Home / Të ndryshme / AUTORITARËT (BAJRAKTARËT) PARTIAKË,  ​ AKUZOJNË TË TJERËT SE JANË TË TILLË,  ​ PËR TË FSHEHUR BAJRAKTARIZMIN E TYRE! ​

AUTORITARËT (BAJRAKTARËT) PARTIAKË,  ​ AKUZOJNË TË TJERËT SE JANË TË TILLË,  ​ PËR TË FSHEHUR BAJRAKTARIZMIN E TYRE! ​

Shkruan: Fadil SHYTI
( ​RIBOTIM)
 Disa drejtues partie apo pushteti, në mungesë të idealeve solide, përkushtimit dhe aftësive, nuk e arrijnë dot autoritetin e duhur e të nevojshëm, ndaj e zëvendësojnë atë me autoritarizëm fallc, ose bajraktarizëm. Dhe përpara se të kritikohen nga shokët për këtë transformim, nisin akuzat për autoritarizëm e bajraktarizëm ndaj shokëve të tjerë, gjer tek drejtuesi kryesor i partisë apo pushtetit, sipas motos “sulmo të tjerët, përpara se të të sulmojnë” për këtë dobësi të madhe borgjeze e reaksionare. Kjo i ngjan veprimit të maces që, me nder lexuesit, pasi e hedh pisllëkun, mundohet ta fshehë, gjegjësisht mbulojë . . . ​
Në vitet 70-të të shekullit që kaluam, nëpërmjet valëve të Radios apo Televizionit të Tiranës, e pata dëgjuar veprën e Enver Hoxhës “Kur lindi Partia”. Aty ishin botuar kujtimet, qëndrimet, veprimtaria ilegale e udhëheqësve të PKSH gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, por edhe e disa viteve pas sa,  gjer në vitet 50-të. Në ato vite unë si shumë shqiptarë të tjerë të Kosovës shqiptare, Radio Tiranën e dëgjonim ilegalisht, sepse ishim nën robërinë serbe. Si student që isha, sapo fillonin lajmet e Radio Tiranës, shkëputesha nga shokët,  familja apo nga fqinjtë, për t’i dëgjuar fshehtas lajmet në fjalë, që ishin flakadan për shiprtin tonë liridashës.  ​
Megjithëse kanë kaluar 40 vite nga ajo kohë, më ka mbetur në kujtesë akuza e njërit prej drejtuesve të PKSH e të shtetit shqiptar ndaj udhëheqësve kryesor dhe konkretisht ndaj Enver Hoxhës. Është fjala për Nako Spiron, i cili atëbotë ishte ministër i Ekonomisë në qeverinë shqiptare që kishte Kryeministër Enver Hoxhën. Nako Spiro, jo vetëm ishte molepsur nga autoriteti fallco, alias bajraktarizmi, por si deviator e revisionist i vijës së partisë, duke vepruar prapa kurrizit të Enver Hoxhës dhe PKSH (PPSH), merr mundimin e turpshëm dhe i shkruan letër  të gjatë armikut të kombit shqiptar, Titos, ku akuzon Partinë e tij dhe Udhëheqësin e saj Enver Hoxhën. Midis të tjerave, ai i shkruan Titos se : “”Enveri, nuk konsultohet me shokët dhe shoqet e partisë për asgjë! Ai, dëshiron që ne të gjithë të jemi para tij të vegjël, sa kokrrat e melit”, e të tjera shpifje kësisoj. Në përgjigje të këtij veprimi të Nako Spirut, Enver Hoxha midis të tjerave do të thoshte: “ Nakoja, si ekonomist ishte shumë i zoti. Mirëpo shokun tonë, dinakun e partisë, Nakon, e paska penguar shumë “autoritarizmi” i Enver Hoxhës”!!! ​
. . . Shqipëria, e sapo dalë  nga LANÇ-re ishte një vend  ku  90% e popullit nuk dinte shkrim e këndim; kur malarja po bënte kërdinë; atdheu duhet të mëkëmbej nga shkatërrimet e luftës; gjendja ekonomike ishte tejet e rënduar; Shqipëria, po fillonte nga e para, si të themi, nga zeroja me xhufkë!  ​
               Situata politike dhe ushtarake nuk qe aspak stabile. Sulmeve të egra të intervencionistëve grekë në jug, (1947-49) po i bashkoheshin ato italiane, organizatat politike kriminale, “Balli Kombëtar”, “Legaliteti” e të tjera bishtalecka të huaja si ato, që kapitulluan duke ikur kah sytë këmbët me turpe, ishin bashkëpunëtorë të nazi-fashizmit. Ata jashtë vendit kishin krijuar çetat e tyre kriminale të cilat i kishin vënë në shërbime të huaja agjenturore imperialiste, nga bazhibozukët e Gjonmarkajve dhe  organizata të tjera  kriminale. “Komiteti i Maleve” kishte përgatitur plane të errëta, të cilat filluan t´i zbatonin,  duke vrarë jo vetëm komunistë në udhëheqje të lartë të PPSH, por dhe njerëz të thjeshtë e të pafajshëm. Kujtoj këtu, mësuesen e parë në malësitë tona, Dilicën, e njohur si “Cuca e Maleve”; mësuesin e orëve të para të arsimit, Ndrec Ndue Gjokën, i cili hapi 50 shkolla në malësitë tona, prandaj mori titullin e nderit, “Mësues i Popullit”, titulli mē i lartë në Shqipërinë Socialiste; komunistin dhe luftëtarin anti-fashist, Bardhok Bibën, drejtuesi kryesor i partisë dhe pushtetit popullor në Mirditë, zgjedhur nga populli deputet i Kuvendit Popullor; katër heroinat mirditore: heroinat Marta Tarazhi, Prena Tarazhi, Shkurte Cara dhe Mrikë Loka,  oficerin e sigurimit, Heroin e Popullit Pal Mëlyshi, komunistin e thjeshtë dhe Këshilltarin, Zef Bruçi, e dhjetëra e qindra të tjerë, kudo në Shqipëri.  ​
