledh kapitenët e secilës skuadër dhe u thotë: Kampionati u krye por ju tash me votën tuaj keni mundësi ta zgjedhni një skuadër për ta shpallë kampione!
Atëherë nëse është kështu, përse të zhvillohen garat…
Koalicionet të bëhen para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve fituesi e merr qeverisjen; nëse nuk udhëheqë mirë, mocioni dhe shkohet në zgjedhje!
Nëse tani nuk shkohet në zgjedhje, vritet demokracia, shteti dhe zgjedhjet parlamentare e humbin çfarëdo kuptimi dhe fare më nuk është e rëndësishme, a je i pari, i dyti apo i fundit,,,

E qytetarit do t‘i thoja: Nëse mendon që vota jote s‘ka fare rëndësi sepse vetëm i FORTI ka të drejtë me bë qeveri dhe nëse e do shtetin, lirinë dhe demokracinë duhet ta dishë, siç thotë Frojdi:
„ Në qoftë se do të përballosh jetën, përgaditu për vdekjën!“

Fotografia e Fatmir Brajshori-Tushi

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...