Home / Të ndryshme / COPËZA HISTORIE NGA BETEJAT E PANDALURA TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI PËR LIRI DHE TË DREJTA KOMBËTARE

COPËZA HISTORIE NGA BETEJAT E PANDALURA TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI PËR LIRI DHE TË DREJTA KOMBËTARE

Në të gjitha qytetet dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, sidomos në Tetovë dhe rrethinë, rezistenca e popullit shqiptar kundër sundimit, shkeljes së lirive dhe të drejtave, shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve, procesit të akulturimit, mohimit të gjuhës shqipe dhe arsimimit në gjuhën amtare, përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, ka qenë e vazhdueshme. Që nga mbetja e këtyre trojeve nën okupimin e huaj, edhe pas shuarjes së Perandorisë Osmane, të ripushtuara nga shtetet fqinje sllave, pas vitit 1913, gjatë regjimit komunist, 1944 deri më 1990, por dhe në periudhën pas pavarësimit të Maqedonisë, më 1991 e deri më sot.

Një fazë e bujshme e kësaj rezistence ka qenë edhe viti 1968, me shënimin e përvjetorëve të rëndësishëm:

– 500 vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut,
– 90 vjetori i Lidhjes së Prizrenit; dhe
– 60 vjetori i Kongresit të Manastirit për njësimin e Alfabetit të gjuhës shqipe.

Në këta përvjetorë u organizuan edhe demonstrata gjithandej në trojet shqiptare në ish Jugosllavi, të njohura si Demonstratat e vitit 1968, në Prishtinë, Tetovë dhe vise të tjera, për më shumë liri dhe të drejta kombëtare.

Një grup i intelektualëve dhe atdhetarëve shqiptarë nga Tetova, në këta përvjetorë, nëntor të vitit 1968, përveç organizimit të manifestimeve të tjera, në disa shkolla fillore i kremtuan edhe me ndryshimin e emrave të tyre, si: në Shkollën fillore të katundit Poroj, me emrin e ri ,,Skënderbeu”; në katundin Shipkovicë shkolla fillore “Jeta e re” u kërkua të merrte emrin “Lidhja e Prizrenit”, që përkonte me 90 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, ndërsa shkollës fillore të katundit Grupçin, u propozua që t’i ndërrohej emri, nga shkolla fillore “Zheden” në “Kongresi i Manastirit”, që përkonte me 60 vjetorin e Kongresit të Alfabetit.

(16.12.2017)

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...