
Elena Kocaqi
Shfrytëzuan një grua si Vjosa, mblodhën votat dhe tani e flakin. Me këtë sjellje dje dhe sot klasa politike e vjetër në Kosovë mori fund. Është kjo klasë që i fali Maqedonisë me mijëra hektar tokë dhe më pas Malit të Zi, se gjoja do merrnin vizat. Ku i keni vizat që mashtruat popullin? Po a falet atdheu për viza? Ju folëm e nuk dëgjuat.
Klasa e vjetër politike në Kosovë është bërë rrezik për sigurinë dhe integritetin e vendit pasi është e gatshme të shes tokën për karrigen e vet. Në kushtet kur bota është në një krizë të madhe shou i djeshëm ishte sa idiotesk po aq edhe mjeran.
Në vend të merret politika me shëndetin e qytetarëve lufton për pushtet.