Home / Lajme / Damir Fazliç krah Ramës në Washington, ç’kërkon ‘miku’ i ngushtë i Sali Berishës me kryeministrin socialist, prapaskenat në mbledhjen e qeverisë

Damir Fazliç krah Ramës në Washington, ç’kërkon ‘miku’ i ngushtë i Sali Berishës me kryeministrin socialist, prapaskenat në mbledhjen e qeverisë

Damir Fazliç krah Ramës në Washington, ç’kërkon ‘miku’ i ngushtë i Sali Berishës me kryeministrin socialist, prapaskenat në mbledhjen e qeverisë

Një personazh interesant shfaqet në takimin që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Damir Fazliç, biznesmeni i akuzuar nga opozita socialiste në kohën e qeverisë Berisha, është një dëgjues i vëmendshëm i kryeministrit shqiptar në Washington. I akuzuar për pastrim parash, Fazliç, bëjnë me dije burime për Dosja.al ka arritur të shtrijë rrënjët e tij brenda qeverisë shqiptare, ku jo më larg se dy muaj më parë, një projekt i biznesmenit serbo-boshnjak është diskutuar në një nga mbledhjet e qeverisë Rama. Projekti në fjalë është refuzuar kategorikisht nga ministrja e Energjisë dhe Transporteve, Belinda Balluku dhe projekti nuk ka kaluar për miratim.

Biznesmeni serbo-boshnjak është bërë shumë herë pjesë e mediave shqiptare. Ai është akuzuar për pastrim parash dhe për përfitimin e padrejtë të një fondi rreth 2 milionë euro. Përmes një shoqërie të themeluar në Shqipëri në vitin 2005 me ortak dhe zotërues të vetëm serbo-boshnjakun Damir Fazliç, me aktivitet tregtar në fushën e projekteve të zhvillimit urban dhe të ndërtimit, biznesmeni u akuzua t’i ketë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 2 milionë eurosh, duke ndjekur një skemë mashtrimi me rimbursimet fiktive.  

Emri i Fazliç është denoncuar shpesh nga opozita socialiste në atë kohë për përfitime dhe privatizime të paligjshme të pronave në vendin tonë. Ai është përfolur edhe mik i ngushtë i Sali Berishës. Edhe një vit më parë, Fazliç e konsideroi Lulzim Bashën si politikanin më budalla në Ballkan

About admin

x

Check Also

Aktiv

INTERVISTË/ Sadri Ramabaja: Kjo është e vërteta ime ndaj “Syrit të Popullit”!

12/09/2020 Almakos ka realizuar një intervistë me profesorin Sadri Ramabaja, i cili ...