Home / Opinion / A DUROHET KËSHTU?

A DUROHET KËSHTU?

Fotografia e Arflet Selmani

Është i trishtueshëm fakti të shikosh dhe të mendosh, sesi me tokat tona shqiptare u bënë aq shumë pazare, dhe u krijuan disa shtete tjera ndërsa ne mbetëm kështu si jemi.!
Nëse thellohemi në studimet e shumë autorëve të hauj dhe atyre vendas; do të kuptojmë që Greqia e sotme dikur ishte Shqipëria e Jugut dhe popullsia e saj ishte shqiptare.

J.Theodore Bent, “The Cyclades, Life among the insular greeks, Western Andros and its antiquites,London 1885, f.291, kishte shkruajtur se; NE JEMI EDHE NJË HERË NË TOKËN E ANTIKITETIT DHE PËR MË TEPËR NE JEMI NË TOKËN E SHQIPTARËVE DHE JO TË GREKËVE!!

E sa e sa goditje të tjera dhe halle të rënda ka bartur mbi supe populli ynë, dhe në vend që të na kërkojnë falje dhe t’i korrigjojnë gabimet e tyre të turpshme ndaj nesh, ata përsëri na vërsulen dhe nuk ngopen.?!!!

Ka 100 vite që shqiptarët në të ashtuquajturën Greqi, po i rezitojnë shtypjes, dhunës, nëpërkëmbjes, vetëm që të mbeten ata që ishin dhe ku ishin me shekuj. Por jo vetëm në Greqi, por në të gjitha viset shqiptare ku sot mbahen padrejtësisht nën udhëheqjen e të haujve!
Ne, na detyrojnë të heshtim përpara kërkesave tona natyrale dhe shumë të drejta.
Pikërisht për ne shqiptarët është shumë pak e njohur fjala “drejtësi”, sepse shumë rrallë kemi qenë pjesë e saj, dhe rrallë na kanë trajtuar sipas saj! Ndërsa me padrejtësinë, kemi jetuar së toku dhe ia dim çmimin mirë bile!!

Por, edhe ne duhet ta kërkojmë deri në pikën e fundit hisen tonë, dhe nuk duhet të heshtim më.
Heshtja gjithmonë ka qenë ndëshkim për ne, dhe favor për armiqtë tanë.!
(A.S)

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...