Home / Lajme / KU I MORI HASHIM THAÇI 280 MIJË MARKA 6 MUAJ PAS LUFTE, TË BLENTE SHTËPI!

KU I MORI HASHIM THAÇI 280 MIJË MARKA 6 MUAJ PAS LUFTE, TË BLENTE SHTËPI!

PER HIR TE SE VERTETES!

Valdet Deva

Sonte vendosa tju tregoj nje ngjarje nga jeta ime qe shume pak njerez e dijn po shumica nuk e dijne.

Ne janar te vitit 2000 u nisa nga Suedija per Kosove me nje mik te atehershem Agronin. Udhtuam me veture per plote dy dite por kur nuk u lodhem se ishte mallengjimi per Kosoven qe na bente te forte dhe te durueshem.
Posa mberrim ne Prishtinen e bukur nxitova per ne shtepine time te ndertuar reth vitit 1988 ne Dragodan por te cilen e lame te mbyllur kur u largova nga Kosova. U habita kur pash se shtepija ishte e banuar. Trokita sjellshem ne deren e shtepise time dhe se shpejti u hap dera dhe nje burre i moshuar me pyeti- Kush je ti? I thashe jam Valdeti pronar i shtepise po kush jeni ju axhe? Me tha une jam ketu me qira! Me se fundi me ftoj te hy brenda ne shtepine time…e falenderova ! Mos ta zgjase u tregua gjate pirjes se kafes se ishte babai i shoqes time Valbona Krasniqi qe jetonte ne shtepine time! Me Valbonen kemi qene ne klase ne shkollen e mesme te medicines e mandej ne Univeristet vitin e pare por une kisha degen e Stomatologjise. Babai i saj me familje kishin dhane shtepine e tyre me qira tek nje ambasade e huaj dhe mu dha te kuptoja me vone se mernin reth 4000 DM( marka gjermane) qira ne muaj. Per shtepine time dikuj ia kishin paguar nga 200 DM ne muaj. Kuj po e lem te paskjaruar kete here! Ju dhashe nje jave te ma lirojne shtepine dhe ashtu ndodhi!
Shume shpejt e gjeta veten ne shtepin time te re por nuk kaluan shume dite dhe naten e trete reth ores 7 ne mbremje trokiti dera fuqishem. Zhdrypa poshte dhe e hapa. Dy burra me nje shiqim te ashper ishi prane dere dhe njeri prej tyre me tha ;A e din kush jam une? I thash jo nuk po ju njoh. Me tha jam Gani Thaqi vellau i Hashim Thaqit dhe dua ta blej kete shtepi per Hashimin se ka nevoje te jetoj ne afersi te ambasadave ne Prishtine. Per qmim te paguajme sa te duash dhe per para mos baj gajle. Mbas nje bisede te shkurter vendosem te takohemi dhe te shqyrtojme gjerat.
U takuam ne Hotel Grand nje dite me pase dhe une kerkova 285000 Dm (marka gjermane). Ata pranuan pa hezituar. Kushti i vetem ishte qe nje pjese e te hollave reth 120.000 Dm te paguhen Cash diten e kontrates dhe te tjerat me transfer bankar. Une zgjodha qe kontraten ta shkruaj babai i shokut tim Arrimit avokati Avni Gjakova. Ne zyren e tij ne qender te Prishtines u be edhe shkembimi ku une mora nje pjese te hollave sipas mareveshjes. Ishte kontrata e shiteblerjes e cila me kushtoj me se shtrenjti ne jete ndonjehere gjithesejt 10200 DM. Besoni mendova a thu sa marka gjermane ishte qmimi per nje shkronje? Tash mendoj shpesh per kete pune dhe kur nuk gjej mirekuptim tek vetja ime se si erdha ne situate ti buzeqesh dikuj qe mi mori 10200 Dm per nje kontrate shiteblerjeje. Nuk pata problem sa i perket pjeses tjeter te te hollave. Ato mi transferoj shoku im Arrimi nga llogaria e tij duke mos e pyetur une se si ja dhane te hollat pala Thaqi. Kjo histori me bren shume keto dite kur flitet shume per keqperdorimet mbas lufte dhe eshte fakt i gjalle se hala nuk e kuptoj se si i fituan 285.000 DM vetem disa muaj mbas lufte. Mendoj shpesh mos i kane huazuar tek Isa Mustafa nga te hollat e 3 %.? Mos me keqkuptoni me kete qe ju tregova se nuk po mundohem ta njellos askend por thjesht ta them te verteten. Nje fjale e urte thote : ” Te vertetat qe nuk tregohen mund te behen tragjedi”. E vertet se Kosova ne 20 vitet e fundit ka perjetuar tragjedi te shumta per popullin per shkak te vertetave qe kurr nuk u treguan. Prandaj miq te dashur une nje te vertet e ndava me Ju. Nese keni edhe Ju tregoni…

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...