Home / Opinion / DJE NË PRISHTINË NUK RA VEÇ QEVERIA “KURTI” PËRKOHËSISHT RANË SHPRESAT E SHQIPTARËVE?!

DJE NË PRISHTINË NUK RA VEÇ QEVERIA “KURTI” PËRKOHËSISHT RANË SHPRESAT E SHQIPTARËVE?!

Shkruan: Fadil Shyti
 ​
Kosova, pas 6 Tetorit 2019, filloi të merr rrugën për së mbari, por reaksioni brendshëm i tërbuar në bashkëpunim me reaksionin e jashtëm, nuk lanë gur pa lëvizur për ta minuar lirinë, barazisë, drejtësinë, zhvillimin e Republikës dhe përparimin e popullit të saj.​
 Megjithatë, çdo e keqe e ka në vete dhe një dozë të së mirës në përmbajtjen e saj; populli i Kosovës (jo krejt i pafajshëm), për këto prapakthime të atmëmëdheut tonë, për faktin që, herë për qëllime përfitimesh personale, familjare e të tjera, për 20 vite me radhë, në kutitë e votimit, ashtu pa menduar gjatë, “kuturu” i ka votuar politikanët reaksionarë të sojit të Isë Muastafës, bashkëpunëtorit të tradhëtarit me damkë, Rrahman Morinës dhe S. Millosheviqit dhe partinë e tij LDK-n, parti kjo e dëshmuar që nga “Krye”-pari, i tyre Ibrahim Rugova, i cili e pat ofruar Isë Mustafën në pushtetin e tij fiktiv, reaksionar në vitet e errëta të robërisë, në qeverinë në ekzil, alias rezile, të Bujar Bukoshit me seli në Bon. ​
-LDK-ja, me “rezistencë” çoroditëse, nënshtruese pacifiste pasive për 8 vite me radhë u dëshmua tejet servile ndaj regjimit satrap të S. Millosheviqit, ajo duke i frikësuar dhe paqësuar shqiptarët; armiqve dhe tradhëtarëve vetëm sa ua ruajti pozitat prej sunduesve xhelatë. ​
-Po, kjo nuk është e tëra: e keqja erdhi duke u trashur, kur edhe pas luftës së UÇK-së Heroike, udhëheqësit që dolën “të gjallë” nga lufta, politikisht u treguan tejet dritëshkurtër; duke filluar nga Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj e të tjerë, të cilët për të ardhur në pushtet, në Kosovën pa shtet me sovranitet, gabuan rëndë kur kurresesi nuk gjetën gjuhë të përbashkët midis tyre, që të dalin në skenën politike me një parti të bashkuar, me orientim majtistë, për faktin se, atje ishte partia e tyre e origjinës, LPK-ja Heroike e cila qe, njëra nga partitë e para ilegale pas Lëvizje Revolucionare të Bashkimit të Shqiptarëve, (LRBSH) e drejtuar nga i madhi, Adem Demaçi.​
-Pra, i pari Haradinaj hyri në koalicion me LDK-n e Ibahim Rugovës me ç`rast këtj, iu ofrua posti i Kryeministrit; ndërsa, para 100 ditëshit të punës së tij në qeveri Ibroja me LDK-s, dinake, së shpejti “e rehatoi” Ramushin në Hagë. Pse them kështu, sepse shumë materiale kishte mbledhur LDK-ja, gjatë luftës që t´i dërgonte si akuza kundër UÇK-së, në Hagë.​
Po, për çudi, pas luftës LDK-ja e politikave dështuese, do të merrte vota nga populli dhe vetë udhëheqësit e luftës filluan të hynin në koalicione dhe i jepnin asaj poste dhe detyra shumë me rëndësi shtetërore, madje ish-udbashët dhe ish-gjykatësit që nga vitet 60-ta, 70-ta, 80-ta, kishin dënuar qindra e mijëra atdhetarë burgjeve jugosllave, pse po e kërkonin Republikën e Kosovës, këto vegla të huaja, edhe pas “çlirimit”,  po e vazhdonin punën për shtatë palë qejfe?!… ​
Duke bërë këtë edhe me ndihmën e qarqeve reaksionare ndërkombëtare, shteti i brisht i Kosovës u nëpërkëmbë si mos më keq nga UNMIK-u, EULEX-i, pra administrata këto, të sjella nga qarqet ndërkombëtare. ​
-Po në atë rrugë pa krye e quan popullin edhe politikanët “pacifistë”, -titistë dhe renegatët e LÇ-re.
Në koalicion me LDK-n, për të marrë postin e Kryetarit të Kosovës, hyri dhe Hashim Thaçi me PDK-n e tij, ndërsa Isë Mustafës, ia ofruan postin e Kryeministrit.​
