Home / Të ndryshme / E ardhmja e Lirisë së vrarë!

E ardhmja e Lirisë së vrarë!

“Ti Mustaf dhe llumi i PAN-it na vratë lirinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.
Jeta është e shkurtër, turpi jeton shumë më gjatë edhe pas vdekjes!

Ç’është kjo gjëmë, e një pjese të llumit të kazanit politik e mediatik e shpifes – lehes, si Hashimi, Ramushi, Veseli, Fatmiri e Kadria? A mund të quhej tradhëti kombëtare? Natyrishtë që është kështu. Ç’mund të ishte tjetër?
Çfarë është kjo gjendje ne që po e përjetojmë, vorbullën e këtyre njerëzve që hungërinin si kafshë amfibe më trajta njërezish? Të gjitha këto mendime e qëndrime, në esencë, antidemokratike e intolerante, në vend se të merreshin me qëndresshmërinë e argumenteve dhe thelbin e vetë çështjes kontestuese, u morën me sakrilegjin e blasfeminë e qeverisë së re! Ç’është edhe më keq, zyrja e Mustafës bëri përpjekje që edhe institucionet e pushtetit të viheshin në shërbim të këtij anatemimi. Shembull tragjik është përpjekja e Thaçit, Veselit, Ramushit e Limës, që këtë institucion të lartë ta komprometojë me një fushatë bolshevike. Nuk vonoi shumë renegatët Isa Mustafa dhe Agim veliu kërcnuan Vjosen me largim e saj nga LDK-ja.

Çdo përpjekeje për të ngritur mendimin individual në qëndrimi institucional nuk mund të pagëzohet ndryshe pos antonimi e demokracisë është e tolerancës. Pas gjithë atyre shpifjeve denigruese shtrohet vetëm një pyetje: çfarë do të pësonte një “Kryetar i Shtetit” zuzar pa kredi kombëtare, e morale në një mjedis si ky yni, pa frymë demokratike e tolerante. Është psikologjia e servilizmit e puthadorës ajo që indentifikohet me ish regjimin dhe mungesa e kulturës demokratike ajo që u krijon hajdutëve paragjykime, si pengesë serimze e gjykimit të drejtë intelektual. Pritjet e tilla për gjykime aprioristike, vetëm dyngjyrëshe kuqë e zi, janë prirje që mbizotërojnë në mesin e kësaj qeverie të Kurtit.
Mund të jetë kjo mendësi kompleks i krijur nga dominimi i huaj dhe i Panit, mund t’i detyrohet edhe sundimit të gjatë të ideologjisë së tyre, mund të jetë, mbase, edhe një farë instinkti natyror i pajtimit aprioristik të liderve politik të PANIT për pushtetin, për shkak të varësisë së tij nga sutoritetet pushtetore ose nga intereset që do të mund t’i përmbushte. Por, sidoqoftë, mendësia e gjykimit ekslizivisht dyngjyrësh, që është mjaft e pranishme në mjedisin tonë, të njerëzit e korruptuat, te njërëzit e harçit e dallavereve, shfaqet rëndom sipas formulës së monizmit primitive: në mos qofsh s’je me mua, atëherë vetvetiu je kundër meje; në mos qofsh me mendimin tim, atëherë vetvetiu je kundër tij!

Kjo është e papajtueshme me mendësinë demokratike dhe të tolerancës, me pikëpamjen moderne të mendimit dhe të qëndrimit demokratik ndaj shtetit dhe shoqërisë. Vlerësimit e gjykimi bardhë e zi është vlerësim e gjykim joparimor, totalitar, i politikës së hajdutëve të opozites dhe krijimit të armiqëve dhe antidemokratike, pra është vlerësim e gjykim i çastit nga partitë apo nga liderët e tyre që shkatërruan çdo gjë. Pothuajse në të gjitha rastet krimi i ish qeverisë i ka hapur dyert e korrupsionit dhe me shpejtësi, por ky proces e bëri qeverinë e Kurtit gjithnjë e më të ashpër ndajë krimit të organizuar nga Thaçi, Veseli, Ramushi, Mustafa e Veliu, Kjo është një tipar i pagabueshëm z. Kurti që mbasë luftës së fundit.

Euforia dhe mungesa e racionalizimit të zullumçarëve në vlerësime e gjykime, në sjellje e qëndrime, si dhe animet joparimore, janë të pranishme në mjedisin e tyre edhe me anë të kërcënimeve. Ashtu siç dinë të krijojnë e ngrejnë rrufeshëm popullin drejtë një lufte vëllavrasëse, pa kritere e arsyetime të logjikshme, ashtu dinë edhe të mohojnë e shembim idhuj e qëndrime dhe të ndërrojmë bindjet e veta. Mbiçmojnë e përçmojnë shpeshherë kuturu me provecializëm, pa kritere e maturi të nevojshme. Sillen ndaj të huajit me inferioritet e srvilizëm dhe e çmojmë më shumë se veten, bëhen të sjellshëm ndaj tij, ndërsa të vrazhdë ndaj vetes, pos mendësi e skllavit, një psikologji puthadore, dallkuake e shpirtrobi! Partit politike në Dardani si ato mafijoze ofërojnë mjaft shembuj ilustrues për ta shkatërruar Shtetin.

Prirjet për anatemimin, ekskomunikimin dhe etikimin e atyre që nuk mendojnë sipas ideologjisë moniste e paniste, përkatësisht të mungesës së lirisë demokratike dhe të toleranëës shoqërore Shprehja e lirë e ndërgjegjes, e bindjeve dhe e mendimit të argumentuar është qenësi e parimeve të mendësisë demokratike, kurse pastrami e denigrimi i kundështarëve politikë, intelektualë e ideorë është arbitrarizëm klasik, që nuk mund të justifikohet me asnjë arsye, madje as me raison d’état (arsyen shtetërore)!

Unë do t’i ka quaj përbindësh çdo lider partie të PANIT që përndjek tjetrin për arsye të mendimit të kundërt me të, mbase për faktin se është, siç do të thosha unë, gjë që është shumë e rrezikshme kur intereset private ndikojnë punët e shtetit! Mendimi vërtet demokratik dhe qëndrimi kritik ndaj çështjeve të ndryshme duhet të jenë të shkarkuara nga çdo ideologji partiake. Nuk mund të quhen sot demokratike, shembja e qeverisë së re, medimi e qëndrimi antidemokratik, aq më pak mund të jenë mjet i sjelljes së dhunës është, as mund jetë vetvetiu demokratizëm, siç po veprohet sot në disa parti politike postkomunsite të PANIT. Në shoqërinë e mirëfilltë demokratike mund të flitet dhe duhet të flitet, pa tabu e pasoja, për të gjitha çështjet që e mundojnë atë.
Pa kritikë intelektuale, s’mund të ketë as liri intelektuale. Çdo formë përbuzjeje – ka thënë A Kamy – në rast se ndërhynë në politikë, përgatit ose vendos fashizmin e kuq, TË PANIT!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...