Home / Opinion / LOGJIKA POLITIKE DESTRUKTIVE QË I BËN LLOGARITË SIPAS INTERESAVE TË VETA

LOGJIKA POLITIKE DESTRUKTIVE QË I BËN LLOGARITË SIPAS INTERESAVE TË VETA

Abdulla Mehmeti

 

U tha, u bë: po digjet bishti i dhelprës, nuk digjet mali!

Me qëndrimet e fundit të disa drejtuesve të partive politike të shqiptarëve, në lidhje me ndryshimin e Kodit zgjedhor, me një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe për barazi të plotë gjinore, tregojnë se këto parti drejtohen nga politikanë amatorë, të papërgjegjshëm, të paditur dhe prepotentë.

Në politikë megjithatë ka rregulla, në demokraci ka vlera të provuara dhe afirmuara, të cilat duhet të studiohen mirë dhe të veprohet ashtu siç është më e dobishme për qytetarët, apo popullin që e përfaqëson.

Është tepër e papërgjegjshme, kur dëgjon e lexon deklarata paushall, analiza të pabaza, sa për të thënë diçka, ndërkohë që e vërteta shihet, ndjehet dhe përjetohet edhe nga qytetarët më të painformuar. Si ka mundësi që organet drejtuese dhe bartësit e funksioneve partiake që hedhin në opinion deklarata paushall, çorientuese, hutuese, mjegulluese, propaganduese, për gjërat që nuk i dinë, ose nuk i dinë siç duhet.

Nëse mes këtyre politikanëve ka njerëz të ditur, ekspertë, me qëllime të mira, vizionarë dhe të përgjegjshëm, pse atëherë sillen sikur nuk e dinë matematikën themelore, që t’u shpjegojnë qytetarëve shqiptarë, së paku për tri gjëra që duhet të ndryshohen në Kodin zgjedhor:

1. Pse duhet të votohen listat e partive, të mbushura me banditë, kriminelë, agjentë, vrasës dhe politikanë të korruptuar, e të mos u jepet mundësia qytetarëve të votojnë për kandidatët më të mirë, të cilët i njohin dhe kanë dhënë prova të mira, përderisa ka të tillë në listat e të gjitha partive politike?

2. Pse duhet të binden shqiptarët se një njësi zgjedhore e vetme mund ta dëmtojë interesin e shqiptarëve, ndërsa 6 njësi zgjedhore sipas drejtuesve të BDI-së nuk i dëmtojnë, sipas ASH-së 8 njësi zgjedhore nuk i dëmtojnë, apo sipas disa të tjerëve 3 njësi zgjedhore nuk i dëmtojnë? Pse duhet të përmenden emrat e propozuesve formalë për ndryshimin e Kodit zgjedhor, kur dihet që këto janë rekomandime nga faktori ndërkombëtar dhe vlera të demokracisë, të cilës ia kanë zënë frymën korrupsioni dhe krimi i organizuar në këtë shtet, nga tipa të politikanëve të këtij profili, që bëjnë zhurmë sa për të thënë diçka në interes të përgjithshëm, ndërsa gjithçka bëjnë vetëm për interesat e tyre personale?

3. Pse duhet t’i pengojë dikujt përfaqësimi i barabartë i qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia gjinore, përderisa faktet flasin se bota femërore gjithkund është e përfshirë simbolikisht në dukuritë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, së paku në vendin tonë?

Pse duhet të alarmohen dhe nxiten shqiptarët me emrat e disa politikanëve shovinistë maqedonas që paraqiten si propozues për ndryshimin e Kodit zgjedhor, kur ata në këtë rast janë një rastësi e detyrueshme, por nuk përmenden emrat e bashkëpartiakëve të tyre që mendojnë ndryshe nga ata?!

Edhe sikur të mos ndryshohet asgjë me Kodin zgjedhor në Maqedoninë Veriore, edhe sikur të mos studiohen dhe luftohen sa dhe siç duhet të gjithë fenomenet negative që kanë ndikuar në dobësimin e faktorit shqiptar, me zvogëlimin e votës shqiptare, edhe sikur të gjitha mediet e botës të vihen në mbrojtjen tuaj, jo vetëm mediet komerciale që ua mbajnë ison, ASGJË NUK U SHPËTON NGA LLOGARIDHËNIA PËR ATO QË KENI BËRË DERI MË SOT NË DËM TË POPULLIT SHQIPTAR!

(15.XII.2019)

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...