Home / Opinion / Miku i mirë për ditë të vështirë, e, jo për t’ia vështirësuar edhe më tepër gjendjen!

Miku i mirë për ditë të vështirë, e, jo për t’ia vështirësuar edhe më tepër gjendjen!

   AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com - AFRIM MORINA: Poezi

 

Afrim Morina

 

            Të mos mendosh sot se çka po ndodh rreth shqiptarëve dhe me shqiptarët, do të thotë të mos e jetosh kohën në të cilën jetojmë. Për të menduar sa më mirë e më këthjellët, duhet ta kesh përcjellë edhe kohën e kaluar. Koha e kaluar është barometër i mirë për të bërë analiza parimore. Parimi duhet të jetë i paanshmëm, përndryshe lehtë mund të biesh pre e animit kuturu dhe pa baraspeshë. Ky parim dhe krahasimi i së djeshmës me të sotmen, hapë dilemat e bërjes së politikës joparimore, siç po ndodh nga administrata Amerikane dhe lidershipi në Kosovë.

            Në hulumtimet e derisotme, të cilat edhe i kam publikuar para shumë vitesh, kam ardhur në përfundim, se:

            Evropa hulumton kuadro me biorgafi, në shtetet ku dëshiron të shtrijë politikën e vet, për ta pasur gjithnjë nën mbikqyrje. Kryesisht janë marrë njerëz me biografi të dyshimta, të cilët janë bërë shumë shpejtë vegla të tyre, duke mos guxuar të ngrehin kokën.

            Amerikanët gjithnjë janë përkujdesur që të marrin kuadro të reja, të panjohura për palën tjetër, t’i orjentojnë në politikën e vet, që të shtrijnë ndikimin aty ku mendojnë se po u rëshqet nga dora ndonjë vend me pozitë të lakmueshme gjeopolitike e gjeostrategjike. Pra duke i vënë përballë atyre figurave që kanë biografi të dyshimta. Në shumë pjesë të botës është luajtur kjo lojë në mes të Amerikës dhe Rusisë.

            Sot, për qudi, këto raporte kanë ndryshuar. Vet situata politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka bërë këtë ndryshim të madh. Evropa po i ikën kuadrove të vjetra, ndërsa Amerika po i mbështet te ne shqiptarët ata të cilët janë shterrur për shkak të bëmave të tyre! Pse po ndodh kjo, kur dihet rrugëtimi i tyre (kuadrove), të cilët janë në skenën politike shqiptare dhe serbe, për afro tridhjetëvjetët e fundit?!

            Kjo gjë më ka shtyrë të mendoj shumë dhe mu për këtë kam munguar në dhënie të mendimit. Pse po ndodh kjo me amerikanët, rreth një shteti, që kanë interesin e ndërsjell. Kosova ka nevojë për mbështetje diplomatike e materiale, ndërsa Amerika për gjeopolitikë dhe gjeostrategji. Pse ka “humbur” ky interes i ndërsjellë dhe kush po e bënë dhe nxitë këtë? A është e gatshme dhe a është pajtuar Amerika që të lëshojë pe në këto dy pozicione të cekura më lartë? A është e gatshme dhe e pajtuar Amerika që këtë hapësirë bukur me peshë t’ia lëshojë Rusisë?

Në parim, jo!

Në realitet, po?! 

Ku është dallimi në mess parimit dhe realitetit? Parimi vlen për politikën e jashme Amerikane e cila që nga LDB ka qenë e përcaktuar që këtë hapësirë gjeografike ta kontrrollojë, dhe Lufta e ftohtë e ka pasur ndikimin e vet me peshë. Për qudi edhe gjatë asaj kohe, Jugosllavia ka kaluar më së miri. Kjo ka ndodhur edhe gjatë detantit (izolimit). Ndikimi i Rusisë ka qenë më i dobët në këtë hapësirë. Mirëpo raportet kanë ndryshuar pas një seri luftrash në ish Jugosllavi, sidomos pas Rambuiles. Rusia u mundua e mundohet të kthej ndikimin e vet në Gadishullin Ilirik, duke shfrytëzuar vëllanë e vogël, Serbinë. Këtë po e bënë, se Dejtoni nuk i dha rezultatet e duhura për perëndimin dhe Kosova mbeti e varrur në çengela me Rrezolutën 1244. Duke mbetur pak zbraztirë, Rusia po mundohet ta shfrytëzojë që me pykat e amerikanëve dhe vendasve, të zgjerojë hapësirën e veprimit dhe nuk po lë guri pa lëvizur. Lobimi rus për shtetet e kësaj hapësire gjeografike dhe më gjërë, ka bërë që të krijojë hapësirë veprimi. Në heshtje po e bëjnë edhe në mbështetje nga disa individ në administratën Amerikane, duke mos e penguar forcimin ushtarak të Serbisë. Forcimi ushtarak i Serbisë bënë edhe forcimin e pozitës së Rusisë në këtë Gadishull. Kjo lë për të kuptuar se administrata Amerikane po i jep hapësirë gjithnjë e më tepër politikës Ruse. Mos kjo ka të bëjë për mandatin e dytë të z. Trump, se për të parin është diskutuar e diskutohet, sa përpak z. Trump do të ishte presidnti i parë që do të rrëzohej, pëshkak të politikës mbështetëse të Rusisë, për ardhjen në pushtet, me kundërshpërblim.

