Home / Lajme / Për mortajën e viruseve dhe të tradhtisë

Për mortajën e viruseve dhe të tradhtisë

 

Mortajën e tradhtisë dhe atë të viruseve ka së paku katër gjëra thelbësore që i dallojnë:

1. Viruset barten nga njeriu në njeri, ndërsa virusi i tradhtisë bartet nga brezi në brez ndër familje;
1. Faza e inkubacionit te viruset zgjat disa ditë, ndërsa te tradhtia zgjat me dekada dhe shekuj;
3. Virusi vret pa qëllim dhe interes, ndërsa tradhtia për interesa të huaja dhe përfitime të veta;
4. Për viruset gjithmonë është shpikur një vaksinë apo ilaç, ndërsa për tradhtinë ende nuk ka zbuluar njerëzimi asnjë ilaç shërues.

Nga mortaja e viruseve mos keni frikë se kalon një ditë, ndërsa nga tradhtia Zoti i ruajt shqiptarët, derisa të ndërtojnë SHTET kombëtar e ligjor, jo kooperativa biznesi dhe hane ku mund të strehohen e zhvillohen lirisht viruset e tradhtisë!

(26.III.2020)

Abdulla Mehmeti

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...