-Poashtu, një pjesë e popullit të mashtruar ka votuar dhe sojnikët e Hashim Thaçit, që para së gjithash politikën e kanë bërë tregëti për pushtet, për t´u pasuruar,-jo, për ta bërë  Kosovën shtet sovran dhe të çliruar nga plagët e hajnive, turpeve dhe krimeve poltike, ekonomike e të tjera, plagë të kapitalizmit feudalist të shek. 21. ​
-Gjendja mori përmasa të rënda katastrofike ekonomike, socilale, politike e të tjera.
Ikja e shqiptarëve të Kosovës jashtë vendit, i tejkaloi shifrat me vitet e rënda që ikën gjatë robërisë. ​
Në skenën politike prej vitit (2005) erdhi Albini me VV. VV në krye me Albinin, për shumë vite qëndroi stoikisht në opozitë duke i mbrojtur “dhëmbë për dhëmbë” e flakë për flakë, me aksione të pandërprera, interesat kombëtare të Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve kudo që janë në robëri nga shtetet fqinje: Serbi, (Kosova Lindore) Maqedoni Veriore (Ilirida) dhe në Mal të Zi (Malësia e Madhe).
Idealet teorike dhe praktike të Albinit dhe  VV-së, ishin hapa të sigurtë drejt ribashmimit kombëtar.​
Prandaj, VV-ja, u zgjerua fuqishëm kudo në trojet tona dhe në mërgatën shqiptare. Ndikimi i saj me vrullin e pathyeshëm  përparimtar, për shqiptarët kudo nëpër botë, po ngjallte shpresa të arsyeshme.  VV, luftoi, lufton dhe do të luftojë me forma e mjete paqësore aktive demokratike për të mbrojtur Kosovën nga ricopëtimi  dhe çdo pëllëmbë të trojeve etnike shqiptare.​
Albin Kurti Kryeminister, (tash në detyrë) dhe VV duke shpresuar që, shpëtimi i popullit nuk do të vinte ndryshe, u detyrua të bënte kolaicion me LDK-n.
Shpresat ishin në veçanti tek rinia e saj, në krye me Vjosa Osmanin.​
Për mendimin tim dhe të një pjese të madhe e anëtarësisë së VV-së, por edhe të disa udhëheqësve të saj, kjo qe shpresë e kotë, ne mendonim që, Albini dhe VV bën hap i gabuar. E menduam kështu, jo pse dyshonim në atdhedashurinë e Albinit dhe të VV, por, pikërisht për faktin që, shumë pak besonim që, ky koalicion do të kishte suksese; mendonim kështu, vetëm për faktin; duke i njohur turpet dhe krimet politike të Isës dhe LDK-së, në veçanti të “gardës” së vjetër që ishin dhe janë të zhytur në hajni që nga “koha e kolerës” kur kjo parti iu themelua nga udbash-ët si Jusuf Buxhovi me “në krye” titistët Ibrahim Rugovën, Isë Mustafa & Co. ​
-Prandaj, kjo thyerje kolaicioni, apo më sakt kjo ikje nga rezistenca për ndryshime e Isës & Co të klikës tradhëtare të LDK-së, s´na ka habitur aspak…
-Dua të theksoj këtu një fakt, që është fort me rëndësi: populli i Kosovës, nga dita e 6 Tetorit, 2019 me vetëm për afro 2 muaj e pa si në dritën e diellit që; nëse politikanët përparimtarë si Albini-Vjosa, kanë vullnete të mira dhe vendosmëri të lartë, me një qeveri të pastër, të pa hajnizuar mund të bëhen ndryshime pozitive, gjithashtu, e pa se, kush bëri përpjekje për këto ndryshime pozitive, kush e dha dhe po e jep maksimumin me mendje dhe zemra për ta nxjerë Kosovën nga kolapsi dhe nga greminat ku e patën hedhur për 20 vite me radhë, qarqet reaksionare të brendshme dhe të jashtme dhe kush e pat fundosur dhe po e rikthen drejt fundit; -kjo, veprimtari makthi, të urojmë do të jetë vetëm përkohësisht;- e ritheksoj VETËM PËRKOHËSISHT, populli s´do të përfundojë në ato katrahura të rënda, Republikën e Kosovës,-kjo është LDK-ja, është ajo skilja dhe ujkonja e vjetër në bashkëpunim me partitë simotra, PDK-AAK-NISMA.​
Të shpresojmë që Virusi, “COVID 19” do të ikë së shpejti, në Kosovë patjetër do të ketë zgjedhje të parakohshme: sovrani popull, do ta thotë fjalën e tij. ​
Përpara Albin Kurti Kryeministër! ​
Përpara VV!​

26 Mars, 2020

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...