Home / Opinion / Fati në fatkeqësi dhe bumerangjet

Fati në fatkeqësi dhe bumerangjet

Afrim Morina

Në këto tridhjetë vite kemi pasur fat në fatkeqësi dhe bumerangje. Jemi përballur me një politikë kundërshtimesh në mes vete, të ndarë në dy taborre, të cilat janë edhe sot janë në skenën politike kombëtare.

Mirëpo, në këtë analizë do të mundohem të trajtoj vetëm ato të cilat ndodhën në hapësirën kombëtare shqipatre, nën pushtimin serbosllav.

Ardhja e Millosheviqit në skenën politike bëri që shqiptarët të fillojnë të bashkohen gjithnjë e më teper. Kjo, sepse, shihej rreziku nga kjo figurë neofashiste. Ky kishte në vete platformat dhe eleboratet që nga Garashanini deri te Qubrelloviqi. Këtë më së miri e shohim në platformën e vitit 1986, që filloi ta zbatojë. Duke e parë këtë rrezik, zëri i ilegales, gjithnjë e më tepër tubonte qytetarët, e sidomos pas heqjes së autonomisë. Politika e Millosheviqit ishte ndjellakeqe për shqiptarët dhe po të realizohej ajo, pasojat e saj nuk do të dinim se deri ku do të shkonin. Në këtë fatkeqësi reale, shqipatarët u bashkuan dhe ky bashkim u pa në demonstratat e viteve 1989 dhe 1990. Kur menduam se do t’ia dalim dhe do ta mundim këtë fatkeqësi, në skenën politike dolën autonomistët dhe na u kthye si bumerang. Bumerang, sepse asnjë veprimtar i çështjes klombëtare, nuk e kishte pritur një gjë të tillë. Veprimtarët e pa lodhëshëm e vetmohues i’u kundërvunë kësaj fatkeqësie, por autonomistëve i dhanë shpirt edhe një pjesë bukur e mirë e ilegalëve dhe shumë të burgosur politik, që kishin krijuar emër, sidomos derisa ishin nëpër burgje.

Fati në fatkeqësi, për herë të dytë, është ajo që ndodhi në Ramboile. Në atë takim (jo konferencë), na u afrua një autonomi substanciale. Delegacioni shqipar e pranoi, edhe pse nuk përkonte me misionin e UÇK-së e as me gjendjen në terren. Kjo ishte një fatkeqësi e madhe, sepse na ktheu në një gjendje edhe më të mjerë seç ishim para viti 1989, kur u ndrrua Kushtetuta. Por edhe këtu patëm fatin. Serbia nuk e pranoi një projekt të tillë, sepse Millosheviqi donte ta zbatojë memorandumin e viti 1986. Kjo pasoi me ndërhyrjen e paktit NATO në emër të humanizmit, për shkak të intensifikimit të terrorit serb ndaj shqipatarëve. Mirëpo, fatkeqësia ndodhi me Rrezolutën 1244, ku Kosova trajtohej e trahtohet si pjesë e Serbisë, madje as si autonomi.

Pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, Kosova u ndëshkua nga aleatët tanë:

Ndëshkimi i parë ishte vendosja e NATO-s përbrenda Kosovës, thua se ne ishim fajtor për luftën. Duhej të çarmatosemi dhe shpërbërë strukturat ushtarake që ishin krijuar si rrezultat i robërisë klasike, sepse egzistenca e tyre përcaktonte domosdoshmërinë e pranimit të shtetësisë së Kosovës.

Ndëshjkimi i dytë ishte se ndërkombëtarët përfillën ndarjen e Kosovës në pesë zona, ashtu siç e kishte paraparë Millosheviqi, e jo siç kishte qenë më herët në shtatë zona, apo në gjashtë zona ushtarake të UÇK-së

Ndëshkimi i tretë ishte kur NATO bllokoi fshatrat me shumicë serbe dhe kishat ortodokse, duke i trajtuar vetëm serbe, për mbrojtje nga një popull i çarmatosur.

