Home / Të ndryshme / SHERADIN BERISHA: RAMUSH HARADINAJ – SHPËRDORUESI I FONDEVE PUBLIKE MILIONËSHE!

SHERADIN BERISHA: RAMUSH HARADINAJ – SHPËRDORUESI I FONDEVE PUBLIKE MILIONËSHE!

Fotografia e Sheradin Berisha
Fotografia e Sheradin Berisha
Sheradin Berisha

Pashtriku, 31 Mars 2020

Në maj 2014 – “UET Press” në Tiranë ka botuar librin me titull “Haga e Ramush Haradinajt” (në anglisht “The Kosovo Indictment”) të autorit Micheal O’Reilly. Z.O’Reilly ishte avokat i Ramush Haradinajt gjatë procesit gjyqsor në Hagë. Librin nga anglishtja e përkthyen: Enri Hide, Elona Shehu dhe Besarta Vladi, ndërsa e redaktuan: Grida Duma dhe Eni Dare.
Në faqet 312 – 315 të librit, avokati Micheal o’Reilly shkruan:
(…) “Pasuria e Haradinajt ishte rritur së tepërmi gjatë vitit 2007, kur një projekt fantastik ndërtimi, i mbikëqyrur nga i ati u zhvillua në fshatin e tij Gllogjan. Gjithsesi pyetja në mendjen e shumë njerëzve ishte se si e financoi Haradinaj këtë projekt ndërtimi dhe a ishte kjo si shtëpia e tij e madhe në Prishtinë, dëshmi e lirisë apo akoma më keq, dëshmi e marrëdhënieve të tij me paranë dhe njerëzit e pasur?
***
(…) “Haradinaj s’mund ta shihte se si pasuria e pamerituar po e dëmtonte atë politikisht. Stili i tij mburravec i të jetuarit përçoi një mesazh dëmtues në një shoqëri të torturuar nga varfëria dhe papunësia dhe ai dukej i paaftë për të parë pasojat.
Dëmi i referohej grumbullimit të fondeve me natyrë publike për mbrojtjen e tij.
Shumë në Kosovë e quajtën të pabesueshme që ngritja e një mbrojtjeje në Hagë mund të kushtonte afërsisht 10 milionë euro dhe ishte përhapur dyshimi se një pjesë e fondeve ishin pëdorur për kullat madhështore në Gllogjan.
Qëllimi kryesor i Kullës ishte të priste mysafirë vendas e të huaj në një ambient gjysëm formal, ku gjenin vend shqiptarizmi tradicional dhe një fuqi politike në zhvillim, por familja e tij më vonë e zuri njërin kat të njërës prej dy ndërtesave të Kullës”.
***
Shfrytëzimi dhe keqpërdirimi i fondeve publike për përfitime personale e familjare (në një vend të varfër si Kosova) është i dënueshëm me ligj!
Prandaj shpërdoruesi i këtyre fondeve, Ramush Haradinaj duhet të hetohet nga prokuroria, e të gjykohet nga drejtësia!

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...