(https://ëëë.radiokosovaelire.com/astrit-cipini-rrefehen-kriminelet-vrasesit-e-ndrec-ndue-gjokës-bardhok-bibës/  ​
                Në këto vite, Titoja po i mprehte dhëmbët e ujkut “me këmbët me miell”.  Ai xhelat, nuk u mjaftua me pushtimin e Kosovës dhe të Viseve të tjera shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi, por në bashkëpunim me shovinistët grekë, po përgatitej të fuste RPSH, nën “ombrellën” e shtetit jugosllav, në një republikë të 7 jugosllave, apo më saktë, tërë kombin shqiptar në kthetrat e regjimit të tij kriminal. ​
                Duke i parë këto lëvizje të pista reaksionare, të udhëheqjes jugosllave të klikës Tito-Rankoviç, vigjilenca e shokut Enver Hoxha dhe e PPSH-së, ua theu turinjtë si mos më keq, duke i demaskuar bandën e tyre si revizionistë, pushtues dhe armiq të popullit shqiptar, jo komunistë por armiq të m-l dhe të klasës punëtore jugosllave, shqiptare dhe botërore. Prandaj, ishte krejt e natyrshme që marrëdhëniet me Titon dhe klikën e tij, në vitin 1948 morën rrugë të papajtueshme dhe tejet të acaruar.  ​
               Tash, po i kthehem letrës nën rrogoz të Nako Spiros:  ​
Kur debatet e ashpra, midis udhëheqjes shqiptare u thelluan,  Titoja si një dinak dhe kriminel me damkë që ishte, aspak nuk ngurroi që, këtë letër t´ia dërgonte ish- ambasadorit të tij në Tiranë, Josip Gjergja. Ky, pastaj një ditë, kur  ishte në një takim me Enver Hoxhën, ia ofron këtë letër armiqësore të Nakos ndaj shokut Enver dhe PKSH-së ​
Dihet që, Nako Spiro, jo vetëm për çështje të asaj letre, me elemente të turpshme dinakërie dhe tradhëtie, por, edhe për gjëra të tjera që tashmë dihen në historinë e tij personale dhe jo vetëm personale, u tregua njeri i pakurriz, dhe i dobët, përballë vështirësive të jetës politike dhe jo politike, duke i dhënë fund jetës me vetëvrasje. ​
-Duke u hedhur në ditët e sotme,  nuk dua aspak të pretendoj që, 12 ish-shokët dhe ish-shoqet tona në VV, të ndihen aq keq të rënduar shpirtërisht dhe nga gjendja e krijuar në VV, (bile, besoj që aspak nuk ndihen) për faktin që, vetë e kanë zier dhe gatuar këtë gjellë turpi dhe helmi, brenda dhe jashtë VV.  Mirëpo, pretendimi im qëndron në faktin që:  Albini, aspak nuk ishte, as nuk është fajtor për ikjet e këtyre ish-shokëve e ish-shoqeve në grupe “të pavarura”, apo në parti të tjera, në poste që, tashmë po i lakmojnë apo që, pritet t´i fitojnë. Njëkohësisht bashkë me turpet e tyre, gjithnjë sipas motos demon-kratike, si paraardhësit apo paraardhëset e tyre ikës dhe ikëse, shkojnë andej, si degët e brishta të shelgjeve, andej kah mund të jenë përfitimet material; andej  kah të të fryjë e të të rrëmbejë era, pavarësisht se Kosovës së Shqipërisë, po i trokasin fatkqësi të mëdha rreth kufijve dhe tek dera . . . ​
Albini, kishte dhe ka për të bërë shumë punë të devotshme, në shërbim të Atmëmëdheut dhe lirisë. Albini, nuk ka kohë, (ndonëse, ka aftësi) të merret gjatë me elementë jo seriozë dhe jo serioze, tekanjozë dhe tekanjoze, ambiciozë dhe ambicioze, që dolën nga organizata atdhetare, politike,VV, për të cilën ka dhënë aq shumë djersë dhe gjak.
Albini dhe VV janë në rrugë të drejtë dhe do të fitojnë! ​
Kosova e Shqipërisë, do të fitojë vetëm me bijtë e bijat e tyre atdhetarë dhe atdhetare, besnikë dhe besnike të denja, të idesë revolucionare të parimit të VETËVENDOSJES, për të çuar përpara dhe vetëm përpara çështjen tonë Kombëtare. ​
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut ! ​
Poshtë armiqtë e popullit shqiptar ! ​
Poshtë tradhëtarët e vendit të shqiponjave ​

Shkruar para dy vitesh, më 17 Mars, 2018

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...