            Evropa duke u munduar t’i ik ndikimit Rus në hapësirën e vet, po i anashkalon kuadrot me biografi, se ato nuk po qojnë peshë sot. Ajo e ka parë, se Rusia ka fuqinë e rekrutimit të kuadrove, se është një shtet me ndikim në Evropë dhe ka arritur të luajë lojën e vet. Kësaj po i frigohet Gjermania më së shumëti, sepse ajo e di mirë lojën Ruse, për shkak të raporteve që kanë pasur. Në këtë situatë çfarë jemi, Kosova është në trekëndëshin Amerikë, Rusi dhe Gjermani. Që të trijat e joshin me mbështetjen të vet, që për herë të parë në diplomaci po ndodh kjo. Ajo që po ndodh në mes Amerikës dhe Rusisë, Gjermaninë e ka bërë më të kujdesshme dhe më të çartë në dhënien e mendimit, për ndikimet dhe përafrimet e tyre. Kjo bëri që z. Grenel t’i ftohë raportet diplomatike me Gjermaninë

            Gjithë ajo që ndodhi në Administratën e z. Trump, që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë, jep për të kuptuar, se edhe amerikanët e kanë kuptuar këtë lojë përafrimi në mes këtyre dy fuqive botërore, jo në të mirën e njerëzimit, por për hesape liderësh. Mu për këtë, Kongresi Amerikan ia tëhoqi vërejtjen për përzierjen e politikës Ruse në lobim për president të z. Trump. Sot po ia tërheq vrejtjen për politikën anuese Ruse rreth Kosovës dhe heshtjes së armatimit serb nga Rusia.

            Ku janë shqiptarët sot? Janë me kuadrot e vjetra apo me të rejat, në kuptimin e bërjes së politikës? Janë me politikën e z. Grenel apo me politkën e Kongresit? Janë me politikën administrative apo me polikën e një mekanizmi institucional? Këtu kemi përplasjen e këtyre dy politikave, asaj afatshkurtër dhe asj afatgjate.

            Nëse politikës së z. Grenel po i thot mjaftë Kongresi, analisët e pavarur, shtypi i pavarur nga të gjitha këndet e Amerikës dhe Evropës, që merren me çështje shqiptaro-serbe dhe Gjermania si shtet bosht i Evropës, bashk me Anglinë, për rastin e Kosovës, ne shqiptarët kujt duhet thënë mjaftë me këtë politikë panruse?

            Nisur nga historiku i partishmërive në Kosovë, del se LDK-ja, ka ndjekur politikën pansllave, që nga themelimi, qëndrim që mbajti edhe në Ramboile e në prill të vitit 1999. Ajo është e gatshme të hyjë në të gjitha lojërat, jo pse e lyp koha, por sepse ka lënë peng biografinë e vet dhe mundohet ta fshehë përmes z. Grenel. Pse kësaj iso po i bashkangjiten AAK-ja dhe Nisma? Edhe këto janë peng i biografisë, por në një plan tjetër, në planin e korrupsionit, nepotizmit e zhvatjes së qytetarëve. Edhe këta po mundohen të fshihen pas z. Grenel. PDK-ja po hesht, sepse në lojë është z. Thaçi, që i përfaqëson, i cili fshehet pas z.Grenelit, sepse edhe ai është peng i biografisë së tij, asaj të paslufte. Ky në biografinë e vet ka ngarkesë edhe me rehabilitimin e figurave kundërkombëtare e kuislinge, duke i pozicionuar edhe në hierarkinë pushtetare dhe ecëjakët me Vuqiqin për fatin e Kosovës. Këta po mundohen ta fshehin vetën, duke u arsyetuar për fuqinë në pushtet që e ka z. Grenal dhe kësisoi janë shëndrruar në xhoker të tij.

            Mendoj se z. Grenel mbanë përgjegjësinë në gjithë këtë lojë politike. Sikur ai të kishte pak simpati për shqiptarët apo respekt për gjakun e derdhur, nuk do të kishte luajtur lojën e pushtimit të kalasë, në këtë kohë të pandemisë së Covid-19. Atij iu deshtë të shkarkojë nga përgjegjësia pjesërisht z. Thaçi, duke i dhënë mesazhe z. Skender Hysenit, për koordinim punësh. Sikur z. Grenel të kishte pritur kalimin e kësaj pandemie dhe të vepronte, do ta hante pazari, por sot mbanë përgjegjësi morale e institucionale për gjithçka që po ndodh në Kosovë. Miku mikut nuk ia bënë ditët e vështira edhe më të vështira. Ai edhe sot e ka mundësinë ta shpëtojë Kosovën, përmes shenjes NDAL, drejtuar z. Thaçi, se z. Mustafa nuk pret t’i thuhet, por vetëm dorën po t’ia ngrit, ai do të shemnbet për dhe.

            Morali i kohës e lyp këtë! Zëri i ndergjegjës e kërkon këtë! Zëri i ruajtjes së shëndetit qytetarë e kërkon këtë! Vepro z.Grenel në këtë moment të caktuar dhe mendo pak! Nesër nisja lojës së filluar, nëse nuk të bren ndërgjegja!

 

            Prishtinë, 22.04.2020

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...