Home / Lajme / Kreu i Postës Laert Duraj 534 mijë euro tokë, godinë 950 mijë euro, biznes 850 mijë euro dhe 5 shtëpi, si e rrëzoi djalin e tezes së Monikës

Kreu i Postës Laert Duraj 534 mijë euro tokë, godinë 950 mijë euro, biznes 850 mijë euro dhe 5 shtëpi, si e rrëzoi djalin e tezes së Monikës

Posta Shqiptare perandori korrupsioni dhe objekt sherri mes ‘qenve’ të politikës shqiptare për shkak të parave dhe ushtrisë së votave, kryetari aktual pasuri sheikësh

Posta Shqiptare është një nga qendrat e gravitetit të korrupsionit të të gjitha qeverisjes. Posta është përdorur gjithnjë nga tre banda politike, PD-PS-LSI si hambar votash dhe vjedhje masive. Jo rastësisht, Posta Shqiptare ka qenë gjithmonë në fokus të auditiveve të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Për shkak të parave të burimeve njerëzore, posta ka qenë edhe objekt sherri mes ‘qenve’ të politikës së Tiranës. Deri në vitin 2017, Posta Shqiptare ishte një çiflig i çiftit të politikanëve më të korruptuar në Ballkan, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Ata e kontrollonin postën përmes djalit të tezës së Monikës, Majlind Lazimi.

Kur Rama e largoi LSI nga sofra e pushtetit në 2017, Lazimi i kishte ditët e numëruara. Ai u shkarkua pa paralajmërim nga ish-ministrja e Ramës, Milva Ekonomi, me urdhër të Ramës. Majlind Lazimi u ankua për shkarkim arbitrar thua se ishte emëruar në atë post për meritë dhe jo si njeriu i Monikës. Në fund të fundit kështu e ka pushteti.

Edi Rama emëroi në këtë post Laert Duraj nga Tepelena, një person anonim, por kjo nuk i prish punë partisë. Duraj ishte bërë sekretar për emigracionin në PS dhe më parë, në periudhën 2007-2011, ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Duraj posedon një pasuri përrallore, të cilën thotë se ka krijuar me punë të ndershme.

Kreu i Postës Shqiptare deklaron 5 apartamente, toka, aksione, llogari të majme bankare dhe një godinë 2-katëshe. Ajo që bie në sy është se Laert Duraj, vitin që Rama e emëroi në krye të Postës, ka blerë një arë me sipërfaqe 5940 m2 në Tiranë me vlerë 534 600 euro nga të cilat janë paguar 250 000 euro, ende e paregjistruar në emër të deklaruesit. Më e dyshimtë është godina dykatëshe, të cilën Duraj e ka deklaruar 940 mijë euro. Ai deklaron edhe një biznes me vlerë 850 mijë euro, ku është pronat me 100 %. Nuk dihet se si e ka krijuar këtë pasuri drejtori i Ramës, por ajo i sigurt është fakti se aferat në Postën Shqiptare vijojnë si më parë./Pamfleti

Pasuria e kreut të Postës Laert Duraj

Pronar i një godine 2-katëshe në Tiranë, vlera 940 mijë euro.

Arë me sipërfaqe 5940 m2 në Tiranë, vlera 534 mijë euro.

Apartament 92.9 m2 në Tiranë, vlera 97 milionë lekë.

Apartament 75.32 m2, vlera 37mijë euro.

Apartamenti banimi 146 m2 në Tiranë, vlera 73 mijë euro

Apartament 79.64 m2 në Vlorë, vlera 64 mijë euro,

Apartament 60 m2 në Sarandë, vlera 35 mijë euro.

Pronar i një are 3000 m2, vlera 336 000 lekë.

Pronar i një are me sip. 3000 m2, vlera 336 000 lekë.

Pronar i 40 % të kapitalit themeltar të shoqërisë KPT sh.p.k. bleu dhe 10 % nga ortaku me vlerë

Pronar me 100 % i kapitalit të një shoqërie vlera 850 000 euro.

Zotëron 1/5 nga një sipërfaqe 10200 m2 përfituar.

Pronar i një automjeti tip Mazda, vlera 700 000 lekë.

Automjeti tip, vlera 10 500 euro.

Bashkëshortja, automjet Seat Ateca, vlera 23 750 euro.

Gjendja e depozitës bankare 809 308 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në 127 858.17 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga biznesi, 1 400 000 lekë.

Kredi bankare afatgjatë 109 000 000 lekë.

Kartë kredi në 134 000 lekë.

Detyrim i mbetur pashlyer 5 000 euro.

Detyrim i mbetur pashlyer 284 600 euro.

Hua ndaj një personi fizik, shuma 110 000 euro.

Hua ndaj një personi fizik, shuma 134 200 euro.

Hua ndaj një shoqërie, shuma 47 000 000 lekë.

Bashkëshortja, Brunilda Duraj, gjendja e llogarisë 847 184.01 lekë.

Bashkëshortja, kursime nga paga, 5 201.7 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë 61.06 euro, 1 451.58 lekë, 345.9 euro, 1 582.8 lekë, 240 486.71 lekë.

Bashkëshortja, detyrim për t’u shlyer 23 750 euro.

/Huazuar nga Portali Pamflet/

About admin

x

Check Also

 TVM2: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Këtë sezonë të ri të  emisionit “Open” e fillojmë me një protagonist shumë të veçantë, z. Xhemil Zeqiri i cili çështjen kombëtare e sheh si një strumbullar të vetëm që vetëm duke thënë të vërtetën edhe atëherë kur dhemb shumë dhe shton dhembjen e plagës, mund të zgjidhet çështja shqiptare.

Emisioni “Open” TVM2: Z. Xhemil, mirëmbrëma dhe  mirë se na erdhët në ...