Përkundër kësaj, në vend se të shikoheshin rrezultatet e këtyre masave, pas gjasshtë vitesh, i ulën palët në Vjenë, për të gjetur modalitete të reja përbrenda Kosovës. Këto modalitete që u gjetën, sipas Pakos së Ahtisarit, janë:

Enlavizimi dhe

Eksterritoret

Pranimi i këtyre modaliteteve ishte fatëkeqësi e llojit të vet për shqiptarët.

Sidoqoftë, SHBA-ja na ndihmoi të shpallim Pavarësinë. Kjo pavarësi u keqpërdor nga lidershipi dhe kemi thellimin e krizës politike, që përsëri na doli në ndihmë SHBA-ja, në Gjykatën Nderkombëtare të Drejtësisë. Kutu patëm një fat në fatkeqësi, por fatkeqësinë na e sollën institucionalistët të cilet asnjëherë nuk kërkuan zbatimin e sugjerimeve të kësaj Gjykate, por hyrën edhe më thellë. Në vitin 2013 u bënë marrëveshje që u aprovua edhe në Kuvendin e Kosovës. Kjo solli zyrtarizimin e enklavave, zyrtarizimin e eskterritoreve, krijimin e Gjykatës Speciale për Krimet e “bëra” nga UÇK-ja dhe amnistoi gjithë krimet e bëra të serbojugosllavëve në këto hapësira. Kjo fatëkeqësi na përcjellë edhe sot, sepse nuk kemi ditur t’i përdorim për fatin tonë fatet në fatkeqësi, dhe bumerangjet e saja janë shumë më goditëse, se sa ishin para lufte.

Ne mund të kuptojmë Francën, sepse për këtë na tregonë histroia jonë e përgjakur, që nga viti 1836 e këtej. Na tregon edhe historia më e re, tradhëtia ndaj paktit NATO, për të vrarë sa më shumë shqipëtar nga forcat e saj, zyrtarizimin e ndarjes së Mitrovicës, krizën e vitit 2004 dhe kërkesën e Kushnerit, si Minister i Punëve të Jshtme, pas qënderimit në Kosovë, për një autonimi të vitit 1974. Mund të kuptojmë edhe një grumbull shtetesh, që i kanë bërë dhe i bëjnë iso Jugosllavisë dikur, dhe Serbisë sot.

Por…

Por nuk mund të kuptojmë SHBA-në. Nuk e kuptojmë, sepse në shumë fatkeqësi na është gjendur pranë. Pse sot të këtë ndërrim të kursit politik, kur Serbia nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka ndrushuar jo vetëm në relacion me ne, por gjithnjë e më shumë është ofruar me Rusinë në këmbim informatash nga intelegjenca dhe ne furnizim të armatimit më modern. A nuk ishta ajo që deshi të bëjë grushtet në Mal të Zi, vetëm se kjo pranoi projektin e SHBA-ve? A nuk u përpoq të bëjë grushtete në Maqedoni, vetëm se ajo pranoi sygjerimet e SHBA-ve?

Ne mund të kuptojmë edhe kursin orjentues poloitik të Serbisë, përmes Ashtonit dhe Mogerinit, kundër shqiptarëve. Të cilën e kundërshtuan intelektualët e pavarur dhe një pjesë e opozitës politike. Me të cilët nuk pajtohet SHBA-ja sot, sipas z. James Hooper (!). Kush ishte fajtor për një rreshtim të politikës së këtyre dy përfaqësuesve të BE nga institucionalistët e Kosovës? SHBA-ja e di mirë, prandaj na befason fakti që mu ky shtet sot përforcon atë kurs! Na befason fakti tjetër, se SHBA-ja ndërhyri në ndryshimet kushtetuese, për krijimin e Gjykatës Speciale për Krime kundër Njerëzimit, gjoja se i ka bërë UÇK-ja. Kjo doli në pah kur deshën në Kuvend ta zhbëjnë atë Gjykatë dhe vetëm ndërhyrja e SHBA-ve, bëri që Kuvendi të mos e votojë. Po ashtu na befason fakti tjetër që SHBA-ja nuk morri asnjë veprim kundër Serbisë, që të mos përzihet në punët e brendshme të Kosovës përmes emisarëve të vet në politikë të njohur si “Lista srpska”!

