Home / Opinion / Nuk është turp të merren ndihma nga Serbia, ishte turp që nuk u kërkuan si dëmshpërblim tash e 20 vjet!

Nuk është turp të merren ndihma nga Serbia, ishte turp që nuk u kërkuan si dëmshpërblim tash e 20 vjet!

“Testet nga Serbia nxorën pozitiv patriotizmin fallso të Albinit. Turp!” Pal Lekaj, AAK

Nuk është turp të merren ndihma nga Serbia, ishte turp që nuk u kërkuan si dëmshpërblim tash e 20 vjet!

Turp ishin mbi 500 milionë euro në vit ekonomisë serbe, që ia dërguan qeveritë e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës!

Turp ishte t’u garantohet AUTONOMI serbeve, pa e kërkuara të njëjtën për Luginën.

Turp ishte të mos internacionalizohen nga qeveritë e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës mbetjet e sekuestruara të më shumë se 3.000 vetave të vrarë dhe që u janë shitur organet nga Serbia.

Turp ishte mosinternacionalizimi i dhunimit të 20.000 grave!

Turp ishte moskërkimi i dëmshpërblimit për shkatërrimin e më shumë se 100.000 shtëpive!

Turp ishte mosinternacionalizimi i vjedhjes së arkivit të Kosovë!

Turp ishte mungesa e dijes për ta detyruar Serbinë për t’i paguar pensionet e qytetarëve, që i konsideron banorë të Serbisë.

Turp ishte t’u paguhej serbeve, që nuk njohin shtetin, rryma dhe uji nga shteti i Kosovës.

Turp ishte që qeveritë e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, nuk patën dije dhje aftësi ta detyrojnë Serbinë për të kërkuar ndjesë për gjithë ato tragjedi të lartpërmendura dhe për mbi 11.500 të vrarë e mbi 1 milion të deportuar.

Turp ishte paaftësia për të detyruar Serbinë për t’i paguar pensione invalidëve të UÇK-së.

Turp ishte të detyrohen qytetarët shqiptarë të shkojnë për mjekim në Beograd.

Turp dhe kulmi i trupit është kur hajnat e djeshëm, domethënë milionerët e sotshëm dhe mashtruesit, hapin gojën sot dhe tregojnë se çfarë është turpi!

Turp është shkatërrimi i imazhit të vendit,varfërimi i tij, punësimi i fisit dhe mosburgosja e juaj, që i lejoni vetes të përkufizoni se çfarë është e turpshme e çfarë jo!

Turp!

Dhe, Daut Haradina shton:„Edhe me m’i ngjallë vëllezërit e vrarë, s’e kisha pranuar ndihmën nga Serbia.“

Pyetja që shtrohet është kjo: Kush do të dëshironte një vëlla të tillë?! As ata të Çakorrit jo!

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...