Home / Të ndryshme / Dallimi mes Luftës III dhe Luftës II Botërore!

Dallimi mes Luftës III dhe Luftës II Botërore!

 

 

Nga Dilaver Goxhaj

 

1. Në Luftën e II-të Botërore nëse rrije në shtëpi quheshe dezertor, në Luftën III quhesh hero!

2. Në Luftën e II-të Botërore gjeneralët ishin në front, në Luftën e III-të janë në spital!

3. Në Luftën e II-të Botërore armiku asgjësohej në front- në Luftën e III-të në laborator!

4. Në Luftën e II-të Botërore ishte detyrë patriotike çjerrja e maskave- në Luftën e III është detyrë patriotike të mbash maskë!

5. Në Luftën e II-të Botërore, fitorja erdhi me ndihmën e avionëve, fitorja në Luftën e III është nga mos fluturimi i avionëve.

6. Në Luftën e II-të Botërore armët kryesore ishin tanket dhe automatikët, në luftën e III, kemi aspirina dhe paracetomol.

7. Në Luftën e II-të Botërore mjekët dhe infermierët ishin në prapavijë, në luftën e III janë në vijën e parë të frontit.

8.Lufta e II-të Botërore quhej lufta që do t’i jepte fund gjithë luftrave, Lufta e III-të quhet lufta që dënoi njerëzimin me “arrest shtëpie”!

9. Lufta e II-të Botërore përfundoi në Berlin me humbjen e Gjermanise, edhe Lufta e III-të botërore do të përfundojë në një laborator në Berlin, por me fitoren e Gjermanise!

10.Në Luftën e II-të atë që konsideroje armik/tradhëtar e asgjësoje me një plumb ballit në Luftën e III-të e asgjëson me një të pështyrë në surrat!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...