Home / Të ndryshme / TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SË QERIM KELMENDIT

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES SË QERIM KELMENDIT

Ne, ish-vullnetarët nga Republika e Shqipërisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ndjemë shumë pezmatues kur dëgjuam lajmin kob për vrasjen e luftëtarit të orëve të para i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Po të kemi parasysh propagandën shumëvjeçare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj, jo vetëm gjatë luftës por edhe pas saj, e intensifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme këta 2-3 vitet e fundit nga më shumë se 6-7 media të përditshme në Kosovë, si dhe aktivitetin luftarak gjatë luftës të Qerim Kelmendit dhe gjithë familjes së tij, por dhe luftën e përditshme të Qerimit e të Ibrahimit kundër propagandës anti-UÇK në mbrojtje të vlerave të kësaj Ushtrie Çlirintare, natyrisht që kjo vrasje në pritë, njësoj si dikur u vra shoku i ngushtë e bashkëluftëtari tjetër i tij i asaj Logjistike, Ilir Konushevci, nuk përbën për ne diçka të papritur. E gjithë ajo propagandë kundër UCK-së dhe veçanërisht kundër Qerim e Ibrahim Kelmendit, thuajse e ngjashme nga të dy krahët politikë në Kosovë, pa tjetër që do të çonte në një krim të tillë makabër. Për fatin tonë të keq tradhtarët dhe mosmirënjohësit i kemi me bollëk. Kjo është thjesht një vrasje politike dhe, në politikë nuk ka kurrë ngjarje të rastit; kjo vrasje ka qenë menduar e studiuar me kohë, njësoj si vrasja e Ilir Konishevcit. A thua të jenë të njëjtët urdhërdhënës për këta dy furnizuesit kryesorë me armatim të UÇK-së prej Shqipërie, bazuar në ngjashmërinë e metodës së vrasjes të këtij njësiti?
I shprehim familjes së Qerim Kelemdit ngushëllimet tona të thella me shpresën se ndoshta një ditë kriminelët e pritës dhe urdhërdhënësit e tyre do të dalin para drejtësisë.
Për Kryesinë e Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë” , pjestarë të formacioneve të UÇK-së

Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi)

Tiranë, 27 shkurt 2020

Fotografia e Ibrahim Kelmendi

Falënderime Bashkëluftetari nga Labëria, Mikut Dilaver – ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ngushëllime edhe Ty dhe gjithë bashkëluftetarëve nga Shqipëria londineze.
Respekte!

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...