Ish luftëtari i tri luftërave clirimtare (UÇK-së), Frashër Oseku ka reaguar përmes një statusi në Facebook kundër të gjitha mediave që po shpifin dhe po krijojnë propagandë kundër Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shkruan MekuliPress.
Z. Oseku, mes tjerash, kërkon që “mediat puciste” e propaganduese që të mos pëleqehen (të mos ju bëhen Like) nga publiku dhe t’u ndalohet metoda e tillë e dezinformimit, shpifjes, manipulimit dhe propagandës:

Ja postimi i plotë i athetarit, Frashër Oseku

Veni re: Ne po ushqejme vetë me pare e me fuqi mediat e pucistave.

Tane mediat, portalet, kanalet e gazetaret qe braktisin paanshmerine profesionale dhe hapin zjarr metodik kunder kryeministrit te zgjedhur dhe demokracise. Tane qe etiketojne qytetaret e brengosur me shprehje fyese si “militante”, “trushpelame” etj. Ato nuk do t’i ushqejme ma me shikueshmeri, pelqime e lajka.

Mediat e pucisteve jetojne me pare te sponzoreve e te reklamave. E ata nuk kane pare me gjuejte. Nuk ngopin media, portale, kanale e gazetare qe si rruen askush.

Ben dicka edhe ti!! Kundershto fushaten e dezinformimit dhe luften speciale kunder kryeministrit te zgjedhur dhe demokracise.

Terhiq pelqimet mediave puciste. Mos kliko kanalet e tyre. Mos u jep lajka postimeve te tyre.

Pelqimet tona jane uji ku notojne peshqit e medhenj te mediave puciste. T’ua shtjerrin ujtë — le te cofin si peshku ne zall.

#ndaldezinformatat