Home / Opinion / TË VETËDËNUARIT E “KOMBIT “KOSOVARË” NUK PO DENJOJNË LIRINË TA THELLOJNË AS TA ZGJEROJNË VALLË NUK PO DINË  APO NUK PO GUXOJNË?!​

TË VETËDËNUARIT E “KOMBIT “KOSOVARË” NUK PO DENJOJNË LIRINË TA THELLOJNË AS TA ZGJEROJNË VALLË NUK PO DINË  APO NUK PO GUXOJNË?!​

Shkruan: Fadil Shyti
Shpirtëra të mjerë anemikë, mendje-shtypurit tragjikomikë?!
 “Shqiptarë dhe shqiptare”,-politikanë dhe analistë politikë trutharë, politikane dhe analiste politike truthare, mbetën me trutë e ndryshkura,-siç ishin në kohërat e errëta të robërisë,-zuzarë dhe zuzare)​.
(Mendime të thelluara)​
Dikur jugosllaviqët heretikët,-shkijët aparatqikët, “kosovarë” trutharë dhe jugosllaviqet-heretiket truthare, aparatqiket “kosovare”; zhurmonin, ulëronin marrëzisht e puthnin Tito Shkjaun, ngrohtësisht, qanin nga mallëngjimet në gjoksin e tij prej revizionist-fashisti i mbuluar me dekorata shkinishte,-e shtrëngonin me dashuri, derisa ia zinin  frymën e qelbur, përkundër faktit tragjik që, ai xhelat kishte vrarë hiç më pak se 49.500 shqiptarë dhe shqiptare dhe mijëra të tjerë i kishte degdisur burgjeve serbo-jugosllave, pra, këta shkretanë dhe shkretane me apo pa dije, nga frika apo nga lakmitë; me mendjet mjegullnajash dhe mendjet vesash, të pabesë dhe të pabesash,-harronin gjithë tmerret që ua kishte bërë krajli Tito dhe LKJ-ja, kriminale me UDB-n dhe OZN-an, gjakatare breznive shqiptare për më tepër se 40 vite; bile kur i vizitonte me “Kali të bardhë” i gëzoheshin dhe këngë i këndonin, “Kalit të Zi të Trojës,-Tito.​
-Betoheshin para tij, shkonin gjer në Beograd spiunonin për atdhetarë e atdhetare;-njëkohësisht trumbetonin se, nuk jetohet pa Jugosllavinë dhe  shkruanin himnizime paqësore, në paqen e përgjakur mizore;-bile përpiqeshin dhe kot merrnin mundimet të na bindin edhe neve forcat e zemrave dhe krahëve atdhetare; të mendojmë dhe të besojmë, ashtu siç besonin marrëzisht,-të mendojmë dhe të besojmë,-kujtonin?!… ​
Dhe, këngët e turpeve, sjelljet e përuljeve vazhduan edhe kur topat gjëmuan;-madje aspak nuk u turpëruan të putheshin, të zgërdhiheshin në Beograd, para xhelatit tjetër të kombit tonë, Sllobodan Millosheviqit, kur vinte në vizita që nga Fushë Kosova, Gazimestani e gjer në Beograd; dashuriçkat e “vëllazërim bashkimit” të xhelatit me viktima rrënueshëm-gëzueshëm i vazhduan.​
Tani, janë po ata pakurrizorë dhe pjella e tyre politike horrë dhe të gjorë, që pa menduar gjatë po betohen në euro-atlantikët, qofshin miq apo armiq, pa e peshuar aspak kush ishin, apo kush janë; njëzëri si në kor kukuvajkash ulërasin: ​
“Na çliruan ndërkombëtarët”?!​
Madje, asnjëherë nuk i kujtojnë,-as ndihmat vëllazërore të Shqipërisë Nënë, që na e dha Abetaren, Pushkën dhe Flamurin Kuqezi;-siç thotë populli ynë na e dha bujarinë dhe mbrojtjen nderin: bukën, kripën trimërinë dhe barotin.​
 Jo! Sa të pacipë që ishin dhe janë: bukëshkalët dhe bukëshkalat, nuk e kujtojnë paraprakisht, as gjakun e derdhur të Adem Jasharit dhe të çlirimtarëve të UÇK-së, Heroike.​
O sa mjerueshëm, gjithnjë betohen në ndërkombëtarët?!​
Shiheni! ​
Edhe dreqin e zi, nga frika, o për lakmi, ​
E kanë dashur dhe po e duan,​
-Vetëm njëri-tjetrin…​
Dhe, në veçanti,-këto 30-vite,​
Në demone-kraci,-nuk po e duan,​
Fatkeqet dhe fatkeqët, ​
Kryeneqet dhe kryeneqët:​
“Shqiptaret dhe shqiptarët”! ​
Atdhetarët dhe atdhetaret, po i urrejnë aq mohueshëm, tmerrsisht dhe aq shumë paturpsisht!​
