Home / Histori / LEGJENDA E SHQIPTARISË

LEGJENDA E SHQIPTARISË

Azem MUSLIU

Billedforhåndsvisning
(Kushtuar veprimtarit kombtar, shkencëtarit e profesorit, Mr. sci. Rexhep Ahmetit, shokut tim të idealit)​
Dielli prap do lindë,​
e jeta prap do qeshë,​
Lisa të mëdhenj si ti,​
Jo, nuk shohim shpesh!​
Na mësove, na mbrojte,​
me ty përparuam.​
Me vepra atdheun,​
ne, gjithmonë ta duam!​
Robëria shekullore,​
na kish lënë terr shumë,​
por, me ty në ballë​
thyem terr e furtunë!​
Me pendë e me pushkë,​
asnjëherë s´u lodhe!​
Me shkencë e me art,​
dritë mbi popull hodhe!​
Komandant morali,​
UÇK-ja të ka!​
O, Rexhep Ahmeti!​
O, më i miri vëlla!​
Kush thotë, s´e ti vdiqe, ​
ai gabon shumë,​
Se veprat e Rexhës​
rrjedhin sikur lumë!​
S’ka rëndësi si ndihesh, aq,​
por,-si reflekton!​
Shpirti i madh i Rexhës​
në vepra gjallëron!​
Ca i mësuam ne,​
Ca brezat që vijnë,​
Shpirti i sakrificës,​
seç ta rritë lavdinë!​
Puna, vërtetësia,​
-ish, devizë e tija,​
-arma më e fortë, ​
është dituria!​
Kurrë nuk i durove, ​
pushtues e tradhëti,​
ndaj rreptë i dënove​
me armë e dituri!​
Pusht(etarët) të gjithë,​
të rinjë e të vjetër,​
halë në sy të kishin…,​
se, flisje të vërtetën!​
Gjithmonë me të Vërtetën,​
Shkencë e Politikën;​
Kapësit e shtetit, ​
fort ta kishin frikën!…​
Ndaj, ty të penguan,​
ditën edhe natën…!​
Por, hienat s´munden​
me luanin t´ maten?!​
Në çdo vështirësi,-thoshe,​
që na ofron jeta,​
gjithmonë shpëtimtare,​
është e vërteta!​
Kur kombi shqiptar,​
të bëjë Ribashkimin,​
ti, o Burrë i Kombit,​
do marrësh shpërblimin!
Dielli prap, do lindë,​
e jeta prap do qeshë…​
Lumë si ti, o Rexho,​
Lindë, e kurrë nuk vdes!​
8 Dhjetor, 2019

About admin

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...