Home / Lajme / Kush është personi nga NISMA që bëri thirrje për Albin Kurti?!

Kush është personi nga NISMA që bëri thirrje për Albin Kurti?!

Një deklaratë mjaftë serioze dhe e rrezikshme ka ardhur nga Haxhi Hoti, anëtar i Nismës Social Demokrate, parti e cila i takonte koalicionit PAN.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër. Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”, ka shkruar Hoti në Facebook. Haxhi Hoti ishte edhe kandidat për deputet nga radhët e Nismës, mirëpo që dështoi të hynte në Kuvend.“Nëse unë zgjedhem deputet në Parlamentin e Kosovës, këto janë prioritetet e mija: Dukagjini të shpallet si zonë Ekonomike dhe Turistike. Ndërsa njëri ndër prioritet kryesore është që do t’i mbrojë të drejtat e njeriut”.Tutja Hoti është shprehur se “Ne u nisem drejtë fitores me kryeministër Fatmir Limajn!”.Deklarata e tij se Kurti të vritet, ndoshta nuk është befasi nëse hulumtojmë qëndrimin e tij që sa kohë kundër Albin Kurtit.Në profilin e tij në Facebook ai ka edhe postime tjera kundër Albin Kurtit, madje me të cilin ironizon.

About admin

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...