Home / Opinion / Bizmarku dhe Jallta​

Bizmarku dhe Jallta​

Afrim Morina​
Me kutin e Bizmarkut punuan Jallta dhe me kutin e Nynbergut, punoi Parlamenti Evropian​
Në Kongresin e Berlinit, Bizmarku pati deklaruar se:- “Shqipëria është thjesht një shprehje gjeografike”. Kjo moto i cyti popujtë sllavë të ndërrmernin veprime ushtarake kundër territorëve shqiptare, të ndihmuar, jo vetëm nga Rusia, por, edhe nga shtetet tjera të perendimit, madje, edhe nga vet Perandoria Osmane, së cilës iu kundërvu Lidhja Shqiptare e Prizrenit, me gjithë potëncialin ushtarak, e, njerëzor, që kishte në atë kohë. ​
Kjo u përsërit, por në një formë tjetër, në Jalltë, nga treshja e nohur, Ruzvell, Qurqill dhe Stalin (i vetmi samit gjatë LDB), duke mos e llogaritur fare Shqpërinë londineze, as si shprehje geografike, edhe pse bënte luftë, për jetë a vdekje, me pushtuesit fashist e nazist, tok me kolaboricionitët. Atëherë, lufta veç kishte përfshirë gati gjithë trrollin shqiptar. Këta, sigurisht, nuk e kanë zënë në gojë, se mos po zgjohen apetitet e ndonjërit, për pozitën gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që zinte ky trroall. Mu për këtë, shtetet aleate kundër nazifashizmit, ose kanë heshtur, ose janë përpjekur, për të të krijuar lider të përshtatshëm, për politikën e tyre, që pas lufte, ta kenë nën kontrroll Shqipërinë londineze. ​
Shqipëria londineze, jo vetëm se u çliruar vetë, pa ndihmën e asnjë ushtrie, ku Francën dhe disa shtete të perendimit, i ndihmonin forcat aleate, Amerika dhe Anglia, ndërsa në Jugosllavinë, në Vis, zbakrkuan forcat anglo-amerikanët dhe Ushtria e Kuqe në Perendim, dhe forcat e partizene të Enver Hoxhës, shkuan nga jugu, për t’i ndihmuar në frontin e Sremit, Tollminit, e, gjetiu. Çlirimi i Shqipërisë londineze, në vend se t’i gëzonte fituesit e luftës, ata filluan ta trajtonin atë, veçmas nga të gjitha shtetet tjera, vetëm se kjo nuk i shkonte përshtati Greqisë fashiste dhe sinjalet e para u dukën nga anglezet, rreth konfliktit të Korfuzit. A nuk është kjo ngjajshmëria e veprimeve të Kongresit të Berlinit, dhe përballjes së luftëtarëve të lirisë së asaj kohe, me përpjekjet Angleze dhe aleatëve të saj dhe përballjes së çlirimtarëve shqiptar, në këtë kohë?!​
Cili është dallimi në mes këtyre dy epokave? Sejcila llogariste për vetën e vet, duke i ndërsyer fqinjët kundër shqiptarëve, e, pastaj përmes tyre të zotronte Shqipërinë londineze, apo për ta zhbë. Kjo lojë dështoi atëherë, mirëpo, nuk pushuan së punuari, për të mposhtur atë dhe, në garë secila, kundër secilës, se kush do të jetë zotruese e Otrantos. ​
Nuk zgjodhën mjete për të arritur qëllimin dhe këtë qëllim e arritën në vitin 1990. Puna e 45 vjetëve dha rrezultatet e veta, Shqipëria londineze u pushtua, jo në formën klasike, sepse, kjo formë dështoi në Otranto, e para, dhe e dyta, këtu gërshetoheshin interesat e dy supërfuqive, por, në një formë edhe më brutale, në emër të demokracisë, duke sjellur njerëz të përpunuar nga CIA, KGB dhe UDB-KOS, sepse, pushtimi klasikë, do t’i mobilizonte të gjitha forcat kombëtare dhe fitorja do të përmbyllej me bashkimin e shqipëtarëve, në një shtet të vetëm-Shqipëri. ​
