Home / Opinion / Parapolitika nuk merret me pandeminë e virusit Covid-19, por me marrje pushteti

Parapolitika nuk merret me pandeminë e virusit Covid-19, por me marrje pushteti

           O moj Shypni e mjera Shypni

            Në kohë epidemishë e pandemishë ndodhin shumë gjëra që mendja e njeriut nuk do t’i përthekonte në kushte normale. Për raste të tilla merret historia, mjekësia, ekonomia dhe politika, e cila, të shumtën e herave, pa i konsultuar këto fusha, ndërmerr veprime të quditshme. Ajo, ndonjëherë as që mendon për jetët e njerëzve, por në fokus ka arritjet e veta, profitin, duke mos zgjedhur mjete. E në anën tjetër vajton fatin e të sëmurëve e të vdekurve me lot krokodili. Për të parë realitetin e sotëm, duhet pak të shikojmë se çfarë ndodhi në të kaluarën.

            Për kolerën, tifon dhe shumë sëmundje tjera që morën me qindra e mijëra jetë njerëzish, kanë shkruar histroian, mjek, shkrimtarë (duke trajtuar në të gjitha gjinitë letrare), kur kanë ndodhur, sa kanë zgjatur, çfarë preparatesh jënë përdorur për shërimin e tyre, por edhe për lojërat që janë luajtur nga politika. Në kohët e tyre kanë ndodhur edhe luftrat për teritore, për pushtet dhe është lujtur me fatin tragjik të qytetarëve. Tifoja ka gjetur terren më të përshtatshëm gjatë luftrave, kryesisht dimrit, sepse ka munguar ushqimi, pastërtia dhe strehimi.

            Matrapazët politik kanë gjetur momente të përshtashme në dobësimin e popujve nga këto epidemi, për t’i pushtuar apo për t’i nënshtruar ekonomikisht në emër të “humanizmit”. Ata gjithnjë kanë gjetur puthadorë, vaza, matrapaza e kolaboricionist për të plotësuar nevojat e veta apo të shtetit të vet dhe gjithë kjo është bërë për të ngritur një kastë politike që do t’i sherbej nesër-pasnesër për qëllime të tyre.

            Sot njerëzimi përballet me ebolën, SIDA-n dhe së fundmi me pandeminë – virusin Covid-19. Në dy të parat, më tepër bëhet shpërlarja e parave dhe kusuritjet koloniale ndërmjet shteteve të cilat edhe nga laboratorët e vet i prodhuan viruset. Ato e dinë se si janë shkaktuar këto sëmundje dhe kanë mundur të gjejnë preparate kurimi, e jo të ekperimentohet me fatin e njerëzve, për të intervenuar me ndonjë vaksinë masive.  Në të dytën, nga dyshimi se nuk do të prekën, disa filluan të ndërrmarin veprime anësore, mbizotërimin ekonomik dhe ndërprerjen e ndihmave ndaj atyre që veç iu kishin qasë kësaj sëmundje.

