Home / Lajme / Në 21 vjetorin e masakrës në Makoc, Kurti bën homazhe dhe vendos lule te memoriali

Në 21 vjetorin e masakrës në Makoc, Kurti bën homazhe dhe vendos lule te memoriali

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi kanë vendosur lule te memoriali në Makoc në shenjë nderimi për 115 civilët e vrarë në këtë masakër 21 vite më parë.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë që kjo është masakra më e tmerrshme që ka ndodhur, duke theksuar se askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit nuk është dënuar ende.

“Forcat policore e ushtarake serbe e jugosllave në fshatrat e Gollakut vetëm në periudhën 19-23 prill 1999 vranë barbarisht 115 civilë të pafajshëm. Mosha e të masakruarve ishte prej 7 vjeç (Fortesë Rusinovci) e deri 98 vjeç (Hamide Zuka). Masakra më e tmerrshme dhe më masive e këtyre ditëve kishte ndodhur më 21 prill 1999 në fshatin Makoc, rreth 7 km në veri të Prishtinës, prandaj prej 115 të masakruarve nëpër fshatrat e Gollakut, 93 u rivarrosën pas luftës në fshatin Makoc, në tokën që e dha falas Mihrije Krasniqi. Ndonëse kanë kaluar 21 vjet, ende askush prej urdhërdhënësve dhe prej ekzektuesve të këtyre krimeve as nuk është gjykuar e as nuk është dënuar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

 

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...