LAJME
Home / Lajme / Hajdutët e vjetër, që i thonë vetes komandantë e profesorë, kanë marrë fund

Hajdutët e vjetër, që i thonë vetes komandantë e profesorë, kanë marrë fund

Zyrtari i lartë nga Lëvizja Vetëvendosje z. Arbër Zaimi, përmes profilit të tij në Facebook ka deklaruar si mëposhtë:

“Hajdutët e vjetër, që i thonë vetes komandantë e profesorë, kanë marrë fund në sytë e qytetarëve të Kosovës, këtë e reflekton sondazhi i fundit.

Por ata po ia marrin fytyrën Kosovës edhe ndërkombëtarisht. Po provokojnë protesta të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e gazetarëve, e më parë edhe të atyre që monitorojnë liritë politike dhe të drejtat njerëzore.

Ata kanë filluar të shajnë si të tërbuar politikanët gjermanë dhe ata të Bashkimit Evropian. Njëkohësisht, po veprojnë kundër këshillave dhe qëndrimeve politike të miqve tradicionalë të Kosovës në ShBA, duke i ofenduar edhe ata.

Aq të papërgjegjshëm në egoizmin e tyre kriminal, sa që e kanë vendosur sovranitetin e vendit të tyre në tryezën e fushatës elektorale të njërës palë, në Amerikë, duke rrezikuar që të krijojnë një çarje dhe polarizim të spektrit amerikan në lidhje me Kosovën. Le të kujtojmë se tradicionalisht – sa herë që Amerika ka kontribuar në të mirë të Kosovës – ka patur akordim bipartizan.

Po ashtu le të kujtojmë sa gabim është t’i ofrohesh njërës palë para zgjedhjeve, duke armiqësuar tjetrën (e mbani mend Ramën se si shau Trumpin para zgjedhjeve të shkuara amerikane, duke menduar se nuk do të fitonte kurrë).

Kohët janë të vështira, për rajonin tonë e për globin. Por Vetëvendosja është e vetmja që reflekton seriozitet e largpamësi deri tash, në këtë spektrin tonë politik.” – është shprehur z. Arbër Zaimi./

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...