Home / Opinion / Udhëheqësit shqiptarë këto 20-30 vjet e përgjysmuan popullin!

Udhëheqësit shqiptarë këto 20-30 vjet e përgjysmuan popullin!

Billedresultat for Ragip mexhuani

 Shkruan, Ragip Mexhuani
Udhëheqësit shqiptarë këto 20-30 vjet e përgjysmuan popullsinë dhe tokën bujqësore ashtu siç i shkatërruan e i uzurpuan edhe fabrikat

Këta politikanë këto 20-30 vjet për shkak të dëmeve që i kanë bërë vendit dhe popullit është dashur të jenë në burg dhe jo duke qeverisur akoma. Sipas statistikave shqiptarët me shpërngulje zënë vendin e parë në botë. Këto 30 vjet përafërsisht gjysma e shqiptarëve janë shpërngulur. Shqipëria vetëm në kohën e Enver Hoxhës (1945-1990) nuk kishte të shpërngulur, por kishte rritje të popullsisë mbi 2 milionë banorë(viti 1989-3.182.400 ban). Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës ishte shteti më i zhvilluar në botë, me të punësuar 1.457.644 veta, ndërsa të papunë asnjë. Shqipëria eksportonte 69% të mallrave kurse importonte 31% të mallrave. Edhe Kosova më tepër eksportonte sesa importonte. Shqipëria dhe Kosova me fabrika ishin më të zhvilluarat në rajon. Kosova pas shkarkimit të Rankoviqit në korrik 1966-1989 nuk kishte të shpërngulur as 30 mijë shqiptarë(28.956-viti 1981). Kurse nga viti 1990-2019 janë shpërngulur përafërsisht gjysma e shqiptarëve nga Kosova. Në Kosovë që nga viti 1966, 1988 dhe deri në luftën e fundit 98-99, janë mbjellur me grurë 109.861 ha, ndërsa tani në vitin 2019 janë mbjellur me grurë vetëm rreth 50 mijë ha. Tokat bujqësore shoqërore-shtetërore në Kosovë deri më 1999-2001 kanë qenë 178.853 ha. Prej vitit 2002, me formimin e Agjencisë së Privatizimit janë privatizuar-uzurpuar këta 178.853 ha. Kosova kishte 1.733 ndërmarrje industriale. Edhe këto ndërmarrje pothuajse të gjitha kinse u privatizuan, u shkatërruan dhe u uzurpuan. Populli i Kosovës 39% i siguronte të ardhurat nga prodhimet bujqësore, ndërsa 61% jashtë bujqësisë(nga 1.733 ndërmarrjet industriale). Kjo e keqe nuk ka ndodhur askund në botë me përgjysmimin e popullatës, tokës bujqësore me ndërtime, betonime, autostrada dhe me shkatërrimet-kinse privatizimet-uzurpimet e fabrikave, me uzurpimet e pallateve, objekteve, ndërtesave, banesave, etj. Këta pushtetarë me shumë intelektualë-historianë dhe gazetarë e ndryshuan-e shtrembëruan edhe historinë duke folur, shkruar e botuar të pavërteta duke i bërë t’rathëtarët kombëtarë dhe anasjelltas. Askund në botë t’rathëtarët nuk rehabilitohen e lavdërohen, kjo ndodh vetëm tek ne. U rehabilituan e u lavdëruan Ahmet Zogu i cili nuk dallonte nga E.P.Toptani pastaj u rehabilituan edhe Mithat Frashëri, Abaz Kupi, etj që e përkrahën fashizmin dhe bashkë me të e luftuanL.N.Q.SH. Sikur Balli dhe Legaliteti të fitonin në LDB, Shqipëri dhe Kosovë nuk do të kishte fare, kur dihet që e tërë bota e luftonte fashizmin. Me botën kundër fashizmit ishte rreshtuar edhe Enver Hoxha me LNQSH. Sikur E.Hoxha të mos e luftonte fashizmin në Shqipëri dhe në Kosovë nuk do të kishte as Shqipëri e as Kosovë e më gjerë shqiptarë. Këto 30 vjet u kritikua Enver Hoxha në Shqipëri e Kosovë nga Blendi Fevzitë(zitë) kurse u rehabilituan  dhe u  vajtuan kundërshtarët e Enver Hoxhës dhe të Shqipërisë si: K.Xoxe, T.Sejko, B.Balluku, M.e F.Shehu, K.Hazbiu, etj. Këta politikanë me pseudointelektualët ua kanë shpërlarë edhe trurin sdm. rinisë shqiptare duke shkruar-botuar e folur të pavërteta. Nuk kishte faj D.Agolli i cili në fund të jetës tha: Ne shqiptarët jemi popull i veçant në botë sepse njerëzit tanë të mirë nuk i çmojmë. Ne shqiptarët e zëmë vendin e parë në botë me optimizëm, kurse jemi më së keqi. E zumë vendin e fundit në arsim. Asnjë shtet-popull në botë nuk do ti kishte toleruar e votuar politikanët e tillë. Populli për këta politikanë e dinë çka patën deri në luftën 1998-9 dhe çka kanë pasuri pas lufte. Drejtësinë e bëjnë ata prandaj janë të paprekshëm. Fajtorë për gjendjen e keqe në Kosovë këto 20 vjet janë: LDK,PDK,AAK,NISMA dhe AKR. Çka i kanë bërë keq këta politikanë Kosovës dhe popullit, Albin Kurtit i duhen 40 vjet për të bërë diçka pozitive.

11-12 2019, Prishtinë

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ADEM DEMAÇI, NJERIU I PARË POLITIK I UÇK-së KA QENË E DOMOSDOSHME TË KOMBINOHET FORCA DHE POLITIKA

Sejdi Gega *E shtuar nga unë (Sejdi Gega): Me 12 gusht 1998, ...