Mr. sc. Metush Zenuni

 

Janari i vitit 1998, solli me vete kumtin e fundit të paqes së rrejshme në Kosovë. Qasja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj zgjidhjes së çështjes së Kosovës, ndërtohej mbi qëndrimin e njohur siç ishte mospranimi i gjendjes status-quo dhe kundërshtimi i aspiratave të shqiptarëve për pavarësi. Mbi këtë bazë, gjatë vitit 1998, Grupi i Kontaktit dhe qendrat tjera ndërkombëtare të vendosjes përmes diplomacisë së ashtuquajtur lëvizëse, do të udhëtonin sa në Beograd e sa në Prishtinë për të gjetur një zgjidhje politike për Kosovën, përmes negociatave. Robert Geldbard në një nga takimet e tij më 23.02.1998, me Kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova në Prishtinë, publikisht e akuzoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa kërkonte forcimin e lidershipit politik të moderuar në krye me Ibrahim Rugovën dhe pranimin për mbajtjen e zgjedhjeve Parlamentare më 22 mars, të cilat do të përshpejtojnë shpërthimin e luftës në Kosovë. Ky veprim i diplomatit amerikan, skajshmërisht akuzues për UÇK-në, në të vërtet i dha forcë shtytëse në aspektin politik LDK-së, ndërsa në aspektin ushtarak e trimëroi Sllobodan Millosheviqin, për të marrë një ofensivë për zhbërjen e UÇK-së.Natën e 4 dhe 5 marsit 1998, forca të mëdha policore e ushtarake e kishin rrethuar Prekazin dhe lagjen e Jasharajve. Ndonëse skajshmërisht të pabarabart, pas tri ditë e tri net luftimesh e rezistence të armatosur ranë heroikisht komandanti Adem Jashari dhe 55 dëshmorë të lirisë. Lufta heroike e Jasharajve pushtoi të gjitha mediat dhe vuri në lëvizje politikën botërore. Më 9 mars Grupi i Kontaktit miratoi një deklaratë për Kosovën e cila denonte Beogradin dhe e paralajmëronte se do të merren masa shtrënguese nga tyre. Pas ngjarjes së Prekazit, në një takim me Kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në Beograd, Robert Gillbard i kishte thënë atij se ,, duke sulmuar popullsinë civile, në përpjekjet e tij për ta eleminuar UÇK-në, ai në të vërtetë po shëndrrohej në agjentin e UÇK-se për rekrutim“.“, ndërsa Kryetari i Kosovës, deklaronte se ,, Në Kosovë nuk mund të ketë luftë normale, por mund të ketë vetëm masakër. Serbët për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve. Edhe pse në Drenicë ishte gjendje lufte dhe vriteshin shqiptarët, LDK, e përkrahur edhe nga bashkësia ndërkombëtare, më 22 mars 1998 mbajti zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Kosovë, ndërsa të nesërmen më 23 mars në Prishtinë nga grupi 3+3 në mes palës serbe dhe asaj të Kosovës, nënshkruhet aneksi për normalizimin e arsimit shqip në Kosovë.
Më 15 maj 1998, Ibrahim Rugova, takohet me Sllobodan Millosheviqin në Beograd. Për këtë vendim sensacional dhe të pabesueshëm të Rugovës nuk kishte ditur as G-15, të cilët u informuan nga mediat perëndimore. Po atë ditë derisa po mbahej takimi Millosheviq – Rugova në Beograd, forcat serbe në Kosovë kishin ndërmarrë një operacion të gjerë luftarak dhe me këtë rast vranë e masakruan dhjetra shqiptarë të pafajshëm. Delegacioni shqipëtar kishte kërkuar nga Millosheviqi mundësinë e krijimit të Republikës së Kosovës si një nga tri njësitë e Jugosllavisë së mbetur, përkatësisht që ,, Kosova të jetë Republikë në një Konfederatë Jugosllave” Politika pacifiste e disa subjekteve politike shqiptare në Kosovë, e cila udhëhiqej nga Ibrahim Rugova, LDK, Mark Krasniqi, PSHDK dhe Gjergj Dedaj PLK, bënin propagandë kundër luftëtarëve të lirisë. Ata ishin strukur ne zyrat e tyre në Prishtinë dhe ftonin popullin që të mos i bashkohet UÇK-së, sepse, sipas tyre këta janë marksistë – leninist, enveristë dhe dorë e zgjatur e Serbisë, prandaj rrjedhimisht janë edhe kundër Kosovës dhe intersave të saj.
Mr.sc. Metush Zenuni.

Fotografia e Metë Dura
Fotografia e Metë Dura
Fotografia e Metë Dura
Fotografia e Metë Dura
Fotografia e Metë Dura