            Në kohën tonë, që do të shënohet në kanalet e historisë si kohë e virusit Covid-19, njerëzimi përveç numrit të vdekshmërive e të prekurve, do të shënojë edhe disa veqori. Shumë shtete që ishin në fushata elektorale i kanë ndërprerë, dhe, janë bërë të gjithë bashkë për të luftuar këtë pandemi. Shumë shtete që pritnin për zgjedhje të reja kanë ngrirë pushtete, edhe pse është rrëzuar qeveria, për të qenë bashkë kundër kësaj pandemie. Atyre nuk po u intereson në këtë kohë pushteti, por si të dalin nga kjo krizë shëndetësore dhe bëjnë përgaditjet se si të rimkëmbet ekonomia, që do të ketë një goditje shumë të madhe. Kjo goditje ekonomike do të jetë më e madhja, dhe papunësia do të jetë tmerrësisht e madhe, sepse që në fillim po vërehet rrënimi i ndërrmarjeve të vogla, por edhe të mesme, të cilat veç kanë rënë viktimë e ndërrmarjeve të mëdha. Ndërrmarjet e mëdha po kanë mundësi të furnizojnë qytetarët. Kështu mundësohet qarkullimi i kapitalit, duke e shpërfillur ekonominë e lirë të tregut. Nuk u bëhet vonë se çka na sjellin në treg, sepse qytetari i uritur dhe nga frika për të siguruar të mirat materiale, nuk po e shikon cilësinë. Të kontrollohet cilësia, këtë nuk ua lejon xhepi. Gjithë kjo po bëhet, se te ne shqiptarët në politikë, kjo pandemi sikur nuk po egziston, por më shumë janë hapur apetitet për pushtet se sa lufta për shpëtimin e qytetarëve. Secili mundohet të gjejë një lëshim të vogël nga pushteti gjatë përballjes me këtë krizë shendetësore dhe menjëherë vërsulen për ta vënë në “pah” si gabim i “qëllimshëm” qeveritar. Qytetarët, përveç pandemisë, janë vënë në lojë edhe nga politika, për joshjen, që nesër-pasnesër mendojnë të marrin pushtetin, të cilët dalin si ofertë nga opozita, për mbështetje të qytetarëve apo të ndërrmarrjeve të cilat i cekëm më lartë. Opozita, po të ishin në pushtet as që do të guxonte ta sillte në ndërdijen e vet plotësimin e kërkesave. Aq më tepër kur këtë e bënë ata të cilët hargjuan edhe rezervat e shtetit (në Kosovë). Këta nuk e kujtuan mendimin fillozofik të popullit tonë “parja e bardhë, për ditë të zezë”, e që tash po mundohen t’ua shesin qytetarëve si “dushk për gogla”

            Kjo te ne do të kujtohet edhe me “emergjenca” më të mëdha se sa lufta kundër Covid-19, rrëzimi i pushtetit, sepse u dukej se u ka adhur dita, të cilën e humbën në kohën e zgjedhjeve të lira. Këto “emergjenca” bënë që të thirret Kuvendi, por duke mos u ngopur me të, se loja kundëramerikane dështoi, duhet pjellur diçka tjetër dhe përsëri kërkesa për tubim të Kuvendit. Kjo lojë që erdhi përmes koktejit të z. Thaçi dhe z. Mustafa, të sygjeruar nga z.Grenel, zbuloi shumë gjëra, për të cilat do të flasin historian, me daljen e dokumenteve, të cilat veç kanë filluar të shohin dritën, duke falenderuar personalitete politike, ushtarake e analitike të SHBA-ve.

            Loja antiamerikane mori fund, por pati tagrin e vet në këtë kohë të pakohë. Shteti mbeti me Qeveri në detyrë, që sa ishte në pushtet, opozitës as që i shkoi ndërmend të vepronte, sepse atëherë nuk kishte “antiamerikanizëm” i cili doli në skenë ditën e zgjedhjes së Qeverisë. Ky antiamerikanizëm gufoi me largimin e z. Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Kjo u trumbetua si mospërfillje e koalicionit të dy subjekteve politike, ndërsa fshihet e vërteta që ngerthen në vete. Në botë njihen grushtshtetet dhe puqet ushtarake, e cila u mundua të luhej edhe përmes z. Veliut, sepse ushtria nuk ka mandat të dalë në rrugë përshkak të zotimit të z. Thaçi dhënë KFOR-it, atëherë mund të vinte në shprehje kryengritja e z. Veliu. Kjo është e vërteta pse z. Veliu mori atë që e meritonte dhe shihet se zërat kanë filluar të qetësohen.

            Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në këtë mjegullnajë që po e shkakton parapolitika dhe t’i përmbahen këshillave të specialistëve, që të ruajnë shëndetin e vet dhe familjes.

 

            Prishtinë. 05.04.2020

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...