Home / Opinion / LISTA SERBE!

LISTA SERBE!

Fatmir Brajshori-Tushi

Fotografia e Fatmir Brajshori-Tushi

Një gjë nuk po mundem që ta kuptoj ose „ gabimisht“ po e kuptoj?!

Lista serbe nuk e kishte votuar qeverin Kurti!
Lista serbe votoj për shkarkimin e qeveris Kurti!
Interesante!
Tashti, nëse qeveria Kurti nuk ka qenë duke punuar për interesa të Kosovës, dhe, nëse ajo paska qenë rrugës për t‘na prishur me partnerët tanë „ strategjik“, që do t‘thoshte „ duke punuar sipas qejfit të Vuqiqit“ Lista serbe që i referohet Beogradit, do të duhej të votonte kundër mocionit!
Por pse ajo votoj për shkarkimin e qeveris Kurti?
Besoj që përgjigjen e ka secili prej jush!

Fotografia e Fatmir Brajshori-Tushi

Lista serbe, është shumë interesante:
Ajo,gjithmonë ka votuar pro qeverisë Thaqi, për qeverin Haradinaj, për qeverin mustafa, që sipas logjikës time, ajo përpos qeveris së drug mustafa, do të duhej të ishte kundër Thaqit, Haradinajt, Limajt etj…
Pse?
Tashti, për serbët, Thaqi, Haradinaj, Rrustem Mustafa etj janë armiqë të tyre sikur që për ne ishin ( janë) Arkani, Shesheli, Millosheviqi etj,,,
Ta thjeshtoj akoma ma shumë.
Kjo i bjenë, ta zëmë, sikur të kishim një listë shqiptare në parlamentin serb, dhe,ajo edhe pse e di që Arkani, Shesheli, Millosheviqi janë armiqë të përbetuar të shqiptarëve, ata sërish i votojnë,,,
Pra, kurrë s‘kam mundur të kuptoj pse Beogradi, Lista serbe produkt i së cilës është, konstant voton PRO,për secilën iniciativ që vjenë nga partit e Thaqit e Haradinajt!
I ceka këta dy dhe jo partin e drug mustafa ngaqë dihet që LDKja si trashëgimtare e Lidhjes Komuniste u themelua në Beograd që do t‘thotë:
„ Lista Serbe dhe drug mustafa isa kanë një padron!“

2.
LISTA SERBE,mbrëmë në Kuvendin e Kosovës ( mbane mend:25.03.20) vrau pas 21 vitesh, për herë të dytë, pjesëtarët e familjes BOGUJEVCI dhe BAJRAM KELMENDIN me të dy djemtë,,,
Në faktë vrasja ndodhi derisa deputetja SARANDA BOGUJEVCI, po fliste dhe po e lexonte, letrën e Kosovare Kelmendit ( bijës së avokatit të vrarë) dhe po bënte komentin e saj me sa vijon:
„ Ashtu siç Kosovare Kelmendi nuk e fal gjakun e më të dashurve të saj po ashtu As UNE KURRË NUK DO TA FALI GJAKUN E FAMILJARËVE TË MIJ“

Prapa shpindës së saj u dëgjua një e qeshur e madhe.
( Ishin deputetët e Listës Serbe)…
Po si nuk u erdhë fare turp, deputetëve tjerë shqiptarê ( përpos njërit) të cilët nuk reaguan; as Daut Haradinaj ( në një TV krekosej se i ka marak pulat e katunit) që rrahte gjoks, sikurse asnjë tjetër nga të gjitha subjektët politike sikurse edhe nga qeveria…

3.
Poshtë kosovarët
Rroftë Kosova!

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...