Nynbergu dhe Palamenti Evropian​
Shqiptarët e Shqipërisë së robërruar, kishin bërë rrugë të gjatë, afro një shekull, për t’u çliruar nga hordhitë barabare sllave.​
Gjatë këtij rrugëtimi për liri, kishte me qindëmijëshe shqiptarë të vrarë:- të djegur, të masakrruar; të përzënë nga trojet e veta dhe ata që jetonin përbrenda këtij territori, e kishin të ndaluar të mësonin shkrim lexim në gjuhën shqipe. Gjithëçka që arritën, e nxorrën me gjakun  e tyre deri në fundshekullin e kaluar, ku i vetmi vend në Evropë, ishte i kolonizuar, e, pushtuar, në formën më klasike. U detyruan t’i rrokin armët, pëkundër klithmave paranojake të eksponentëve, të cilët i ledhatonte Sebia dhe Evropa. Nga gjiri i popullit doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si rrallë në botë dhe arriti të bind botën, duke menduar për luftën e drejtë që zhvillonte, mirëpo, ajo botë, nga frika se kjo luftë do të marri përmasa kombëtare shqiptare dhe do të mposhte Srbinë me simotrat e saja, na ndihmoi në emër të “ndihmës humanitare”. Kjo është një llojë i veçantë i mospërfilljes së luftës tonë, përgjatë një shekulli. Këtë e dëshmon Rambuilea, Marrëveshja ushtarake e Kumanovës dhe Rezuluta 1244.​
Që nga krismat e para të armëve, por, edhe më heret, gjatë luftës politike, të ilegalës, shumë shtete e kishin përcjellur përpjekjen tonë për çlirim dhe na mbështeten, së pari përmes strehimeve politike, në vendet e tyre, lirishmërisë së artikulimit të të drejtave tona, shprehjen e mendimit në shtypin e tyre, etj. Të vetmin kundërshtim me ne, e kishin bashkimin kombëtar, dhe atë kurr u rrokën armët, të tjerat ishin gjithëçka në rregull.​
Pse ndodhi kjo kthesë, sa të shkohet deri aty, që shqiptarët të shpallen terrorist e gjenocidial? ​
Shumë shtete të Evropës kanë të okupuar popuj, dikush baskët e katalonasit, dikush flamanët, dikush korzikanët, dikush çeçenët, dikush shqiptarët dhe po të njihej kjo e drejtë e shqipatrëve, këtu, nuk po flas për Shqipërinë-Shqipëri, por për Kosovën, atëherë do t’i jepnin shkas kombeve të robëruara, të ngritën në kryengritje për liri e mëvetësi dhe harta e Evropës do të dukej krejt ndryshe. Po, ndryshimi më i madh do të ishte, se më nuk do të kishte shkaktar luftrash dhe nën këtë qiell do të mbretëronte paqja. ​
Duke i ditur të gjitha këto, e, duke mos u pajtuar me paqën e qëndrueshme, Parlamenti Evropian, nxorri rezolutë për dënimin e ushtarëve të UÇK-së, sepse, sipas tyre, ata paskan bërë krim dhe gjenocid, duke u mbështetur, në radhë të parë, në dëshmit e Grupit për “hulumtimin e krimeve dhe gjenocidit”, nga Ibrahim Rugova, pastaj nga deklaratat e “intelektualëve” me përmasa Evropiane, si Veton Suroi, me kompani dhe Karla Del Pontes e Dik Martit.​
