Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur në lidhje me një intervistë të ish-guvernatorit Hashim Rexhepi.

Ish-guvernatori kishte treguar për ndërhyrjet direket në punën e BQK-së, nga njerëzit e PDK-së.

Që nga Presidenti aktual Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij të afërt, e deri tek ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Syla.

“Arie (Ariel Raubvogel) po e priste në një hotel në Londër  guvernatorin e atëhershëm të Bankës Qendrore të Kosovës për t’i dhënë një mesazh nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi, tani President i Kosovës. Të gjithë do të ndahemi të kënaqur, më tha, po ti investoja paratë e buxhetit të shtetit në bankat që i propozonte këshilltari i atëhershëm në emër të ish-kryeministrit  Hashim Thaçi”, rrëfen për herë të parë ish-Guvernatori, Hashim Rexhepi në detaje, për takimin që thotë se ia pa sherrin.

 

Arie i kishte rekomanduar Rexhepit disa banka në Angli ku duhej investuar mbi 1 miliard euro me të cilat menaxhonte BQK-ja.

Për këtë çështje, ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i quan paratë e Kosovës pronë private e PRONTO-s.

Ai pyet se ku është Prokurori i shtetit të Kosovës dhe pse nuk po i thërret në Prokurori, Hashim Thaçin, Sami Lushtakun, Azem Sylën, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Baton Haxhiun e të tjerë.

Miftari ka akuzuar edhe Bedri Hamzën e PDK-së dhe fton që të flet për milionët e Kosovës, para këto që u dërguan jashtë Kosovës.

Pasardhësin e Rexhepit thotë se e larguan pasi nuk vodhën më shumë.

“Sa qet me shkelma Bedri Hamza nga korneri për “Syrin e Popullit”, (Syrin e PDK-së), le të tregon për qindra miliona e miliarda euro pasuri e Kosovës që u transportuan me metoda korruptive jashtë Kosovës, në Londër, Bruksel e deri në Amerikën Latine. Bedri, kush merr tall për gati 3 miliard që Kosova i ka jashtë shtetit, “Syri i Popullit” i PDK-së, e ka plagosur vetëm Azem Sylën, por Hashim Thaçi, PDK-ja, Pronto… i ka plagosur dy milionë qytetarë të Kosovës duke i plaçkitur dhe duke i gënjyer e tradhtuar interesat e dy milionë qytetarëve, si dhe duke ua vjedhur edhe ardhmërinë e tyre”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Miftari tutje akuzon me emra disa liderë politik.

“Paratë e Kosovës të cilat janë pronë private e PRONTO-s, që për këtë rast është dashur Prokurori i Shtetit të i thërret në Prokurori presidentin Hashim Thaçi, Ahmet Shala, Sami Lushtakun, Azem Sylën, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Besim Beqaj, Baton Haxhiun e tjerë”, thotë ai.

Në këtë intervistë ish-guvernatori tregon për ndërhyrjet direkte në punën e BQK-së. Sipas tij, ata kanë gjithçka nën kontroll dhe vendosin se çfarë duhet bërë me paratë e taksave, e pensioneve të qytetarëve dhe kush duhet të përfitoj nga investimi i tyre. Në pothuajse të gjitha këto raste përmendet si akter kryesor edhe ish ministri i Financave të Kosovës Ahmet Shala dhe Besim Beqaj, atëherë  Kryesues i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Shala madje del të jetë iniciator i takimit në Londër mes Rexhepit dhe këshilltarit izraelit të Hashim Thaçit, në vitin 2010 pak ditë para se Rexhepi të arrestohej.

“Ministri Ahmet Shala dhe unë merrnim pjesë në konferencën vjetore të EBRD-se në Londër. Ditën e parë të punimeve të konferencës ministri më thotë se nesër në mbrëmje do ta kemi një takim me disa investitorë dhe mos planifiko asgjë në agjendë”, rrëfen Rexhepi.

Të nesërmen  thotë se doli para hotelit në kohën e caktuar duke pritur ministrin Shala për në takim.

“Vjen ministri disi me nxitim dhe më thotë se i ka dalë një punë urgjente dhe të shkoi unë në atë takim. E morra adresën e vendit ku duhet të mbahej takimi. Për habi kur arrita te hoteli ku duhej të mbahej takimi, me del përpara këshilltari i kryeministrit, izraeliti Ari. Pasi u përshëndetëm e pyeta se ku janë investitorët, ai buzëqeshi dhe tha se do e kem takimin me të”.

Këtu gjithçka, sipas tij, ishte e planifikuar në prapaskenë.

“Pasi morëm nga një pije, ai filloi bisedën. Me tha se Banka Qendrore menaxhon me mbi 1 miliard euro, dhe do të ishte mirë që t’i investoni në bankat që ti propozoi unë, duke bërë me shenjë se të gjithë do të ndahemi të kënaqur, në kuptim të përfitimeve materiale”.

Një javë më vonë kryeministri kishte organizuar një takim në zyrën e tij rreth investimit të mjeteve të Trustit.

“Në takim ishin Kryeministri Hashim Thaçi, zëvendës kryeministri Hajredin Kuqi, ministri Ahmet Shala, kryetari i bordit të Trustit Besim Beqa, drejtori i Trustit Ardian Zalli dhe unë”, tregon Rexhepi i cili këtë takim e ndërlidh me atë paraprak me këshilltarin e Thaçit në Londër.

Krejt kjo pasi, sipas tij, tani ish kryeministri Thaçi ishte shfaqur i pezmatuar në të pas refuzimit të tij për të miratuar propozimet që kishte dhënë për modelin e investimeve të trustit, për çfarë po diskutohej aty.

Në këtë takim, Rexhepi kishte propozuar që Trusti të investoj edhe në bankat komerciale të Kosovës në pajtim me ligjin, deri ne 5% të mjeteve në një entitet të vetëm, duke arsyetuar se kjo në këtë kohë te krizës globale financiare do të kishte impakt pozitiv dhe do të mundësonte rritjen e kreditimit të bankave.

“Kryeministri në mënyrë cinike e kundërshtoi propozimin tim, duke thënë se këto janë banka private etj., ai filloi te më sulmoi gjëja për keqmenaxhim ne bankë etj. Kjo me beri të kuptoi se ky sulm ishte refleksion i refuzimit tim që t’i pranoi kërkesat e këshilltarit të tij Ari”, tregonte Rexhepi.

Ndryshe, kjo intervistë e Rexhepit, në rrjetin social Facebook, është duke u shpërndarë dhe komentuar edhe tani. Për këtë ka folur edhe Halil Geci i cili e ka shpërnda për lexuesit./Botasot/