LAJME
Home / Opinion / ҪFARË REPUBLIKE ËSHTË KOSOVA DHE KUSH E DREJTON KËTË REPUBLIKË?!

ҪFARË REPUBLIKE ËSHTË KOSOVA DHE KUSH E DREJTON KËTË REPUBLIKË?!

Fotografia e Sheradin Berisha
Fotografia e Sheradin Berisha
Fotografia e Sheradin Berisha
Sheradin Berisha

Sheradin Berisha: Haga në shërbim të politikës dhe jo në shërbim ...

Nga Sheradin Berisha

Kryefjalë e fundjavës së kaluar (3 – 5 prill) ishte futja në karantinë e dy komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit, si dhe futja në Kosovë e një numri të personelit mjekësor nga Serbia. Këto zhvillime kanë nxitur reagime tek partitë PLAN. Akuzuan qeverinë në detyrë dhe kryeministrin Kurti.

Në vijim lexoni disa reagime të tilla:

– Hashim Thaçi (PDK): Ajo që ka ndodhur në veri është papërgjegjshmëri e Qeverisë së Kosovës karshi qytetarëve dhe sovranitetit të saj

– Kadri Veseli (PDK): Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës

– Isa Mustafa (LDK): Aty ku mungon kujdesi i Qeverisë së Kosovës, ndërhyn Qeveria e Serbisë

– Gonxhe Çaushi, kryetarja e PDK-së për degën e Mitrovicës së Veriut: Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit

– Abelard Tahiri (PDK): Beogradi futi në karantinë komunat veriore të Kosovës, shqetësuese heshtja e Kurtit

– Ahmet Isufi (AAK): Serbia vendos në karantinë komunat e pjesës veriore të Kosovës, ku janë insitucionet?

– Fatmir Limaj (NISMA): Shqetësuese heshtja e kryeministrit në largim, po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë në veri

– Enver Hoxhaj (PDK): Albin Kurti nuk po del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerëzve në veri të Kosovës.

***

Dje (5 prill), kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një video-mesazhi, ka sqaruar zhvillimet e fundit në komunat veriore të Kosovës, dhe iu është përgjigjur reagimeve të PLAN’it. Ai ka thënë se ka politikanë e zyrtarë në Prishtinë dhe Beograd që duan konflikt në Kosovë:
Më gjerësisht shikoni video-mesazhin:
https://youtu.be/nrfDaK3uzJU

***

Funksionimi i pushtetit serb në Kosovë nuk daton nga prilli 2020, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999!
Lexoni:
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011)
Më gjerësisht lexoni: http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

***

ҪFARË REPUBLIKE ËSHTË KOSOVA?

Pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, çfarë republike është Kosova?

– Kosova është republikë e Pakos së Ahtisarit, që ka:

– 10 komuna etnikisht serbe,

– 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane)

– 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe) në Kuvendin e Kosovës,

– shumica (2/3) e pakicës në Kuvend!

Pastaj Serbia ka:

– pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s,

– pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës.

Qysh nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (6 prill 2020) në republikën e Kosovës (lexo të Ahtisarit) funksionojnë (pa u penguar) me ligjet e Serbisë:

– posta e Serbisë,

– telekomi i Serbisë,

– bankat e Serbisë,

– ambulantat dhe spitalet e Sebisë,

– arsimi (nga qerdhet deri në univerzitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UҪK në historinë e tyre e mësojnë si organizatë terroriste!

Më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet Thaçi – Daçiq – Eshton, dhe Mustafa – Vuçiq – Mogherini për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (Zajednicës) etj.

Në verën vitit 2013 nga bisedat Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit,

– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur legalisht përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë edhe ligjet e Serbisë, duke menaxhuar postën e Serbisë, telekomin e Serbisë, bankat e Serbisë, ambulancat dhe spitalet e Sebisë, arsimin (nga qerdhet deri në univerzitet) me planprogramet e Serbise etj.

Kjo është republika jonë, të cilën politika në Kosovë, Serbi e Bruksel…, e menaxhon!
Shumëherë kam shkruar se për ta bërë republikën e Ahtisarit – republikë të Adem Jasharit, duhet urgjentisht të ndryshohet Kushtetuta, e cila burin nga Pakoja e Ahtisarit. Pastaj kam shkruar se duhet të bëhet reformë e thelleë në ligjin zgjedhor, në drejtësi, polici, AKI, etj.etj.
***
Nëse s’është kështu me thoni si është ndryshe?

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...