Home / Opinion / SERBIA FASHISTE PO TENTON TA REALIZOJË ËNDRRËN SHEKULLORE PËR TË DALË NË SHQIPËRINË E ANDEJ DRINIT NË ADRIATIK! ​

SERBIA FASHISTE PO TENTON TA REALIZOJË ËNDRRËN SHEKULLORE PËR TË DALË NË SHQIPËRINË E ANDEJ DRINIT NË ADRIATIK! ​

Fadil SHYTI
Është e tmerrshme për Shqipërinë, nisma për shengeniste! ​
Më këtë projekt Serbia Fashiste po donë që të realizojë futjen e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi  nën tutelën e saj ekonomike, me hapa breshke, por sigurtë të realizojë federatën serbomadhe si dikur që kishte ambicie “në kohërat e kolerës” në vitet e prapësive të Esat Toptanit dhe të Ahmet Zogollit; kuptohet gjithnjë me mashtrime dhe dinakëri nga “shengenistët” serbo-shkijë duke ngritur dollitë në Beograd, Shkup, Tiranë dhe në Durrës.​
-Ato përpjekjet titiste që, kurrsesi nuk u lejuan të realizoheshin nga gjeniu, Enver Shqipoja dhe PPSH-ja, tash serbo-çetnikët me duar të përgjakura të liridashësve shqiptarë, po përpiqen që t´i realizojnë me dhjetorishtët në këto 30 vite demon-kraci kapitaliste, alias kapistraliste.​
Mos harroni!…​
NË VITIN 1986 SLLOGANI I SAJ QE: “PRINA, PRINA SLLOBODAN, NË QOFTË NEVOJA GJER NË TIRANË”! ​
Në vitin 1986 turmat serbo-çetnike, të etura për gjak shqiptarërsh liridashës, kur filluan të vringëllinin armët që të vrisnin shqiptarët, madje jo vetëm protestues ndaj regjimeve armike, kudo në qytetet e Kosovës së robëruar ulërisnin dy parullat më kryesore: ​
1. “Vrasje shqiptarëve”!​
2. “Prina, prina Sllobodan, në qoftë nevoja gjer në Tiranë”!?​
-Për shqiptarët me dy kokërra mend në koka; për pikën e parë, duke i njohur mizoritë serbomadhe në trojet tona etnike; aspak nuk kishin dyshim për një paralajmërim të tillë ogurzi!…​
-Pas zgjimit revolucionar të Pranverës së Kuqe, 1981 klasa politike “kosovare” e LKJ-së, atëbotë në pushtet, u struk si sorrë e lagur nën çati e humbur stuhi, me dinakëri, hiqej si e plagosur, por, në fakt pa bërë aspak rezistencë të ditur as të guximshme politike dhe diplomatike, duke mos qëndruar “as deri në drekë”; u dorëzua me turp përballë Beogradit.​
Po, tash shtrohet pyetja, kush qëndroi?! ​
Qëndroi si kurdoherë populli ynë heroik, po, po vetëm populli liridshës i udhëhequr nga partitë revolucionare dhe individë përparimtarë atdhetarë; me apo pa parti ilegale, i thanë JO, Serbisë së egër Fashiste.​
-Ngjarjet morën përmasa tejet dramatike në veçanti pas heqjes së asaj palo autonomie të brishtë; që e mbante Kosova, kinse si dekoratë e falur nga Titoja, me të cilën titistët shqipfolës me Azem Vllasët dhe Ali Shukrio-hiqërit “në krye” krekoseshin duke e krahasuar hiç më pak se një status republike;-kinse e pashpallur, por në fakt sikur ekzistonte?!!! ​
Koha tregoi që, ajo far “Republike Heshtake”; sa për klasën politike, poashtu në heshtje do të shkërmoqej si një hallvë e ftohur, sikur populli heroik shqiptar në krye me minatorët e Trepçës të mos ngritej si një trup i vetëm, në vjeshtën e vitit 1988 të marshonte drejt Prishtinës, me qindra e mijëra demonstrues nga të gjitha rrethet e Kosovës, me Flamujt Kuqezi dhe Plisat e bardhë, u ngritën kundër padrejtësive të mëdha që shteti armik serbomadh i bënte në Kosovë; për të vijuar më tej, pas një viti më 1989 në mbrotje të asaj së famshmes “Kushtetutë e Autonomisë së Kosovës”.​
