Home / Opinion / Intervista e famshme e Kurtit në burg, ish i burgosuri tregon nëse ishte e planifikuar apo jo

Intervista e famshme e Kurtit në burg, ish i burgosuri tregon nëse ishte e planifikuar apo jo

Arben Bobani, ish i burgosur nga Gjakova, ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar në burgjet serbe.

Ai ka folur edhe për momentin dhe rrethanat se si është mbajtur konferenca në burgun e Pozharevcit në Serbi, në të cilën kryeministri i sapo zgjedhur, Albin Kurti ishte deklaruar para mediave.Bobani ka theksuar se konferenca e famshme e Kurtit ishte krejt spontane.Nuk ka qenë e organizuar, që njerëzit e cilësojnë, pasi folëm për burgun e Pozharevcit. Gjatë shëtitjeve që i bënin nganjëherë, në kohën e ardhjes së Kryqit të Kuq dhe delegacioneve, aty vetëm një prej tyre e njohu Albinin, ishte një gazetare. Albini ishte figurë publike pak më e njohur. Dikujt i ka lënë përshtypje, nuk dinin kënd me marrë në pyetje, xhironin burgun, objektin, edhe një gazetar shkoi te ai, shkuan edhe të tjerët, shkoi edhe ministri. Ne u larguam, ishte shumë spontane, për njerëzit që nuk kanë qenë aty. Mos flisni diçka që nuk e keni pa. Nuk është kjo me mbrojt askënd, po as me sha. Askush nuk e përmend qysh e rrahën pastaj Albinin. Shembull, sepse mu më kanë rrahur më shumë se ato. E kishim një rrugë me të prej Nishit në Pozharevc, mua nuk më rrahën, ato e rrahën fortë, që tash po më kujtohet. Nëse flasim brenda burgjeve duhet ta flasim të drejtën, edhe ai që ka qene aty”, ka deklaruar Bobani.Deklaratën e tij për konferencën e shefit aktual të Qeverisë së Kosovës, në burgun e Pozharevcit, mund ta ndiqni nga minuta 12 e 30 sekonda deri në minutën 14 e 15 sekonda.Ndryshe, gjakovari në moshën 20 vjeçare – në vitin 1998 – i ishte bashkuar radhëve të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke vazhduar më pas vuajtjet e tij në burgun e Dubravës, ku kishte përjetuar masakrën e tmerrshme, për të vazhduar me dhunën dhe keqtrajtimet në burgjet serbe, për tu liruar në vitin 2001.

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...