Home / Opinion / E krahasoi Vetëvendosjen me partinë e Hitlerit, Pallaskës i reagon Qorrolli

E krahasoi Vetëvendosjen me partinë e Hitlerit, Pallaskës i reagon Qorrolli

Juristi Dastid Pallaska mbrëmë ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje. Ai madje e ka krahasuar partinë e drejtuar nga Albin Kurti me nazistët e Adolf Hitlerit.

Kundër deklaratës së tij ka dal analisti politik Vigan Qorrolli, përcjell Bota sot. Ai e ka quajtur të papranueshme gjuha e urrejtjes e Pallaskës.

Sipas tij, një gjuhë e tillë nuk duhet të përdoret në media tona.

Postimi i Qorrollit në Facebook:

Në mediat tona çdo herë duhet të mbizotërojë kujdesi në balansin që ekziston midis të drejtës së garantuar kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes.

Një jurist dhe për më tepër avokat me një gjuhë të tillë urrejtëse, është e papranueshme në nivel profesional. Vepra që ka bazë urrejtjen mund të kryhet edhe për shkak të “bindjes politike”, sipas Kodit Penal.

Kodi etik gazetarëve përcakton shprehimisht se gjuha e urrejtjes ose e diskriminimit është e ndaluar në mediume për arsye të shumta, mes të cilave edhe “mbi baza politike”.

Në Kodin Penal të Kosovës ka mjaftueshëm interpretime dhe sanksione për urrejtjen, për gjuhën e urrejtjes dhe për veprat penale që dalin nga urrejtja.

Një gjuhë e tillë nuk duhet të përdoret dhe aq më pak të lejohet me një kut kaq urrejtës.

Image

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...