Në vitin 1989, u themelua LDK-ja, nga gjentelmenët e saj titistë me në krye Ibrahim Rugovën u regjistrua në Beograd. ​
Në vitet 90-ta, terrori i kaltër serbnomadh po vazhdonte nën maskën e demon-kracisë; ndërsa, “Sulltan Ibrahimit” & CO, nuk iu ngutej aspak. Pasi i morën frenjtë e pacifizmit pasiv të “pushtetit paralel” në duar, me mashtrime e zotime që, ato nuk do t´i realizonin kurrë; për faktin që, ztr, i rëndë “Presidenti historik”, nuk lejonte askë të provokonte situatën dhe t´ia prishte rehatinë dhe lutjet e tij të premteve, të ndeshej me 100.000 trupat çetnike policore serbomadhe të instaluara në Kosovë.​
-Kjo gjendje turpi, vdekje për së gjalli, dukej dhe trashej nga shtypi pacifist dhe mjetet tjera propogandistike pacifiste si nyje e fuqishme që dukej nga çdo aspekt e pazgjidhur?!!! ​
-Kjo frikë e nyjës helmuese kapitulluese, për herë të parë më fuqishëm se kurrë, u thye dhe u bë copë e grima; me rezistencën paqësore aktive të rinisë studentore me në krye, Albin Kurtin në Tetorin e heroizmave më 1997, për t´u kurorëzuar pastaj  me heroizmin biblik shqiptar të jasharëve legjendarë, kur pastaj së shpejti në skenë doli e famshmja UÇK. De fakto dhe de jure, politika qyqare e z, I. Rugovës & Co, ra si një lojë “luftarake” kalamajsh e lagjes së Velanisë.​
-Lexues të nderuar, përsëri po i rikthehem faktit e thirrjeve të egra të çetnikëve serbë më 1986, ajo qe pika e zezë,-më e zezë se çdo natë dimërore: serbët pushtues e kishin objektivën kërcënuese për Shqipërinë dhe kombin shqiptar: ​
“Prina prina, Sllobodan, në qoftë nevoja gjer në Tiranë”!…​
-Atëbotë, kujtoj jo të gjithë shqiptarët e shihnin një rrezik të tillë; (disa madje nuk e shohin, as sot e sot?!!!); jo aq për faktin që Shqipëria feud-kapitaliste e pas viteve 90-ta, nuk ishte e fuqishme ekonomikisht dhe ushtarakisht, siç e kishte cimetuar në vitet e socilalizmit; mirëpo, disa kopukë mendonin që, Serbia nuk do të guxonte të sulmonte një shtet sovran, ndonëse i copëtuar si mos më keq, nga superfuqitë imperialiste; megjithatë, “Shqipëria Londineze”, do t´i kishte mundësitë patjetër të mbrohej, për jetë a vdekje. ​
Epilogu tragjik dhe njëkohësisht heroik!​
Kombi shqiptar në krye me UÇK-n e  Komandant Adem Jasharit e dha kushtrimin:
Atdheu në rrezik! ​
LÇ-re, u zgjerua, kjo luftë u fuqizua! ​
Bota “demokratike”, e cila për vitet të tëra, kishte bërë sehire, duke e parë krimin e saj historik se, çfarë i ka bërë Shqipërikosovës dikur dhe menjëherë pas ndryshimeve të sistemit; Shqipëria, e sunduar nga qarqet reaksionare me Sali Ramë Berishën dhe sejmenët e tij dhjetorishtë, (1991) të djathtë, të majtë e të qendrës; u rrëzua përtokë u bë “kockë e lëkurë”;-prandaj, logjikisht dhe kjo mbase shihej si në dritën e diellit dhe dihej botërisht që, zor se do të ishte në gjendje të mbrohej nga Serbia armike; kush sadopak e ka shfletuar historinë tonë e din fort mirë që, orekset e saj i njihte fort mirë nga e kaluara Europa, po në veçanti Italia fqinje; prandaj dalja e Serbisë në Durrës, për më tepër marshimi i saj drejt jugut  në Kanalin e Otrantit; do të ishte humbje fatale jo vetëm për Shqipërinë, por nga aspekti ekonomik dhe strategjiko-ushtarak edhe për Europën, pse jo edhe për Amerikën, e cila herët apo vonë do të ndeshej “në lojën e shahut”, përballë Rusisë putiniste e mbarsur si mos më keq, me ide fashiste ekspansioniste për Gadishullin Ilirik (Ballkanik). ​
