Home / Opinion / “PRONTO”, ANKESA E PROKURORISË SHKON NË GJYKATËN QË UDHËHIQET NGA NJERIU I ADEM GRABOVCIT

“PRONTO”, ANKESA E PROKURORISË SHKON NË GJYKATËN QË UDHËHIQET NGA NJERIU I ADEM GRABOVCIT

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për t’i lënë të lirë të gjithë të akuzuarit e rastit “Pronto”, Prokuroria ka vendos të ankohet në Gjykatën e Apelit, kryetar i së cilës është njeriu i afërt me Adem Grabovcin, njëri nga personat më me ndikim brenda sistemit të drejtësisë

“Pronto”, ankesa e Prokurorisë shkon në gjykatën që udhëhiqet nga njeriu i Adem Grabovcit

Trupi Gjykues i gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i lë të lirë të gjithë të akuzuarit e rastit “Pronto”.

Vendimi është marrë me arsyetimin se nuk ka prova që të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen, shkruan Insajderi.

Pas këtij vendimi ka reaguar prokurorja e rastit, Drita Hajdari e cila ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

Sipas Hajdarit, ka pasur prova të sigurta se me veprimet e veta, të akuzaurit kanë kryer veprat penale.

“Si prokurore e rastit deklaroj se jam e zhgënjyer me aktgjykimin lirues të gjykatës së instancës së parë. Mirëpo, këtu nuk përfundon gjithçka, unë do të ankohem dhe me bazë pres një vendim ndryshe nga Gjykata e Apelit”, ka thënë Hajdari. Sidoqoftë, unë si prokurore e kam kryer punën time sipas provave që i kam pas, dhe ndaj personave për të cilët kam pas prova të sigurta se me veprimet e veta kanë kryer veprat penale”, ka thënë Hajdari, shkruan Insajderi.

A do ta ndryshojë vendimin Gjykata e Apelit?

Insajderi më parë kishte raportuar se kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, është njëri i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës.

Emri i Shalës ishte përmendur në Dosjen e Shefave, një sëri përgjimesh të publikuara nga Insajderi në vitin 2016, përmes së cilave argumentohet se si PDK ka ndikuar në emërimin e njerëzve të afërt me këtë parti në poste të rëndësishme të institucioneve publike.

Hasan Shala ishte rekomanduar më herët Adem Grabovcit të PDK-së për t’u zgjedhur për një detyrë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me arsyetimin se me emërimin e tij, PDK “e zgjidh problemin” për rajonin e Dukagjinit.

Grabovci kishte pranuar rekomandimin për Shalën nga një mik i tij, të cilit i kishte thënë se “është qind për qind pro” Shalës.

 (Huazuar nga portali Insajderi)

About admin

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...