Home / Të ndryshme / PSE AKUZOHET ALBINI PËR MOSPAJTIMIN NDAJ “FLAMURIT LARA-LARA” KUR E MBROJTI DHE PO E MBRONË FLAMURIN KUQEZI?!​

PSE AKUZOHET ALBINI PËR MOSPAJTIMIN NDAJ “FLAMURIT LARA-LARA” KUR E MBROJTI DHE PO E MBRONË FLAMURIN KUQEZI?!​

Mevi BABAJ
…Më dat. 3 Shkurt, 2020 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u arrit me sukses formimi i qeverisë, “Kurti”.​
Në kohën kur Albini në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e paraqiti në pika të shkurtëra programin e qeverisë, së VV-s në koalicon me LDK-n, opozita PDK-AAK dhe Nisma, përveç faktit që, nuk e votuan qeverinë e re, “Kurti”, nuk u kursyen me akuzat, ndaj Albinit dhe VV; për më keq s´kishin ku të shkonin e çfarë të thoshin; bile “habitë” fakti që, për të mos thënë aspak, shumë pak e akuzuan Isën, as LDK-n, ish-ortaken e PDK-së, në pushtet para ardhjes së PAN-it, si duket PDK-ja deri në momentet e fundit të votimit, ziente dhe kishte shpresa të kota që, qeveria “Kurti” nuk do të votohej, gjegjësisht nuk do të mund të formohej, si duket pikërisht këtë e “ëndrronte sy hapur” PDK-ja, me oreksin e saj të papërmbajtur, për të marrë pushtetin sërish në kolaicion me LDK-n, si dikur, prandaj, debatonin, ndonëse përpëliteshin si peshqit në rërë bënin kujdes që, mos ta trembnin ortakun e tyre të dikurshëm Isën e LDK-së.​
Populli, i ka dëgjuar dhe lexuar ato zhurma histerike të asaj dite të kobshme për ´ta ; në veçanti për “krerët” e këtyre partive si partia “Nisma” e cila madje mezi e kaloi pragun të hynte në Kuvend; ditë-zezë kjo ditë-natë, për këto parti, sikur qe fundi i botës; thuajse, ikën këto parti nga pushteti, u bë kërdia, iku edhe shteti i Kosovës të cilin e kishin ngulfatur me hajni (korrupsion) në të gjitha fushat e jetës; në art, kulturë, shkencë, ekonomi e të tjera…​
Më habiti fakti që, prej shumë akuzave ndaj qëndrimeve të Albinit dhe VV-së, ishin: pse e paskan mohuar Paketën e Ahtisarit, prej së cilës doli dhe e ashtuquajtura, “Kushtetutë e Kosovës;  e quaj e ashtuquajtura, sepse ajo Kushtetutë dhe ai flamur me ngjyra të huaja, janë të imponuara nga qarqet ndërkombëtare dhe të pranuara pa asnjë ndryshim, pa asnjë rezistencë politike nga politika “kosovare” e këtyre partive. ​
Mendoj, vetëm një Kushtetutë e nxjerë nga mendja dhe nga zemra e popullit dhe simboli shekullor me shkabën dykrenore, Flamuri Kuqezi, janë të pranuara dhe të dashura për poullin tonë. ​
Albini dhe VV-ja, akuzoheshin padrejtësisht: ​
Pse e paskan deklaruar hapur, bashkimin me Shqipërinë?! ​
Pse e paskan mohuar dhe kundërshtuar Rezolutën 1244, UNMIK-un dhe EULEX-in, në Kosovë?!​
Pse i paskan mohuar dhe kundërshtuar negociatat dhe paskan kërkuar Vetëvendosjen, si  drejtë legjitime për kombin tonë dhe kombet që duan shkëputje nga shtetet e huaja?!​
Pse e paskan mohuar dhe kundërshtuar decentralizimin etnik të komunave serbe, (Zajednicën)?! ​
Pse e paskan mohuar dhe kundërshtuar eksterritorrialitetin e kishave serbe?! ​
Pse e paskan mohuar  dhe kundërshtuar fusnotën, “Kosovo”?! ​
Pse e paskan mohuar dhe kundërshtuar shenjimin e kufirit (demarkacionin) me Malin e Zi?! ‘​
Pse e paskan mohuar dhe kundërshtuar korrigjimin e kufirit me Serbinë Fashiste, gjegjësisht pazaret me trojet shqiptare të treshes famëkeqe: Hashim-Baton-Rama?!!! ​
Pse e paskan mohuar “flamosin” gjegjësisht të ashtuquajturin “Flamurin e Kosovës”; për të cilin Albini me të drejtë në ditën e shenjtë të Flamurit Kuqezi më 28 Nëntor, 2015 deklaroi: ​
                 “S´mund të ecim përpara me atë flamur lara-lara”​!…
Shih: ​
Duke u bazuar tek të gjitha këto “mëkate” politike, sipas opozitës, Albini paska fituar vota, paska arritur të vijë në pushtet?!!!​
-Po, me këtë logjikë, “Kalamajtë politikë” shkonin gjer në marrëzira të tilla të shfrenuara gjer atje sa të thoshin: pse po e pranoni tani këtë Kushtetutë që, dje e keni mohuar?! ​
Pse po e pranoni tani këtë flamur lara-lara, që dje e keni mohuar, e të tjera e të tjera?!!! ​
-Çdo njeri me vetëdije të plotë, me mendje të kthjelluar do të mendonte: vallë si munden Albini dhe VV tash në pushtet, që ende pa u votuar qeveria e tij, të del para popullit dhe para botës të deklarojë: ​
Sot, do ta heqim Kushtetutën e Ahtisarit!​
 Sot, do ta heqim dhe Flamurin lara-lara! ​
-Pse, ta heqim, sepse nuk na takojnë ne, sepse nuk i duam ne, kjo sipas bajraktarizmit politik do të thoshte: ​
“Ne, vetë shkruajmë, vetë vulosim?!!! ​
Kështu, këto punë nuk nisen, nuk shkojnë, as nuk përfundojnë mirë…​
Tani, kur pushtetin e mori Albini dhe VV, duhet të kemi parasyshë që e mori në koalicion me LDK-n. ​
Ne, kemi besim që, këto çështje tejet të disfavorshme, të pazgjidhura drejt, partitë në koalicion duhet të pajtohen, që të punojë mirë, të ecet përpara nga çdo aspekt, pra, të rishikohen të gjitha prapakthimet historike dhe problemet e pazgjidhura shoqërore me radhë; të bëhen ndryshime pozitive nga të gjitha pikat më me rëndësi, më të ngutshme dhe tejet të ndieshme si çështja e Kushtetutës që, me ndrshimin e saj të arrihet rikthimi në institucionet e Republikës së Kosovës i Flamurit Kuqezi, të arrihet dhe bashkimi me Shqipërinë.​
Rroftë Shqipëria Etnike!​
Rroftë Flamuri Kuqezi!​
Lavdi dëshmorëve të atdheut!​
10 Shkurt, 2020​

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...