Home / Opinion / Denoncon profesori i njohur: Qytetarët në rrezik serioz, politika sillet me pa përgjegjshmëri edhe në kohën e pandemisë

Denoncon profesori i njohur: Qytetarët në rrezik serioz, politika sillet me pa përgjegjshmëri edhe në kohën e pandemisë

09 prill 2020

Denoncon profesori i njohur: Qytetarët në rrezik serioz, politika sillet me pa përgjegjshmëri edhe në kohën e pandemisë

” Kjo pandemi e ka kapur edhe Kosovën. Natyrisht se rreziku është i madh. Populli gjendet në një gjendje të rëndë. Organet e shtetit janë në pozita konfliktuoze dhe lufta për pushtet është rritur. Kjo gjendje e rrezikon shëndetin e masave të gjëra por edhe vetë shtetin. Kosova nuk ka mjekësi të nevojshme dhe adekuate për ta përballuar me lehtësi dhe suksesshëm këtë pandemi me të cilën po ballafaqohen dhe rrezikohen edhe vendet më të zhvilluara”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, po e akuzojnë politikën kosovare, pozitën dhe opozitës pasi që sipas tyre, në këtë situatë dramatike nëpër të cilën po kalon e gjithë bota, me një pandemi e koronavirusit që ka përfshirë gjithë globin tokësor, spektri politik i Kosovës po sillet në mënyrë shumë të pa përgjegjshme duke e minimizuar këtë rrezik cili po i kanoset vendit, dhe përtej kësaj politikanët kanë gjetur kohë të duke e shpërqendruar vëmendjen kryesore tek lufta për pushtet pas rrëzimit të Qeverisë.

Image
Muhamet Kelmendi

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi sipas të cilit pasi ndodhi votimi i shkarkimit të kryeministrit Kurti, politikanët lakmitar për pushtet sikur e harruan koronavirusin duke e politizuar dhe acaruar gjithë jetën publike dhe politike, duke i shndërruar edhe mediet në arena përplasjesh dhe reklama për liderët e tej konsumuar e të dështuar për dy dekada në procesin e ndërtimit të shtetit.

“Pandemia e koronavirusit që e ka përfshirë botën po e rrezikon tërë njerëzimin. Kudo nëpër të gjitha kontinentet, edhe në shtetet më të zhvilluara dhe me sistem mjekësor modern, ka krijuar vështirësi dhe njerëzit po vdesin. Kjo pandemi e ka kapur edhe Kosovën. Natyrisht se rreziku është i madh. Populli gjendet në një gjendje të rëndë. Organet e shtetit janë në pozita konfliktuoze dhe lufta për pushtet është rritur. Kjo gjendje e rrezikon shëndetin e masave të gjëra por edhe vetë shtetin. Kosova nuk ka mjekësi të nevojshme dhe adekuate për ta përballuar me lehtësi dhe suksesshëm këtë pandemi me të cilën po ballafaqohen dhe rrezikohen edhe vendet më të zhvilluara”, thotë Muhamet “Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Interpretim mbreslënës nga Elina Duni: ‘Ka një mot e gjysëm viti’

Sipas profesorit Kelmendi, duke pasur një situatë të rënduar në shëndetësi, liderët politik të të gjitha niveleve, pozitë dhe opozitë, duhet ta lënë garën për interes të ngushtë politike dhe së bashku të përqendrohen në gjetjen e mundësisë më të përshtatshme të tejkalimit të kësaj gjendje. “Sa më parë te kuptohet kjo nga politika aq më mirë, të merren masat dhe natyrisht të luftohet pandemi. E kjo mund dhe duhet të arrihet, jo duke luftuar të tëra forcat politike vetëm për interesin e vetë për pushtet, por duke u angazhuar dhe luftuar për sqarimin e masave, për të ikur nga kontaktet, lidhjet e ndryshme sociale dhe shoqërore, si dhe duke u futur në karantinë sepse dihet që Kosova nuk ka mundësi dhe nuk ka as mjete të mjaftueshme për teste të shumta për të bërë kontrollimin e masave. E kjo na obligon në vetë izolim.

Kelemdni thotë se me këtë gjendje nuk duhet dhe nuk mundë të përfiton askush politikisht, sepse pandemia dhe infeksioni nuk njeh ndarje politike, prandaj të gjithë duhet dhënë kontributin që ju takon si përfaqësues të politikës dhe të shtetit. “Nga shteti kërkohet të veproj me masat kufizuese të lirive dhe të drejtave, si dhe me masa tjera. Popullit nuk i intereson se kush dhe cili organ është kompetent për masat. Ai duhet të mbrohet nga vdekja. Prandaj, mbetet vetëm izolimi, shtëpia dhe karantina. Këto janë mjetet e luftës parandaluese kundër coronavirusit”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Huazuar ngaKosova Sot Online)

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...