Lirim Gashi
Veprimi sipas motos “E ka hedhur Isa në kantë të berllokut Vjosen, prandaj duhet ta hedhim edhe ne”, na shndërron neve në Isë në katror.

Isa po sillet ndaj Vjosës si kujdestari ligjor ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Nëse ne nuk ia japim Vjosës mbështetjen që e meriton dhe nuk e përkrahim së paku moralisht për ta vazhduar e palëkundur rrugëtimin e saj kuptimplotë politik që ndërlidhet me vizionin fisnik për ta ndryshuar për të mirë Ldk-në dhe Kosovën, atëherë ngadhnjen djalli Isë dhe shndërrohet në përbindësh të përmasave dinosaurike.

Në shtetet me demokraci të avancuar fuqinë politikanit ia dhuron vota e sovranit, ndërsa në Kosovën tonë skurrile fuqinë politikanit ia dhuron aftësia djallëzore për ta shkelur me dinakëri të përsosur vullnetin e popullit.

Pikërisht këtë po e bënë Isa me Vjosen dhe popullin.

Duke ia mohuar Vjosës fuqinë që ia kemi dhënë ne populli përmes votës së lirë, ai po i shkel jo vetëm të drejtat e saj njerëzore dhe politike, por edhe vullnetin tonë të lirë.

Po habitem dhe stepem me indiferencën, verbërinë dhe pasivitetin e bazës së gjerë te Ldk-së !

Si është e mundur që ta lejojë një lojë të tillë të liderit aklamativ me dinjitetin e personit më të votuar në Ldk dhe femrës më të votuar në historinë e Kosovës?

Si ka mundësi?

Çfarë dioptrie e syzave i duhet bazës së Ldk-së për ta parë fytyrën e saj të vërtetë në pasqyrë?

Metusalemi është njeriu që ka jetuar më së gjati në historinë e njerëzimit, ndërsa Isa është politikani që ka mbijetuar më së gjati në politikë falë aftësive djallëzore për t’iu bashkangjitur valles se djajve të të gjitha sistemeve politike.

Thuhet se “me një lule nuk çelë pranvera, ndërkaq ne shqiptarët e këpusim pikërisht lulen e parë për ta frikësuar të dytën.

Dhe pasi që e këpusim lulen e parë bletët s’kanë nga ta marrin polenin për ta iniciuar një lule të dytë dhe të tretë.

Prandaj tek ne asnjë herë nuk çelë pranvera politike në kuptimin figurativ, sepse jo vetëm bletet, por edhe dallëndyshet i kemi traumatizuar.

Le ta kuptojnë zotërinjtë një herë e përgjithmonë :

Nuk kemi pasur zgjedhje presidenciale por paralamentare.

Nuk kemi zgjedhur President, por Kryeministër dhe Qeveri.

Kush dreqi po j’u mëson për ta dhunuar kaq brutalisht vullnetin e popullit?