-Kjo mbushje e kupës e Serbisë  Fashiste, që sillte pas vetes kuotën e lartë të rrezikut;-kujtoj, mbi të gjitha; e detyroi perëndimin të intervenoi me NATO-n, që t´ia thyej turinjtë; vëllait të vogël kolonist serb të përtej Karpateve, për t´ia dalë turrin vëllait të madh të tij, rusit të egër, duke mos depërtuar nga Kosova dhe viset tjera shqiptare të mbetura padrejtësisht jashtë shtetit amë,-Shqipërisë.​
-Tashmë, serbët gjakatarë janë të lodhur, të përçarë të tromditur dhe të kritikuar ashpër nga bota përparimtare për ato katër luftërat e padrejta ndaj popujve liridashës në ish-Jugosllavi, si duket tashmë  “kanë mbledhur mend”; -po përpiqen që të bëjnë taktizime për arritjen e objektivave të tyre, jo  ekspanzionistët e etur për “kroje” të huaja, objektivat nuk i kanë harruar. ​
Ata, pushtimet  i kishin dhe i kanë mani, parasëgjithash i kanë orekse shekullore.​
Prandaj, jo vetëm ne shqiptarët, por këtë “pushtim të ri” neokonaialist serbomadh;-nën maskat e hapjes me anë të rrugës së rrejshme paqësore me fqinjtët; nuk duhet që ta pranojnë si karrem të kaltër që ende kullon gjak nga krimet dhe turpet e tyre; shqiptarët as bota e vërtetë përparimtare nuk guxon të bie pre e tyre, që nga Brukseli, Berlini apo Washingtoni. ​
-Përndryshe, rreziqe të mëdha do të përjetojnë përsëri popujt liridashës të rajonit tonë të cilin superfuqitë dikur, pasi e projektuan,-ashtu me padrejtësi të mëdha mbi supet e popujve,-poashtu dikur dhe gjer në ditët tona e quajnë, “Fuqi Baroti”. ​
Nuk dua të besoj që, bota përparimtare, shtetet mike të vërteta të Shqipërisë Natyrale, do të pajtohen dhe do të lejojnë të përsërisin gabimet e të parëve të tyre, që kombin shqiptar ta dobësojnë më tej nga aspekti ekonomik; kur dihet mirëfilli që ekonomia e çdo vendi është element tejet i rëndësishëm për të ecur përpara në çdo aspekt; kulturor, shkencor, ushtarak e të tjera, është element kryesor me të cilin kurdoherë matet në kandar zhvillimi shpëtimi kah pavarësia e plotë, apo rënia e shteteve në vargonjtë e zonave të influencave reaksionare kudo nëpër botë. ​
Vigjilecë! ​
Të ngritemi të gjithë bashkë që, t´ua ndalim turrin “Trojkës” famëkeqe, Vuçiç-Rama-Zaevi e të tjerë! ​
“Minishengeni” mashtrues, është karrem i zgjatur dhe shumë i tej zgjatur vdekjeprues për ekonominë dhe jo vetëm për ekonominë tonë kombëtare, është prapakthim historik kapitullues për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, prandaj kurrsesi me çdo mashtrim as me çdo çmim, nuk duhet të lejojmë që të kalojë.​
Përpara Albin Kurti!​
Përpara VV në rezistencën heroike për mbrojtjen e Shqipërisë Natyrale!​
Ndal neokolonializmit dhe fashizmit serbomadh!​
Lavdi dëshmorëve të atdheut!​

21 Dhjetor, 2019

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...