Dëgjoni! ​
Vallë, çfarë po dëgjoni, veshëve a po ju besoni?!​
Më shumë po po zhurmojnë, sa s´ka, zi e më zi, për Enverin, për Partinë e Punës dhe Nënën Shqipëri,-sesa, kundër të keqit Tito Matufit Faqezi dhe kundër gjakpirëses, Serbo Jugosllavi?!!! ​
-Poashtu, këto fundërrina në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe  gjetkë në trojet tona që i besojnë vetëm fatit, sot më shumë po zhurmojnë kundër Tiranës,-sesa kundër Beogradit.​
-Veç tjerash, ky dështim-kapitullim psiqik-mendor, ky shpirtëtrazim i thyer horror, është dështim mizor i pakontrolluar;-megjithatë, mendoj se i ka burimet e pista; mbi këto plevica mbeturinash të huaja; kontrolle ushtrojnë mediet e çoroditura borgjeze reaksionare dhe politkat e babëzitura;-këto turma, që me, apo pa vetëdije po e bëjnë punën reaksionare anti-kombëtare të Kolonës së Pestë; mbi të gjitha janë mashtrues, ideologjikë-satanikë,-si duket këto turma amorfe borgjeze reaksionare dhe llume,-siemeze devijatore proletare, ende nuk janë vetëdijësuar kombëtarisht, nuk janë të ditur, të zgjuar, të ngritur politikisht, nuk janë të përgaditur,-apo, ende s´kanë guxim dhe besim në vetëvete; për të marshuar vendosmërisht, heroikisht në betejat e reja, për t´i përballuar, format e luftës speciale moderne-ndërkombëtare; që, as këtë copëz të vogël lirie shqiptarie, nuk janë në gjendje për ta realizuar, për ta rritur dhe gëzuar!…​
Populli ynë me një fjalë të urtë thotë: “Mikut i takon nderi, pritja tek oxhaku,-por jo në kullë t´i jepet bajraku”! ​
E tmerrshme!…​
E vrershme!…​
-Dje  as sot, s´ kishin as s´po kanë besim të marrin guximin dhe përgjegjësitë  të drejtojnë shtetin me aftësitë e veta, në forcat e veta njerëzore dhe materiale,-përjashto këtu, individë dhe dhe ca forca politike përparimtare. ​
Miqtë e sinqertë ndërkombëtarë, ishin dhe janë të duhur në çdo kohë dhe sistem politik,-por jo të shkohet gjer në atë përmasë turpi servilizmi që, vetëm atyre t´u bëhen lutjet dhe t´u lejohet të vendosin për gjithçka që mund të bëhet prej nesh dhe të ndodhë me suksese rreth nesh: të vendosin për të sotmen dhe të nesërmen tonë gjithëkombëtare dhe shtetërore.​
Vallë, si mund të ecim kështu përpara, si komb dhe si shtet shqiptar,-me këto shushunja, që kanë  instikte dhe “verdikte” jo njerëzore, ishin dhe janë servilë dhe servile të shkreta,-apo idhshëm me ´ta,-pandalshëm na dënoi jeta?!…​
-Prandaj, pa dallim ideje, feje dhe krahine, kush vuan nga kjo sëmurje-inferioriteti, sëmurje makthi nga frikëra artificiale, prej kalave të humnerave të tmerrshme, sipas tyre të pa kapërcyera që, faktikisht s´ishin, as janë të tilla, ishin dhe janë veç shtigje dhe ura jetësore të kalueshme, të kapërcyeshme; natyrisht jo pa vështirësi, jo pa rreziqe dhe bllokada,-më mirë është të heshtin, le t´ia krisin gjumit, të futen “kalave të tyre të fildishta”, mos t´ua zënë rrugën atyre që gjatë historisë kanë çarë përpara si luanët dhe luaneshat me trimëri dhe dituri, kurdoherë në shërbime të popullit dhe atdheut. Në të kundërtën e meritojnë mohimin dhe përbuzjen tonë;  si frikacakët dhe frikacaket, si dezertorët dhe dezertoret e mendimit dhe të veprimit të lirë, ne kemi synime të vërteta kah liria, barazia dhe drejtësia, këto vlera të larta që na kanë takuar dhe na takojnë si komb dhe si shtet shqiptar.​
Përpara Shqipëri Etnike!​

5 Mars, 2020

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...