Home / Opinion / Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe ujqit e uritur për pasuri e pushtet

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe ujqit e uritur për pasuri e pushtet

LDK e Isa Mustafës për një ministër pleshti është duke ja vënë flakën Kosovës
LDK dhe Isa Mustafa janë duke u bërë për Kosovën më të rrezikshëm se virusi COVID-19
Nga Kur’ani famëlartë mësojmë se Zoti për sprovë njeriut i ka caktuar dy sëmundje të rënda, lakminë për pasuri dhe lakminë për pushtet. Ai person që nuk është në gjendje ti mposhtë këto dy sëmundje është i dëmshëm për njerëzimin.
Lojërat e fundit politike që e kanë kapluar Kosovën janë të kobshme, të tmerrshme dhe shumë të dëmshme.
Kryeministri Albin Kurti ditë më parë e shkarkoi Agim Veliun si ministër të brendshëm të Kosovës për deklaratën e papërgjegjshme dhe të pamatur të këtij ministri.
Për këtë shkarkim LDK e Isa Mustafës reagoi duke kërkuar nga Albin Kurti që ta tërheq këtë shkarkim, që ta heqën tërësisht taksën ndaj mallrave serbe dhe që ti kërkojë falje LDK-së.
Pasi që kryeministri Albin Kurti nuk i përfilli këto kërkesa LDK e Isa Mustafës u takua me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duke siguruar 46 vota, dhe më 20 mars 2020 LDK i dorëzoi parlamentit të Kosovës mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Të gjithë ata që kërkojnë ta heqin Albin Kurtin nga posti i kryeministrit, nuk janë gjë tjetër veçse armiq kundër Kosovës.
Albin Kurti me pastërtinë e tij shpirtërore dhe pasurore paraqet dëshmi dhe shpresë për Kosovën.
Populli i shumëvuajtur i Kosovës i provoi mbi shpinë pushtetarët dhe qeveritarët e derisotëm të Kosovës.
Dioptria ndaj pasurimit të paligjshëm dhe korruptiv të Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Fatmir Limajt,Ramush Haradinajt dhe Kadri Veselit, flet më së miri se ata gjithnjë janë përpjekur për të zënë poste udhëheqëse dhe për tu pasuruar në mënyrë të korruptuar.
Këta udhëheqës të derisotëm si ushujëza gjakpirëse dhe ujq të urritur që e lanë kockë e lëkurë Kosovën gjatë udhëheqjes së tyre, duhet sa më shpejt të shporren nga skena politike e Kosovës.
Në mbrojtje të Albin Kurtit duhet të vihet tërë populli i Kosovës sepse duke e mbrojtur Albin Kurtin e hapin rrugën për të drejtën dhe prosperitetin e Kosovës.
Albin Kurti kryeministër me propozimin për heqjen graduale të taksës ndaj mallrave të Serbisë, dëshmoi konstruktivitet dhe maturi të zgjuar, sepse Serbia është armiku shekullor i shqiptarëve dhe se asaj nuk mund ti zihet besë.
SHBA-të janë të bindura në sinqeritetin dhe besnikërinë e shqiptarëve ndaj popullit amerikan.
SHBA-të sinqeritetin e tyre ndaj shqipatërve do ta dëshmojnë me aktualitetin në Kosovë dhe me bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë SHBA-të nuk u kanë ndihmuar shqiptarëve aqë sa duhet dhe sa kanë patur mundësi.
SHBA-të edhe pse kishin mundësi, as nuk u përpoqën ta lirojnë nga burgjet e Serbisë Ukshin Hotin, intelektualin mbarëshqiptar për demokraci, ose sëpaku ta zbardhin fatin e tij në këto 20 vite të kaluara.
SHBA-të lejuan që ushtria dhe policia e Serbisë të kryejnë sulmin ndaj kullave të Jasharajve në Prekaz.
Në një luftë të pabarabartë ushtria dhe policia e Serbisë vrau më shumë se 50 anëtarë të familjes Jashari në mesin e tyre edhe gra, pleq e fëmijë. Për këtë heroizëm të këtyre martirëve të rënë sot është ngritur një qendër memoriale e cila vizitohet çdo ditë për të nderuar dhe përkujtuar heroizmin e Jasharajve.
SHBA-të lejuan që gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99 të vriten dhe masakrohen më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, mes tyre gra pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
SHBA-të lejuan dhunimin shtazarak që e kryen ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë ndaj 20 mijë femrave shqiptare.
SHBA-të lejuan që Serbia ta bëjë shkrumb e hi tërë Kosovën.
SHBA-të edhe pas 20 viteve nga çlirimi i Kosovës nuk e detyruan Serbinë ta zbardhën fatin e 1650 shqiptarëve të rrëmbyer të të gjitha moshave e gjinive.
SHBA-të edhe sot e kësaj dite nuk arritën ta detyrojnë Serbinë që t’i zbulojë dhe ti nxjerrin para drejtësisë kriminelët serbë që i vranë në mënyrë mizore vëllezërit Bytyqi shtetas të SHBA-ve.
Shqiptarët nuk shkuan në Serbi që t’i vrasin serbët, por ishin serbët ata që erdhën në Kosovë të kryejnë vrasje dhe masakra.
SHBA-të lejuan dhe imponuan themelimin e Gjykatës së Hagës në Kosovë për krimet e luftës, dhe janë duke ndjekur dhe i intervistuar ushtarët UÇK-së, të cilët mbronin pragun e shtëpisë dhe nderin e familjeve të tyre.
SHBA-të nuk ia imponuan dhe nuk e detyruan Serbinë që të themelojë Gjykatën e Hagës për krimet e luftës, duke lejuar që kriminelët serbë të shëtisin të lirë nëpër Serbi dhe të mos vihen para drejtësisë.
SHBA-të deri më sot nuk i kanë vënë asnjë kusht Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.
Historia na ka mësuar se njerëzit e papërgjegjshëm, mizorë dhe katila, fundin e jetës së tyre e kanë patur zi e më zi.
22 mars 2020

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...