Home / Opinion / Qëndrim i Kryeministrit Albin Kurti në mbledhejen e Minyhit!

Qëndrim i Kryeministrit Albin Kurti në mbledhejen e Minyhit!

 

 

Billedresultat for dilaver goxhaj foto

Nga Dilaver Goxhaj

Tiranë, 15 02 2020

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, shpalli sot arritjen e disa marrëveshjeve të reja mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij këto u bënë të mundura falë direktivave të presidentit. Të premten në Mynih, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, morën pjesën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat,Mirëpo kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpallur se këto marrëveshje janë nul. Arsyeja është fare e qartë: ato nuk kanë firmën e qeverisë legjitime të Kosovës.
Shkruan Kurti:
Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.
Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit uvropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.
Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e leverdishme sesa ajo për Merdare.
Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet
Nuk ka pra asgjë kundër ShBA-ve dhe perëndimit. Thjesht marrëveshjet negociohen  nga qeveria dhe jo nga të tjerë. Mbulimi retorik se pas marrëveshjeve janë amerikanët nuk mund të shërbejë për asgjë të dobishme qoftë politikisht, qoftë për dialogun.
Parimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozon për dialogun me Serbinë:
Së pari: s’ka marrëveshje pa dialog.
Së dyti: s’ka dialog me harta.
Së treti: s’ka harta kur janë rrotull presidentët.
Në këtë mënyrë ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiq, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra, se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijëve të Kosovës dhe Serbisë.
Veç kësaj, ai la të kuptohet se 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk u nevojitet një mini-shengen, pasi ende nuk janë në atë fazë të zhvillimit ekonomik e institucional. Në vend të mini-shengenit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një mini-Marshall-plan.
Sa i përket Serbisë, kryeministri Kurti përcolli mesazhin se vendet që e ndihmuan Kosovën të çlirohej nga Serbia, duhet të ndihmojnë edhe Serbinë të vetëçlirohet nga Kosova. Kosova është kurth për Serbinë, politikanët e atjeshëm e përdorin këtë kurth për të mbuluar keqqeverisjen e tyre.

Ndër të tjera, Kryeministri Kurti propozoi që në vend të “Mini-Shengenit” ballkanik, Bashkimi Evropian të implementoj një “Mini Marshall Plan”. “Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”,i propozuar nga Sekretari i Shtetit George Marshall në vitin 1947, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kryeministri Kurti mbrëmë në Mynih të Gjermanisë.
“Planin Marshall” e kishte Presidenti amerikan Harry Truman nënshkroi “Planin Marshall” më 3 prill 1948, dhe ndihma financiare ishte shpërndarë tek 16 shtete evropiane, duke përfshirë Britaninë, Francën, Belgjikën, Holandën, Gjermaninë Perëndimore dhe Norvegjinë. Ky plan kishte ofruar më shumë se 13 miliardë dollarë ndihma për shtetet e Evropës të cilat kanë qenë të shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore. Pas përfundimit të planit në vitin 1951, të gjitha shtetet të cilat kishin përfituar nga “Plani Marshall”, kishin shënuar rritje të konsiderueshme ekonomike. Për këtë arsye ky plan ishte konsideruar i suksesshëm.
“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sa më shpejtë që çliroheni nga Kosova, aq më mirë për të dy vendet do të jetë”, tha Kurti
Një analist politik serb, ka komentuar zhvillimet politike të javës së kaluar Kosovë-Serbi, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS1.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë, Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së, Ndërkombëtarët nuk kan fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tijë është i shpejt sikur kompjuteri, intelegjenca e tijë e ngritur në kulminacion, mban në mend shum shifra dhe data, shum i rënd për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më i kompletuari të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjindet dhe ndëgjon përballë tijë në tavolinë”, ka thënë analisti politik nga Beogradi.
“Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...