LAJME
Home / Lajme / Kurti shkon në RTK pa paralajmërim, flet me Drejtorin e Përgjithshëm

Kurti shkon në RTK pa paralajmërim, flet me Drejtorin e Përgjithshëm

RTKlive shkruan se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit qeveritar kanë vizituar RTK-në ku janë pritur nga drejtori i përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati.

Kurti shoqërohej nga ministrat Bislimi, Vitia, Hajdari, Bajrami dhe zëvendësministrja Hoxha.

Gjatë diskutimit të tyre u fol për bashkëpunimin sa më të mirë në kohë pandemie me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve.

Radio Televizioni Publik i Kosovës u vlerësua për kontributin që po jep në mbështetje të mësimit në distancë dhe për pandeminë.

Delegacioni qeveritar më pas vizitoi ambientet e RTK-së për të parë kushtet në të cilat zhvillohet puna aty.

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...