Thone po mblidhet Kuvendi i Turpit
me i nxan rrugen Vjoses e Kurtit!
Na e nxive jeten Kuvend me Marre,
krejt Kosoves do me i hape varre!

Me 3 Shkurt na u pat ngjalle shpresa,
por s’pendohen tradhetaret qebesa!
Done t’vazhdojne tradhetine e moqme
me ane te gjendjes jashtezakonshme!

Zo cka kane kta “shoket” e Ises,
komunist te flliqte te Tites?!…
Ne cdo hap kta kan ba krim…
Kem pervoje-thone- ne shtetndertim!!!

PAN-hajnia jane que n’kame
Ni burre t’mire kun s’done me e lane!
Fort po i vret samari shpines,
jane msu me ba krime tines!

Kriminelet po i pret denimi,
ndaj tmerrohen prej Albini.
Mos me u myte ne pellg te uj’t,
veq ni shprese e kane te t’hu’jt!

Por i hueji mire e luen topin…,
pa ‘i tradheti s’ja u kepute konopin!
“N’dashi ju me i ike drejtesise,
shtinja minat qeverise!

Masanej edhe nji gja…!
Ju Kosoven pergjyse me e da!
Krejt Veriun me e lane ner shkja!…
Dhe rrezik per ju ma s’ka.”

Keshtu na u ngjall prap Esat Pasha!…
Bashke u bane prap Isa e Hasha
me ja nale Kosoves Diellin,
me terr te zi me ja nxi qiellin!

…Thone Grenelli asht Amerike,
veq me shti ne popull frike!
Na i cane veshet nat e dite,
kete tradheti te re me e shite!

Keshtu gjithmone ka klithe tradhetia:
“…Per dy ore na vret Serbia…!!!”
Vrane, tradhetuen, mashtruen e rrejten!
Tridhete vjet fshehen t’verteten!

Kurre s’u ngopen t’bijt e tradhetise
tue i shite tokat e Shqiptarise,
si Greqise e Maqedonise,
Malit te Zi edhe Serbise!

Por s’dorezohet shqiptari kurre,
deri te vdes ma i mrami burre!
Amanet t’paret na lane,
pa gjak trojet mos me i dhane!

Mos ta hame marren me buke!
Per atedhe synin mi pushke!
Kush a le do te vdes ni dite.
Kurre per jete mos me u korite!