Nën këtë moto u krijua edhe Gjykata e Nynbergut, për t’i ulur në bangën e të akuzuarve ideologët e fashizmit. Ata arrestuan kreun e saj dhe pas një procesi bukur të gjatë, e, deshmi të bollshme, denuan ajkën e tyre dhe fashizmin si rymë politike dhe si fillozofi politike. ​
Kë do të dënojnë te ne?​
U mbajtën procese këtu e Hagë. Dëshmitë munguan.​
Të arrestuarit u liruan, apo u dënuan për shkak të përgjegjësisë komanduese, kur u shterren të gjitha faktet nga prokuroria. ​
Çka tash?! Ku donë për të dalë?! Kë duhet dënuar?!​
Me siguri, sebët dhe bashkëpunëtorët e tyre, do t’i denojnë shqiptarët, për shkak të ides së çlirimit dhe bashkimit kombëtar, të kundërtën, faktetet mungojnë. Por, çka është më qenësorja, se iu prish rahatia Millosheviqit dhe argatëve të tij dhe duke e parë këtë, ndërkombëtarët e mbështesin Gebelsin e Milosheviqit (Vuçiçin), që Gjykata e Nynbergut e denoi me vdekje, ndërsa ky, gëzon komoditetin, që herë pas herë, vë në pah fashizmin e vet dhe të politikës që udhëheq, sikurse te rasti në Ujman, e, së fundmi, për masakrren e Reçakut.​
Parashtrohet pyetja, pse ndodhi Lufta e Dytë Botërore dhe Nynbergu? Kur eksponentet e asdaj ideologjie (udhëheqëja serbe) përgëdhelët sot?! Ata që luftuan fashizmin, në atë kohë, ishin denoncues, prokuror dhe gjykatës, e sot?!​
Përfundimi ​
Kështu na shikuan e na shikon Evropa, që nga Bizmarku, Jallta. E meritonin dhe a e meritojmë një gjë të tillë? Me gjithë qenien time them, JO!!! A i beson Evropës, po të më pyesi dikush, me gjithë qenien time do t’i përgjigjesha, JO!!! ​
A i beson kësaj Gjyka të Dhomave të Specializuara (lexo:- për shqiptarët), me gjithë qernien time, do ti përgjigjesha, JO!!!​
Atëherë, pse të besojnë shqiptarët?! Dhe asnjë denim, po të mos shqiptohet, mjafton epiteti, gjithë kjo gjueti që po bëhet kundër luftëtarëve të lirisë dhe atë me akuzën më të rëndë, “krim dhe gjenocid kundër njerëzimit” dhe disa deklarohen, se krenohen për udhëtim në Hagë, për të mbrojtur pastërtinë e luftës! Mbrojtëja e pastërtisë së luftës, ka qenë dashtë të bëhet në Parlamentin e Kososovës, e, jo për të tumirë padinë e Parlamentit Evropian. Për çka derdhen të gjitha ato para, për çka shpërndahen të gjitha ato thirrje?! Pse maltretohen të gjithë ata ushtar?! Këtë pyetje ia parashtroj secilit që thotë, sidomos eprorve t UÇK-së? Të gjithë e kanë ditur dhe e dinë, për pastërtinë e luftës çlirimtare. Çfarë loje po bëhet?! Kujt do t’i gjuhet faji, për secilin bashkëpunëtor, paramilitar, përsonelit të uniformuar dhe udbashve e kosistëve të vrarë?! Mos vallë këto vrasje, ata që merren në pyetje, do t’ua apostrofojnë dëshmorëve të kombit?!​
Ka marre më të madhe, nëse edhe kjo lojë bëhet, për ndonjë rast të veçuar, të vrasjes?! JO!!! Ata që bëjnë veprime të tilla, janë në gjendje edhe të rrëzojnë lapidar dëshmorësh, siç po ndodh në Shqipërinë londineze, nëse këte ua kërkon punëdhënësi. Të keni kujdes nga kjo lojë, se arhivat një ditë do të hapen! ​
Kujdes, mos luani me gjakun e dëshmorëve!​
Prishtinë, 11.12.2019

About admin

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...