Nëse lidershipi i Kosovës nuk ka përfilluar kërkesat e SHBA-ve, atëherë pse nuk e ndëshkoi atë garnitur udheheqëse? Populli me votën e vet e ndëshkoi. A e pranoni parimin e votës së lirë, të cilën e parnuan edhe vëzhduesit e Juaj? A e pranoni rendin Kushtetues, të cilën e hartuat Ju? Pse shkilen këto dy parime dhe i sjellni shqipatrëve fatëkeqësi, përkundër gjakut të derdhur. Qytetarët votuan kundër ndryshimit të kufinjëve, votuan kundër politikës që udhëhiqej në fshehtësi të madhe e jo kundër SHBA-va. Por jo doli se ata, qytetarët iu kundërvunë edhe disa politikanëve amerikanës, të cilën Z. James Hooper e thotë:  “Mendoj se vijat janë hedhur dhe udhëheqësit serbë dhe ata të Kosovës e kuptojnë këtë. Vuçiqi është gati, ai do ta zbatojë, ai do të sigurojë që kjo të ndodhë.” Ai do të na siguroi neve dhe amerikanëve?! Një pinjoll i politikës mesjetare, që u rrit në politikë, deri te presidenti i Serbisë, nga baballarët Qosiq e Millosheviq, pranon lojën për Kosovë?! Pse e shtynë atë të pranojë, kur edhe Rusia e tumirë qëndrimin e tij? Mirëpo, kjo lojë e “parnimit të Vuqiqit dhe Hashimit” ka krijuar edhe konfuzitet në strukturat amerikane. Ka rënë ndesh administrata me Kongresin! Këtë e pranon edhe z. James Hooper:-“ Nuk mendoj se janë dëmtuar seriozisht ende në Kongres. Mendoj se në Kongres ka një mirëkuptim për situatën në Kosovë dhe më shumë tolerancë për situatën. Mendoj se me administratën janë goxha të dëmtuara dhe nuk është dashur të jetë kështu. Ky është problemi që unë e shoh.”

Në kohën kur virusi Covid-19 po merr me mijëra jetë njerëzish, pse nuk lejohet të merren edhe shqipatrët me kujdesin shendetësor të vetin? Kujt po i konvenon kjo?! Më së paku shqiptarëve, sepse ata do t’i bartin pasojat me “ komponentë territorial” të kalojë kjo gjendje pandemije dhe të happen kutitë e votimit, le të dalë mandatari i ri për Qeveri.

Cili do që të fitojë dhe krijoj Qeveri, do të jetë nën llupën e intelektualëve- veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të qytetarëve. Siç janë territoret shqipare (në Shqipërinë londineze, në Maqedonin Veriore dhe në Malt të Zi), pjesë e gjeostrategjisë së SHBA-ve, ashtu është edhe pjesa e veriut të Kosvës, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë kombin.

Mosrespektimi i votës së qytetarëve nga SHBA-ja do të thotë shumë edhe për vet qytetarin amerikan, i cili pritet të dalë në zgjedhje! Ky parim që e ka shtrirë në gjithë botën dhe ka pasur sukses, nuk guxon të shkelët, se nuk e lejon vet Kushtetuta e saj. Prandaj atë që nuk ia lejonit vetës, mos na detyroni neve ta pranojmë. Le të vendos qytetari në kushtet normale. Ju mund ta bëni këtë, siç keni bëerë deri sot!

Prishtinë, 12.04.2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...