Home / Lajme / Kurti: Presidenti doli në ilegalitet, nuk ka tren të fundit për të

Kurti: Presidenti doli në ilegalitet, nuk ka tren të fundit për të

ë

Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se takimi i sotëm i presidentit Thaçi me liderët e subjekteve politike është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Thaçi doli në ilegalitet me vendimin që t’ia japë mandatin për formim të qeverisë së re, pa zgjedhje, cilësdo parti apo koalicion që dëshmon që ka shumicën në Kuvend.

“Presidenti vazhdon të thirret në dispozita të kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim të kushtetues që I referohet dhe aktgjykimit që përmend, stafi i tij nuk e kanë lexuar mbase edhe nuk i kanë kuptuar. Presidenti ka mbajtur takim më qellim të vlerësimit të partive për zgjedhje të reja apo formimi të qeverisë nuk është në kompetenca të presidenti vlerësimi i interesave por çfarë rendi kushtetues paskemi ne, që me i mbledhë partitë politike dhe me i pyet çka po bëjmë”, tha Kurti.

“Zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocionit të suksesshëm është theksuar nga presidenti 2010. Është e pakuptimtë për mua se si po ndërtohen ky standarde te dyfishta, po e thellon vendin në një krizë tjetër të panevojshme. Situata nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve tash për tash, as ne nuk kemi kërkuar por pasi të kalon situata. Nuk e kam të qartë standardin e dyfishtë të presidentit dhe të partive për ta dërguar në një rrugë kushtetuese pas mocioni që nuk ndryshon në aspektin material. Edhe pse dy herë kam kërkuar përgjigje me shkrim për këtë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk ka asgjë kushtetuese e legjitime në këto çfarë thotë presidenti ose si do te duket qeveria e re. Duke dashtë te na rrëzoj qeverinë, po e rrëzon veten”, tha ai.

“Ne po punojmë ditë e natë për ta luftuar shpërndarjen e virusit. Me 6 tetor ka dal zogu mga lëvozhga, nuk kthehet dot brenda. Presidentit i kanë mbetë edhe disa muaj, po do me nxane trenin e fundit, por s’ka tren te fundit për presidentin”, tha ai.

“Ne do ta ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhe ditet e ardhshme. Sigurisht se do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese, sapo fjalët e Presidentit të bëhen tekste të shkruara”, përfundoi Kurti.

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...