Duke e parë që ka shumë paqartësi e keqinterpretime, po e bëj një sqarim procedural lidhur me veprimet pas konstituimit të Kuvendit.

Së pari, afati për formimin e Qeverisë, nuk fillon të rrjedh pas konstituimit të Kuvendit. Afati 15 ditor, fillon të rrjedh vetëm pas caktimit të mandatarit nga Presidenti.

Tutje, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 84.14 thuhet se Presidenti ” cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike …… që përbën shumicën në Kuvend”

Poashtu në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.103/2014, në të cilin interpretohet Neni 84 paragrafi 14, saktësisht në pikën 68 të tij, shpjegohet qartazi se nuk është në diskrecion të Presidentit të propozoj apo mandatoj kandidatin për Kryeministër nga partia fituese sepse e vërteta është e kundërta e saj duke precizuar se Presidenti mandaton kandidatin për kryeministër vetëm PAS propozimit të partisë fituese.

Në vazhdim gjeni referimet në Kushtetutë tek kompetencat e Presidentit dhe referimet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndoshta ju pëlqen!