Home / Opinion / Në përballje gjarpëri dhe hardhuca kundër luanit

Në përballje gjarpëri dhe hardhuca kundër luanit

Dedë Preqi

Një përballje jo normale politike po zhvillohet në këto momente të vështira në Kosovë, po sikur gjarpëri dhe hardhuca i shtojnë helm njëri-tjetrit, duke iu vërsulur luanit, i cili qëndron i pozicionuar në realitetin e vet, por mohimi i ekzistencës së tij nga ana e tyre, të cilët janë bërë së bashku, duke u orvatur ndoshta edhe në mënyrë të dhunshme për ta zhdukur nga skena.

Që në fillim të detyrës së tij A.Kurti, si kryeministër i Kosovës, ka pasur kundërshtime të zëshme dhe kundërthënje inatçare nga kualicioni PAN-it, por motivimi dhe vullneti i tij ishte i dyfishtë dhe me një përkushtim të pa mohueshëm ndaj detyrave që ia parashtroi vetës, në çastin kur Kosova, gjindej në rrethana dhe kushte të rënduara politike dhe ekonomike.

Ndërkaq, vullneti i kryeministrit të ri, duke i vënë përballë vetës luftën pa kompromis ndaj keqbërësve të këtij vendi, veqanarisht ndaj atyre që e koltivuan korrupsionin me vite të tëra, duke pasur nuancat e një motivimi të tillë për të zbutur dhe evituar këto elemente në shoqërinë tonë
kosovare, do i duhej jo vetëm një kohë e qeverisjes katërvjeqare, por edhe një kohë shumë të gjatë. Dhe me tërë këtë ngarkim që po e shkakëton koronavirusi, dhe tani vjen porosia e Isa Mustafës në kordinim me Hashim Thaçin, për ta shkarkuar qeverinë Kurti, sepse në çfarëdo lloj forme ta marrim, një skenar i tillë është i gatuar dhe aranzhmuar më herët përmes këtyre dy përsonazheve, por edhe nga partitë tjera opozitare, për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse nuk janë mësuar këta njerëz të durojnë mënyrën e udhëheqjes dhe shembëlltyrën e kryeministrit në fjalë.

Hashim Thaçi në rrolin e gjarpërit, që përmban helm të mjaftueshëm, i cili e ka dëshmuar gadishmërinë e vet edhe më herët për ta helmuar këtë popull, por helmin që ia dhuron Isa Mustafa, në rrolin e hardhucës, po ia shton dozën e helmit këtij populli në këto momente të vështira të jetës, i cili kishte qenë në këtë gjendje vetëm edhe në kohën e luftës. Kjo plasaritje inatçare, jo politike, por poli-komike, në mes njëri-tjetrit, që po bëjnë shaka edhe fëmijët e vegjël, po bëjnë shaka fqinjët, rajoni dhe bota njerëzore, duke e dëshmuar llojin dhe modelin e politikbërjes shqiptare në Kosovë, përmes të cilit nuk do merr kërkush lakmi, vetëm ata që na dëshiruan edhe më herët si të tillë.

Është një diçka e pa imagjueshme, tani kur populli i këtij vendi po përballët nga një armik i fuqishëm, dhe i rrezikshëm, që po e kërcënon edhe botën, ja tani edhe kur në këtë kohë të përvjetorëve po i kujtojmë edhe ditët e vështira të luftës së tmershme dhe bombardimet e NATO-s, ndaj caqeve serbe dhe Serbisë, dhe pas gjitha këtyre sfidave që ka kaluar ky popull, po i shtohet edhe një barrë e rëndë, të cilën duhet ta përballojmë, edhe pse si gjitha të tjerat edhe këtë herë në mënyrë të pa drejtë.

Është turp për gjithë shqiptarët të lejojmë të na shkatërrohet vendi para syve tanë, jo prej armiqëve të huaj, por prej armiqëve të vendit. Është turp të dalim para botës së civilizuar dhe të thëmi se e kemi shtetin tonë, por nuk dimë ta qeverisim. Është turp të thëmi se kemi demokraci, por nuk duam të respektojmë rregullat demokratike. Është turp të thëmi se kemi qeverinë dhe pushtetin, por nuk e duam qeverinë, sepse nuk jemi mësuar ta kemi si të tillë.

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...