Home / Lajme / Tomë Gashi: Nëse vendi shkon në zgjedhje, faji i mbetet LDK-së

Tomë Gashi: Nëse vendi shkon në zgjedhje, faji i mbetet LDK-së

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund ta fajësojë Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Gashi ka thënë se LDK-ja është duke e shantazhuar VV-në.

“Ideja e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë krejtësisht ndryshe – se paku Glauk Konjufca e ka shpjeguar – ata nuk i kanë thënë LDK-së me emër dhe mbiemër se kush do të votohet. Por, në shtëpinë e Isa Mustafës është thënë se nuk do të bllokohet konstituimi i Kuvendit. Emri nuk është ditur, por ka pasur një dijeni”.

“Unë besoj që kjo tani është çështje teorike dhe se nuk është bërë më keq. LDK do të duhej t’i pranonte kushtet e VV-së dhe jo gjithmonë të ndërrohen rolet. Isa Mustafa ishte korrekt kur tha që dihet se kush i ka fituar zgjedhjet”.

“Me zgjedhjen e Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit kriza mund të duket sipërfaqësisht, por besoj që shumë shpejt këto gjëra do të sqarohen”.

“LDK nuk mund ta fajësojë VV-në nëse vendi shkon në zgjedhje të reja. VV-në janë duke e parë si parti të tmerrshme dhe të gjithë duanë ta minojnë suksesin e saj – ajo tani është duke u shantazhuar”.

“Nëse nuk je i pari – je i dyti dhe je humbës. I dyti nuk mund ta shantazhojë të parin. Shantazhin është duke e bërë LDK dhe jo VV”.

“LDK është duke e luajtur rolin mirë dhe kështu e ka bërë për 20 vjetët e fundit. Dërgon mesazh se është duke u viktimizuar. Aty ka njerëz të mençur dhe e dinë se nëse shkojnë në zgjedhje të përsëritura nuk do ta fitojnë as gjysmën që e kanë tani”.

About admin

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...